Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Numërohen votat për Këshillin Kombëtar, 8 demokratë braktisin listën e Bashës

Në Pallatin e Kongreseve është votuar për 265 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Nga lista e publikuar prej selisë së PD-së janë larguar në mënyrë demonstrative deri më tani 8 prej kandidatëve, të njohur kundërshtarë të mënyrës së drejtimit të partisë nga Lulzim Basha. Deri dy orë më parë nga 350 kandidatë mbetën vetëm 344, pas tërheqjes nga gara të zëdhënëses së ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, (Lexo këtu), anëtarit aktual të këtij Këshilli, Edvin Kulluri, Edit'h Harxhit, Mimoza Hajdarmatajt, Fabian Topollaj, Valbona Mezini dhe Arben Skënderi.

Kuvendi Kombëtar i PD-së nisi në orën 11.00, në Pallatin e Kongreseve. Pas fjalës hapëse të sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, fjalimi i parë ishte ai i Kryetarit i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai shprehu mbështetjen për protestat e studentëve, banorëve të Astirit apo të artistëve që kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar dhe u shpreh se vendi ka nevojë për një elitë të re politike. Basha premtoi reformë në PD për kandidatët e saj që do të konkurrojnë nëpër poste publike. Ndërkohë disa figura të PD-së që janë në listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar kanë deklaruar dorëheqjen, duke mos u pajtuar me drejtimin e PD-së nga Basha.

Të pranishëm ishin Berisha, Basha, dhe deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Report Tv, zbardhi dje listën e plotë ku spikat rikthimi i Gazmend Oketës, dhe Aleksandër Biberajt, Dash Sulës dhe Selami Xhepës. Largohen Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Genc Ruli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Eduart Selami, që kërkuan dorëheqjen e Bashës në vitin 2017, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. (LEXO KËTU).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Vijon numërimi i votave për Këshillin Kombëtar në PD

Procesi i numërimit të votave për 265 anëtarët e Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, duke filluar me zgjedhjen e dy nënkryetarëve,  të kryesisë dhe të sekretariateve, po vijon. 

Pamje nga procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar në PD
Ora 20:56
Bashës i ikin 8 kandidatë nga Këshilli Kombëtar i PD, vjen dorëheqja tjetër: S'mund të tallem me veten time

Tjetër dorëheqje nga lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD. Demokratët mblodhën sot Kuvendin Kombëtar për zgjedhjen e 265 anëtarëve të rinj të Këshillit, por ajo që ra në sy ishin largimet nga lista e kandidatëve. Erla Mhillit, Edvin Kullurit, Edit'h Harxhit, Fabjan Topollajt, Arben Skënderit, Mimoza Hajdarmatajt, Valbona Mezinit, i është shtuar edhe Genti Minarolli, një tjetër ish-anëtar i Këshillit Kombëtar për katër vitet që u mbyllën. Ai ka njoftuar në rrjetet sociale tërheqjen nga kandidimi, duke deklaruar se Këshilli Kombëtar i PD është një forum inekzistent që nuk mblidhet. Gara e sotme sipas tij është një proces farsë. 

Postimi i Genti Minarollit në Facebook
Ora 19:20
Kuvendi i PD, përfundon votimi për Këshillin Kombëtar

Ka përfunduar votimi në Kuvendin Kombëtar të PD për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar. Rreth 4500 delegatë nga i gjithë vendi kanë votuar nga lista me 350 kandidatë për 170 vende në Këshillin Kombëtarë demokrat. Pas përfundimit të votimit në ambientete e Pallatit të Kongreseve, materialet janë dërguar në selinë e PD ku edhe do të bëhet numërimi i votave.

Ora 17:50
Drejt mbylljes votimi në Kuvendin Kombëtar i PD, numërimi do bëhet në selinë blu

Shkon drejt  mbylljes votimi në Kuvedin e PD për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar. Nga 13 komisione, 11 prej tyre kanë përfunduar procesin e votimit. Mësohet se kanë marrë pjesë 4740 votues. Gjithashtu, burime pranë PD thanë për Report Tv se materialet do të shkojnë në seli ku edhe do të caktohët orari i fillimit të numërimit. 

Ora 15:17
Këshilli Kombëtar i PD, tërhiqet edhe Arben Skënderi: Pseudogarë, PD-ja e sotme hibrid i 'Republikës së Re'

Tërhiqet nga kandidimi për anëtar të Këshillit Kombëtar të PD edhe Arben Skënderi, anëtar Kryesie i kësaj force politike, duke e çuar në shtatë numrin e demokratëve që refuzojnë këtë garë. Vendimin e tij, Skënderi e njofton përmes një postimi në rrjetet sociale ku thekson se është informuar përmes medias se emri i tij ndodhej në listën e 350 kandidatëve për një vend në Këshillin Kombëtar të PD. Ai shton gjithashtu se zgjedhjet e sotme në Kuvendin Kombëtar janë farsë, ndërsa akuzon PD-në se është kthyer në hibrid të "Republikës së Re" e cila funksionon në bazë të interesave personale dhe financiare. 

