Kulaç me të brendshmet e bagëtisë
Përbërësit:
- Mëlçi të freskëta
- 2 qepë mesatare
- 1 kg miell
- 2 lç sodë
- 2 lç kripë
- Ujë i vakët
- Vaj ulliri
- Gjalpë i shkrirë
- Kripë, piper, nenexhik
Përgatitja:
Vendosim në një enë miellin, sodën dhe kripën. Shtojmë ujin gradualisht aq sa të krijohet një brumë jo i fortë, por elastik. E lëmë brumin të vijë për rreth 1 orë. Më pas e vendosim në një tavë të lyer me pak yndyrë dhe e pjekim në furrë në temperaturën 180 gradë për 40 minuta.
Presim qepët imët dhe i kaurdisim me vaj ulliri. Më pas shtojmë mëlçitë e prera imët. I lëmë të ziejnë dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Kulaçin pasi e kemi bërë përshesh e bashkojmë me mëlçitë. Shtojmë nenexhik dhe pak gjalpë të tretur sipër. Po të duam e vendosim për pak minuta në furrë.