Hallvë me miell misri, arra dhe mjaltë nga zonja Albana

3 Prill, 12:31

Hallvë me miell misri, arra dhe mjaltë

Përbërësit:

Shurupi:

  • 3 gota ujë
  • 2 gota sheqer
  • 1 shkop kanelle

Për hallvën:

  • 150 ml vaj
  • 200 gr miell misri të trashë
  • 100 gr miell misri të hollë
  • 100 gr rrush i thatë
  • 100 gr arra
  • 2 lç kanellë
  • Mjaltë për spërkatje

Përgatitja:

Vendosim në një tenxhere ujin, sheqerin, një shkop kanelle dhe e lëmë të ziejë. Në një tenxhere tjetër hedhim vajin dhe dy llojet e miellit të misrit. E përziejmë derisa të marrë ngjyrë, më pas shtojmë kanellën dhe frutat e thata. Në fund shtojmë me garuzhde shurupin. Kur bëhet masa e duhur e kalojmë në një formë dhe e lëmë të ftohet. E spërkasim me arra dhe mjaltë përsipër dhe e servirim.