POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Basha: Shkodra në gjendje lufte! Balla: Kur ishe ti ministër kishte më shumë të vrarë (Skenari i opozitës)

Sot nisi sesioni i ri parlamentar, ndërsa opozita e bojkotoi Kuvendin. Grupi i PD dhe LSI vendosën që të mblidhen paralelisht në Shkodër në të njëjtin orar që po zhvillohej seanca plenare në Tiranë në orën 17:00. Arsyeja e vendimit të opozitës lidhet me ngjarjet e fundit kriminale në kryeqendrën e veriut.

Në mbledhjen e cilësuar si të jashtëzakonshme mungonte Kryemadhi, LSI përfaqësohej nga kryetari i grupit Petrit Vasili, ndërsa të pranishëm ishin edhe Berisha dhe kryetarja e Bashkisë Ademi. E ndërsa do te kete një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin, opozita ka vendosur gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura se brenda 10 ditëve do të caktojë planin e reagimit, pra platformën kundër qeverisë.

Lideri i PD u shpreh se Shqipëria ndodhet në gjendje lufte, pasi po vriten biznesmenë dhe po kërcënohen gazetarë, referuar edhe rastit të sotëm të kërcënimit të gazetarit të Report Tv në Fushë Krujë, Julian Shota. Kryetari i PD Lulzim Basha denoncoi se në Shkodër në javët e fundit u rrëmbyen edhe dy fëmijë, por u liruan, pasi grupet kriminale morën gjobën që kishin vendosur.

Gjithashtu Basha i bëri thirrje drejtorit të Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, të japë menjëherë dorëheqjen nëse nuk është i aftë të kryejë detyrën. Përballë kësaj situate, Basha përsëriti se nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi me qeverinë dhe theksoi se e vetmja rrugë është largimi i Ramës për të çliruar Shqipërinë. 

Jemi këtu për dy arsye, për të dhënë një mesazh të prerë në mbështetje të Shkodrës për një qëndresë të prerë kundër bandave dhe krimit, që po marrin peng të sotmen dhe të nesërmen, kjo është domethënia e mbledhjes së opozitës së bashkuar në Shkodër.

Në më pak se tre muaj në këtë qytet kanë ndodhur 6 vrasje dhe janë rrëmbyer dy persona. Ndërkohë që nga media, raportohet se para një jave janë rrëmbyer edhe dy fëmijë, si pjesë e skemave mafioze, që janë rikthyer në familje, pasi mafia ka arritur qëllimin e gjobëvënies.

Kjo është situata në Shkodër. Këtu nuk duhet të ishim ulur vetëm ne, por edhe Rama dhe jo për të shitur mend dhe batuta por për të raportuar arrestimin e keqbërësve tash 6 muaj. Por Rama nuk mund të jetë këtu, ai është në Tiranë, me Cyrben, Ballën, Xhafën dhe shumë të tjerë të faktuar si të lidhur me krimin.

Kjo është arsyeja e dytë pse opozita mblidhet këtu. Rama bashkëpunoi me krimin në Shkodër, me familjen Baraj në Dobrac. Rama është një kryeministër në letër. Para disa ditësh krimi goditi shtëpinë ku flinin fëmijët e gazetares, sot u kërcënua një tjetër gazetar në Fushë Krujë, janë qëlluar biznesmenë dhe vrarë si Arjan Ferracaku, situata është totalisht jashtë kontrollit. Situatën e kontrollon krimi. Sot është shtetrrethim kriminal. Në Shkodër nuk lëvizet lirisht, si të jemi në gjendje lufte, shteti dhe policia janë në gjunjë para tyre.

Kam një thirrje për drejtorin e qarkut, jep dorëheqjen pasi në të kundër do të jesh njëlloj përgjegjës, nëse nuk ta mban të mobilizosh policinë kundër tyre, atëherë e vetmja që të shpëton është largimi yt dhe i cdo oficeri tjetër që nuk zbaton ligjin. Si mund ti kërkohet opozitës të bëj ligje me Xhafën, kur duhet të ishte në hetim. Si mund të bëjmë reforma me Cyrben, anëtarin e vetëshpallur të Shullazit dhe Lul Berishës, apo të negocioj me Ballën.

