Musaka me kërpudha dhe oriz nga zonja Albana

10 Prill, 12:11

Musaka me kërpudha

Përbërësit:

  • 250 gr oriz
  • 400 gr kërpudha
  • 1 qepë e madhe
  • 50 gr vaj
  • 2 vezë
  • 1 gotë kos
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim fillimisht qepën e grirë hollë derisa të zverdhet. Shtojmë kërpudhat e lara, të prera në rrathë, hedhim pak kripë dhe i lëmë të vlojnë në zjarr të ulët derisa të avullojë lëngu. Ndërkohë ziejmë orizin në ujë me kripë për 10 minuta. Më pas e kullojmë, e shpërlajmë me ujë të vakët dhe përsëri e kullojmë mirë. Në një tavë qelqi të lyer me yndyrë, shtrojmë gjysmën e orizit të zier, hedhim pak piper, mbi të vendosim  kërpudhat, majdanoz të grirë dhe përsëri një shtresë me oriz. Rrahim vezët me kosin dhe pak kripë dhe i shtojmë në tavë. E vendosim musakanë të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të bukur.