Kontrolli i befasishën në banesën e të shpallurit në kërkim

19 Nëntor 2023, 21:14 | Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 21:17

Në periferi të Tiranës forcat operacionale u nisën për të ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e një personi të shpallur në kërkim. Operacioni “Sundimi i ligjit”, realizohet në zbatim të planit operacional të miratuar nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë. Në nisje të këtij operacioni u përfshinë 1852 punonjës policie, nga forcat e sigurisë kombëtare, reparti special “RENEA”, drejtoria e forcës së posaçme operacionale dhe strukturat e drejtorive vendore të policisë.

KT/Shqiptarja.com