Vendi ynë nuk mund të jetë parlamenti, por pranë qytetarëve që janë të kërcënuar. Shprehim mbështetjen totale për Shkodrën dhe për të shprehur vendosmërinë për të gjitha masat sot dhe nesër me besimin e qytetarëve për të çmontuar organizatat mafioze që kanë marrë peng të gjithë Shqipërinë. Shqipërisë i janë mbyllur dyert në BE. Shqipëria dhe Shkodra nuk mund ta durojnë më këtë gjendje.

Lulzim Basha

Basha në vijim të fjalës së tij nga Shkodra u shpreh se opozita mblidhet edhe për të metat e veta, ndërsa shtoi se po përgatit aksionin kundër qeverisë. 

Ne mblidhmi këtu edhe për të metat tona, me të mirat dhe të këqijat tona për t’u zotuar se qytetarët nuk do i lëmë vetëm. Shqipëria nuk ka më kryeministër, janë banditët që drejtojnë. Duhet ti japim vendit një rreze drite, kjo fillon nga clirimi i qeverisë nga krimi me cfarëdo sakrifice, masash dhe veprimesh që do të kërkojë. Nuk kemi asnjë sinor për të ndarë me Ramën, trafiqe dhe korrupsion, kriminelët që veprojnë pa teklif janë përballë nesh dhe ne përballë tyre. Do i bëjmë të tundin pizhamet e tyre pas hekurave. Detyra jonë është që këtu, duke filluar nga sot e duke vijuar, të gjejmë rrugët dhe mënyrat të formulojmë aksionin dhe platformën politike për t’i dhënë fund kësaj gjendje të padurueshme. Në ditët në vijim ne si opozitë do të dimë të formulojmë edhe rrugët aksionin dhe aktet e veprimet që do ta ndalin humnerën e Shqipërisë për clirimin e qeverisjes nga krimi.

Lulzim Basha

Kryedemokratit iu përgjigj kryetari i grupit të PS, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit. Ai tha se kur Lulzim Basha ishte ministër në 2010 në Shkodër kishte 18 të vrarë, 10 më shumë se tani. 

Shifrat janë të tilla që rendi publik prej vitesh ka qenë problematik në Shkodër dhe përsa i përket vrasjeve, në 2010 kur ministër ishte Basha, ato arritën edhe në nivelin më të lartë, 18 vetëm në Shkodër gjatë 2010, krahasuar me një shifër 8 vrasje gjatë 8 mujorit të 2018. Edhe gjatë 2012 ka qenë 18 dhe mesatarja ka qenë në qeverisjen e PD dhe 9 në mandatin tonë të parë. Ne jemi shumë të shqetësuar për jetët e humbura nga krimi. Zoti ministër kemi besim te puna juaj dhe presim reagimin sa më të shpejtë, një përgjigje kuptimpoltë ndaj kujtdo. Mediat të mos ushqejnë popullin me helmin e çorbës së SHQUP-it.  Vëmendja jonë është tek njerëzit.

Taulant Balla

Vendimi i Partisë Demokratike për mbledhjen në Shkodër erdhi pas një serie ngjarjesh kriminale  të ndodhura në dy muajt e fundit. Në dy muaj, në Shkodër ka 6 të vrarë dhe 2 të zhdukur, ngjarje këto ende pa autorë dhe të pazbardhura. Demokratët akuzojnë qeverinë si të lidhur me bandat e Shkodrës. Opozita pretendon se është qeveria që i mbështet këto banda. 

Ora 21:37
Thirrja e Berishës nga Shkodra: Duhet të rrëzojmë Ramën me çdo çmim

I pranishëm në mbledhjen e sotme të opozitës në Shkodër ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Pas përfundimit të takimit në një prononcim për mediat ai u shpreh se shqiptarët duhet të bashkohen për të rrëzuar Ramën nga pushteti me cdo kusht.

Pse policia nuk përballet me bandat në Shkodër, Elbasan dhe Vlorë? Rama është mbështetësi i tyre. U bëj thirrje qytetarëve që ta rrëzojmë qeverinë me çdo çmim. Kur vjen problemi, çdo durim ka një kufi, çdo çmim është i leverdishëm për të çliruar shqiptarët nga ky regjim që po i shfaros dhe po i degdis nëpër botë dhe po i shtyp e poshtëron njëlloj si në diktaturë. Ai është vetëm një skizofren bipolar

Sali Berisha

 

f.g./d.ba.
Komento

Komente

  • Fredi Pisi që Komenton me emrin Faiku?!: 04/09/2018 11:43

    Në kohën e PD KRIMIT është bërë "BATËRDIA" me lloj lloj KRIMESH dhe "PRITASH" , që ju zinin Shqiptarëve "MINJTË e HALEVE" të PD KRIMIT dhe NARKO-TRAFIKUT ! Shqipëria është Një Mijë herë më mirë sot sesa kur Udhëhiqnin HORRAT dhe KRIMINELËT e PDsë bashkë me KRYE HAJDUTËT dhe MASKARENJTË e LSI (Leshit të Dhisë) që GRABISNIN ZYRAT e SHTETIT si të BABËZITUR . Fredi ZORRAXHIU ka filluar dhe komenton në emër të Faikut tani , sepse Nuk ja mban PRAPANICA , dhe e ka bërë Faiku për "UJË të FTOHTË" !

    Përgjigju
  • Babloku: 04/09/2018 00:35

    A e kupton se je bërë qesharak o Lulo...ia ke bërë si Tomka dhe shoket e tij këtë herë...por një ditë do rritesh...një këshillë,krimin shkoni e luftojeni bashke në parlament nëse vërtet skeni lidhje me kriminelët edhe pse dushoj

    Përgjigju
  • Faiku: 03/09/2018 22:51

    Nuk na hyn ne pune as Basha pazarexhiu i vogel hajdut dhe legen dhe as Mediu i Gerdecit, Mediu i Kajollit, Mediu i Elit dhe i bandave te Fierit dhe komshiu i Niko Peleshit. Nuk po na qeveris me kjo bande por kujdes me milintantizma, situata e rendit eshte dramatike. Ju qe mbroni keta qe na qeverisin e keni te sigurte jeten, biznesin dhe familjen nese ekspozoheni ndaj ketyre bandave? Qofte dhe per arsye banale? Te marrin jeten, te shkatrojne dhe grabitin biznesin. Asgje huk i ndal sepse nuk kane frike nga ligji, nuk kane frike nga batutat e kryeministrit, nuk kane frike nga tigri prej letre Xhafa. Balla miku familhar i i trafikantit dhe antarit te nje prej bandave me te dhunshme na flet per statistika, njelloj si Saje Qorri me grafike te ngjyrosur. 12.3% me pak vrasje! A jeni ne terezi apo jo? Ne keto 12.3% vrasje njerezish dhe jo grafikesh nuk eshte asnje familjar i Balles, Rames, Xhafes, Lulit, Saliut dhe Mediut. Jemi ne, njerezit tuaj, miqte dhe shoket. Kur thua te verteta je shqupist edhe perse i urren, kur thua te verteta per te mirat e qeverisjes je ne rregull. Thoni te verteta o njerez nese nuk shkruani nga bodrumet e Fuges. Ju cliron shpirtin dhe i beni nder vetes dhe vendit. Faiku do i kete marre ilacet sot dhe eshte ne gjendje gjumi.

    Përgjigju
    • Fredi PithMotra: 04/09/2018 11:14

      Fredi Demagogu ! Fredi Profesori ! Fredi Mekaniku ! Fredi Psikologu ! Fredi Fizikanti ! Fredi Fredi Arkeologu ! Fredi ANAL-isti ! Fredi Astronauti !!!!!!!! Fredi KOKËLOQJA ! Fredi PISANJOSI ! Fredi ZGJEBSI ! Fredi ZORRAXHIU ! Fredi DISTROFIKU pa SHTYLLË KURIZORE dhe me SËMUNDJE BIPOLARE , por që Refuzon të KUROHET me ILAÇE ! Fredi ZHAPIKU ! Fredi ZVARRANIKU ! Fredi ZHULSI ! Fredi K O K Ë L O Q J A .

  • Babalja: 03/09/2018 19:59

    Gallate me lulen dhe komentuesin e shqupit, halete qerojn njeri-tjetrin kurse lulja dhe dhe ky koqekomentuesi me poshte enderrojn per pushtet. Vaj medet ku eshte katanis opozita!

    Përgjigju
  • Tata: 03/09/2018 18:50

    JU O ZOTI LULZIM BASHA JE VET KRIMINELI QE DITEN PER DJELL NE MES TE BULEVARDIT VRAVE 4 VETE .KE ME VETE DHE KRIMINELIN SALI BERISHA DHE KAMPJANI OLIMPIK PER VRASJE KRIMINELIN FATMIR MEDIUN QE SHKATRROI NJE ZONE TE TERE DHE VRAU 26 VETE .PER MOS ME JU RA SYSH KENI MARR DHE SAHAN LEPIRSAT DHE PAL VATEN E DEMOKRACIS NARD BYTHEN .TANI SHKODRA E ZGJIDHI PROBLEMIN SE KTO KRIMINEL QE KANE SHKU ATJE JANE ME TE FORTE SE TE VRADIN DITEN .

    Përgjigju
  • tini: 03/09/2018 18:06

    Ne te gjithe boten demokratike, krimi luftohet me bashkpunimin e te gjitha forcave politike .Kur ishit ju ne pushtet krimi ishte kudo i pranishem si sot .Rruga e vetme eshte policia dhe drejtesi larg politikes .Ju politikane jeni mbrojtja e krimit

    Përgjigju
  • Arsi: 03/09/2018 17:44

    Ore ca kuptimi ka kjo e shkodres se nuk po e mar vesh. Po ha drek basha me shoqerin?

    Përgjigju
  • ana: 03/09/2018 17:44

    Ca po ben ky debili ne shkoder se la nam. Po ben kuvend paralel?

    Përgjigju
  • besnik: 03/09/2018 17:44

    Ky basha me duket si ata femijet 2 vjecar qe marin topin dhe ikin lozin vetem kur merziten me shoket

    Përgjigju
  • Agron: 03/09/2018 17:35

    Bravo! Kjo eshte levizja me e bukur dhe me me vlere qe ka ber opozita ndonjehere!

    Përgjigju
  • Hahaaaaaaaaaaaaaaaa: 03/09/2018 16:36

    I madhi te medhenjve i pari budallenjve Nard Noka....

    Përgjigju
  • Oso Dobraci: 03/09/2018 16:35

    Ne Shkoder zbarkojne ata qe kane ly duart me gjak Basha Mediu & CO.

    Përgjigju
  • Enea: 03/09/2018 16:26

    Po a ka fytyra me te urryera se keto dordolec qe shikojme ne foto,a ka lapanjoz me te medhenj se keto surreter qe kane kurajon e te mblidhen ne Shkoder,perse valle jane bashke per hallet tona,kurrsesi jo,jane per turpin e tyre dordolec e sharlatane bashke.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 03/09/2018 15:37

    O zot sa te peshtire e delenxhi,shiko Bashen perkrah Mediut,Ndoka,Dule,e Shehi "baballaret e Kombit",mortja qe nuk ju han te shpetoje ky vend nga maskarenj si ju.

    Përgjigju
  • Donela: 03/09/2018 15:32

    Kur shikon keto fytyra te vjen neveri,krykriminelet e kryekusaret ne Shkoder,perse per vjedhjet e krimet qe kane bere ne gjithe keto vite,e turpshme,e neveritshme.

    Përgjigju
  • Popull I vertete: 03/09/2018 14:40

    Duhet lufte frontale kunder KRIMINELEVE te Ed Rames i gjithe Populli duhet te bashkohet per ti thene NDAL VEPRIMEVE MAFJOZESH TE GRUPEVE KRIMINALOHAJDUTERIDROGE TE Ed Rames qe eshte BURIMI I KRIMINALITETIT NE KETE VEND

    Përgjigju
  • Shkodrani: 03/09/2018 14:08

    Boll te poshter jeni dhe ju po kjo asht gjaja e duhun qe po Bani . Keni marr frig nuk rrihet ma ne shkoder po mendojm largimin keto dit qe nuk e kishim mendu asiher. Gjith shkodra e din kush jan vetem policia nuk i di !!! Asht e vertet qe jan te lidhur direkt me ramen . Un socialist jam po kjo asht e verteta. Mjafton nje aksion I madh en dobrac e kiras dhe ne shkoder zdo ket krime per 100 vjet me

    Përgjigju
    • Goni: 03/09/2018 14:22

      Shkodran, po kush jan këto kriminel ? Po bëje me dije me emër dhe mbiemër këtë rrac të ndyr. Ta mari vesh e gjith Shqipëria, të paktën të ruhemi sepse për policin jan në drejtim të pa ditur.

  • Popull: 03/09/2018 14:06

    Me Mediun ne krahe ish ministrin e Gerdecit jeni shume bindes ju o plehra.. Mjer ai vend ne dore te kujt ka ren, nje ane shteti qe grabit dhe ne ane tjetër nje opozite me Bashen Monika cizmen, Ndoke saldatori,Duka banditet.. Ehh Shqiperi

    Përgjigju