Postimi i Arben Skënderit ku njofton tërheqjen nga gara

Më herët u tërhoqën Erla Mëhilli, Edvin Kulluri, Edith Harxhit, Mimoza Hajdarmatajt, Fabian Topallaj dhe Valbona Mezinit.

Ora 14:38
Pedagogu ‘dush të ftohtë’ demokratëve në Kuvend: Dëgjova fjalime për Hënën jo për njerëzit, fjalë të drunjta e tjerrje masive

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, foli edhe pedagogu Rezart Prifti. Në fjalën e tij, Prifti nuk i kurseu kritikat për demokratët. Ai tha se në Kuvend kishte dëgjuar shumë fjalime të drunjta që nuk kanë lidhje me hallet e qytetarëve.

“Atdheu është lakuriq. Në kohën e qoftëlargut, për këtë shprehje, Trifon Xhagjika u dënua me vdekje. Edhe sot që flasim, atdheu është po lakuriq. Jam këtu për 3 arsye. Arsyeja e aprë ka të bëjë me atë që besoj. Shumëkush më thonin pse vjen këtu. Të shohësh telefonin tim, bëhet kërdia. Por, pikë sëpari, unë besoj tek një shtet i vogë, pikë së dyti besoj në taksa të ulët dhe pikë së treti besoj tek qytetaria. Tjetra, ti veshim rrobat atdheut. Arsyeja tjetër pse erdha ka të bëjë me PD. Dëgjuam këtu lloj e soj fjalimesh, fjalime të përgatitura për hënën dhe jo për njerëzit që janë në sheshe. Fjalë shumë të drunjta, një tjerrje masive që nuk vete në veshin, e jo më në shpirtin e njeriut. Kjo organizatë ka nevojë për një alternativë. Dëgjova që tek ky vend sfunksionon asgjë. Dëgjova se shteti ka bërë atë dhe këtë por nuk dëgjova se çfarë duhet të bëjë më shumë shteti. Shpresoj që me kontributin tim të bëj më shumë. Të jenë të bindur ata që mendojnë se jam bërë zar i ndonjë partie, që kjo nuk ka për të ndodhur. Me të njëjtin intesitet që punova 4 vite kështu do të vijoj. “-tha Prifti.

Ora 13:15
Kuvendi Kombëtar i PD, Grida Duma: Ka dy mënyra për t’a bërë Shqipërinë, ja ç’tha një pensioniste

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, në fjalën e saj në Kuvendin Kombëtar të PD, tha se Shqipëria mund të bëhet, dhe se rinia shqiptare sot i ka habitur të gjithë me protestën e studentëve. Duma tha se edhe pensionistët iu bashkuan protestës së studentëve. “Në pesë vite, opozita ka kërkuar drejtësi dhe meritokraci. Ka dy mënyra për të bërë Shqipërinë. Në mundësi dhe në mendësi. Tek e para, Shqipëria është një vend me pasuri të shumta. Rinia shqiptare sot i ka çuditur të gjithëve, miqtë e mi, e ardhja e tyre jemi ne. Një pensioniste shkoi para dy ditësh atje dhe tha: Jemi me ju! Ne jemi në krye të forcës së të ardhmes, të pa shqetësuar se po bëjmë gjënë e duhur. Të mbledhin mendjen, PD nuk duhet të ekzistojë për shoqërinë për ata studentë që duhet ta shikojnë tërë ardhmen tuaj. Kemi një vizion, e ardhmja jemi ne dhe nuk kemi asnjë kompleks, Dhe kur ta fitojmë të mos na thonë se i vodhët, por që jeni të fortë”, tha Duma.

Ora 13:11
Largohen edhe 3 kandidatë të tjerë nga Këshilli Kombëtar i PD

3 kandidatë të tjerë largohen nga gara për t'u bërë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke e cilësuar procesin “farsë”, dhe kërkojnë ndryshimin në PD. Largohen Valbona Mezini, ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj, dhe Fabian Topollaj. Valbona Mezini thotë se i bashkuar protestës së studentëve. Ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj, thotë se mbështet PD, por angazhimi në shoqërinë civile e pengon të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD. Ndërkohë që më i ashpër në qëndrimin e tij, është pedagogu Fabian Topollaj, i cili thotë se Basha duhet të ndryshojë edhe emrin e Partisë. (Lexo të plotë) Ende nuk ka reagim nga selia blu për këto largime.

Ora 13:10
Kuvendi Kombëtar i PD-së, Basha dhe Berisha votojnë në të njëjtën kohë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe paraardhësi i tij, Sali Berisha kanë votuar në Kuvendin Kombëtar për zgjedhjen e 256 anëtarëve të rinj të Këshillit të Partisë Demokratike. 

Ora 12:35
Basha pranon gabimet dhe fton kritikët: Kemi bërë hapa të gabuar, ejani bëhuni pjesë e PD

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, Kryedemokrati Lulzim Basha, ftoi kritikët të bëhen pjesë e PD. Basha tha se PD ka bërë gabime por ka reflektuar. “Janë bërë gabime, kemi bërë hapa në drejtim të gabuar, por me ndihmën e demokratëve e kemi korrigjuar dhe përmirësuar këtë proces dhe po bëjmë kështu. Partia Demokratike nuk ka qenë asnjëherë më shumë nën sulm sesa sot. Ejani të gjithë, bëhuni pjesë.”-tha Basha.

