Ishmi, një perlë në kodrat e Durrësit (18 janar 2024)

18 Shkurt, 13:41

“Ishmi, një perlë në kodrat e Durrësit” kështu e kemi titulluar reportazhin e radhës, ndërsa kamera e veri jug ndalet në qendër të Ishmit dhe, më pas, në lagjen Kërtushaj, në fermën e vogël të blegtorit Nazmi Mici. Janë mbi 30 lopë gjysmë të egra që kullosin në kodrat dhe pyjet e fshatit, nga të cilat Nazmiu përfiton vetëm viçat, si vlerë dhe mall për tregun e Ishmit dhe të Durrësit. Vec lopëve e viçave, edhe disa dhi të racës franceze dhe mbi 50 pula fushe për nevojat e familjes. Ndiqni reportazhin “Ishmi, një perlë në kodrat e Durrësit” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa