Briam me kunguj dhe patate nga zonja Albana

19 Shkurt, 11:51

Briam me kunguj dhe patate

Përbërësit:

  • 500 gr kungulleshka
  • 500 gr patate
  • 3 qepë mesatare
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 tufë kopër
  • 1-2 domate të freskëta
  • 1 lugë supe pure domate
  • 1 gotë vaj
  • Koncentrat perimesh/mishi
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë patatet dhe kungulleshkat dhe i presim në feta, ndërsa dy kokrra qepë i presim në gjysmë rrathë të holla. I vendosim në një tavë ku shtojmë kripë, piper, majdanoz dhe kopër të grirë. Domateve u heqim cipën e farëzat, i presim në feta të holla dhe i shtrojmë mbi kungujt e patatet. Qepën e mbetur e presim në kubikë të vegjël së bashku me hudhrën dhe i skuqim derisa të marrin pak ngjyrë. Shkrijmë koncentratin në pak ujë të nxehtë dhe e hedhim tek qepa së bashku me purenë e domates. E lëmë të marrë valë, rregullojmë shijen me pak piper dhe shtojmë salcën në tavë mbi perimet. E vendosim tavën të piqet në furrë mesatare për rreth një orë.