Çorbë pule me qullë nga zonja Albana

13 Shkurt, 11:40

Çorbë pule me qullë

Përbërësit:

  • 1 pulë fshati
  • 200 gr gjalpë
  • 1 hudhër e plotë
  • 3 lugë miell
  • 1 tas arra të shtypura
  • Kripë, piper
  • Kos i kulluar

Përgatitja:

Pastrojmë pulën, e vendosim të ziejë dhe shtojmë kripën pasi të ketë marrë valë. Në një tenxhere tjetër skuqim miellin derisa të marrë ngjyrë. E shuajmë me lëngun e pulës duke patur kujdes që të mos formojë kokrriza. Shtojmë hudhrat, mishin dhe lëngun, arrat e thërrmuara dhe e ziejmë në zjarr të ngadaltë derisa masa të lidhet e të bëhet më kremoze. Mishi lyhet me kos të kulluar sipas dëshirës.