Qofte me miell misri e djathë
Përbërësit:
- 2 gota miell misri
- 3-4 gota ujë
- 3-4 lgj vaj për brumin
- 1/2 lk sodë
- 3 kokrra vezë
- 4-5 lgj djathë i grirë
- Kripë, piper
- Nenexhik, majdanoz
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të vluar, kripë dhe vaj, hedhim miellin e misrit të situr përzier me pak sodë. E përziejmë që të bëhet një masë e trashë dhe piqet sipër zjarrit sa të shkëputet nga anët e enës. E lëmë brumin të ftohet dhe më pas shtojmë vezët, djathin e thërrmuar, majdanoz të grirë, kripë, piper, nenexhik. E punojmë masën mirë, e ndajmë në qofte rrumbullake të cilat i lyejmë me pak miell gruri dhe i skuqim në vaj të nxehtë.