Pastiçe fshati në tigan nga zonja Albana

12 Prill, 11:20

Pastiçe fshati në tigan

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 1 filxhan vaj
  • 1 filxhan qumësht
  • 250 gr makarona
  • 100 gr djathë i butë
  • 1 tufë majdanoz
  • Sallam sipas dëshirës
  • Kripë

Përgatitja:

Ziejmë makaronat dhe më pas i kullojmë. Në një tas shtojme vezët, vajin, qumështin dhe kripën. I përziejmë dhe i hedhim në tigan. Pas 2 minutave shtojmë makaronat, majdanozin dhe përsipër sallam të bluar dhe djathin e butë të picës. E kthejmë nga ana tjetër që të piqet njësoj si veprojmë me omletën.