Ora 12:18
Kuvendi i PD/ Pas fjalimit të gjatë, Bashës i merren këmbët kur zbret nga podiumi (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është përballur me një "pengesë" në momentin kur ka përfunduar fjalën. Në momentin kur kryedemokrati po zbriste nga podiumi, i janë "marrë këmbët". Menjëherë pas incidentit Basha ka marrë sërish ekuilibrin dhe i është drejtuar vendit ku qëndronte i ulur.

Ora 12:12
FOTO pikante nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, Basha mes Berishës e Nishanit dhe përqafim me Mediun

Ka nisur mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve. Të pranishëm janë Berisha, Basha, dhe deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Më poshtë po sjellim disa foto sot ku Basha ishte ulur mes Berishës dhe ish-presidentit Bujar Nishani dhe gjithashtu u shfaq shumë i qeshur me kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Ora 12:00
Basha paralajmëron Ramën: Pandëshkueshmëria do marrë fund, pa dalë para drejtësisë Dako, Tahiri e Balla nuk ka shpresë

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha tha se Rama është njeriu më i dëmshëm në historinë e Shqipërisë që pas diktatorit Enver Hoxha. “Edi Rama e ka shtyrë Shqipërinë në buzë të greminës.Pas Enver Hoxhës ai është njeriu më i dëmshëm që ka patur ndonjëherë Shqipëria. Madje Edi Rama nuk duhet thjesht larguar: ai dhe gjithë banda kriminale me të cilën ai po shkatërron Shqipërinë duhet të dalin para drejtësisë. Kjo pandëshkueshmëri duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë. Pa nxjerrë Edi Ramën, Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Taulant Ballën, Elvis Roshin, Qazim Sejdinin, Ervis Çyrbjen, Rrahman Rrajen, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn e të gjithë bandën e inkriminuar të Rilindjes para drejtësisë, në Shqipëri nuk do të ketë as drejtësi dhe as shpresë për drejtësi.”-tha Basha

Ora 11:59
'E meriton titullin artist', Balla ironizon shifrat e Bashës për Kuvendin Kombëtar të PD-së

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Me anë të një postimi në Facebook, Balla shkruan se pallati i Kongreseve ka 2000 vende për të ulur dhe nuk ka sesi PD-ja të ketë 6000 delegatë, ashtu siç edhe pretendon kryedemokrati, Lulzim Basha.

“Lulëzim e meriton titullin ARTIST. Je i pazëvendësueshëm. Shijojeni urimin për Lulin dhe kongresin!",-shkruan Balla. Poshtë statusi, deputeti socialist ka postuar një video-montazh për kreun e PD-së.  

Postimi i Ballës në Facebook:

Ora 11:59
Basha: Kandidatët në postet publike do filtrohen, mekanizmi do ndryshojë, kemi gati Reformën

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha më tej në fjalën e tij, tha se Partia Demokratike është duke përgatitur një tjetër reform për të të gjithë kandidatët e saj që do të konkurrojnë nëpër poste publike. “Reforma tjetër që ne kemi ndërmarrë është pikërisht ajo e filtrimit të kandidatëve që duan të konkurojnë për poste publike. Ne po ndërtojmë mekanizmin e vlerësimit paraprak për të gjithë ata që duan të konkurojnë për kandidatë për poste publike. Ky vlerësim paraprak do të garantojë që në zgjedhjet primare në parti të marrin pjesë vetëm ata që kanë formimin e duhur demokratik, kanë integritet moral dhe aftësi për t’i shërbyer interesit publik. Për këtë ne po marrim praktikën më të mirë britanike,
të cilën po e zbatojmë me mbështetjen dhe ekspertizën e ekspertëve të Partisë Konservatore britanike. Ndihmë të vyer po japin në këtë proces tashmë prej vitesh kristiandemokratët gjermanë dhe së shpejti edhe Instituti Republikan Amerikan. Partia jonë do të tërheqë të gjithë ata që përqafojnë vlerat dhe misionin e saj, por do t’i ofrojë vendit njerëzit me përgatitjen dhe integritetin më të lartë.”- u shpreh Basha.

Ora 11:56
Tërhiqet nga gara për Këshillin Kombëtar të PD edhe Edith Harxhi: PD duhet të ishte në protestë, jo nëpër salla

Pas Erla Mëhillit dhe Edvin Kullurit, tërhiqet nga gara për t’u bërë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike edhe Edith Harxhi. Në një reagim në rrjetet sociale, Harxhi shkruan: “Të dashur miq, une sot tërhiqem nga gara për Keshill Kombëtar të PD pasi si ish studente dhjetori mbështes fuqimisht dhjetorin e dytë shqiptar dhe mendoj se PD duhet të shte sot në protestë dhe jo e mbyllur në salla dhe e marre peng. Jam kundër grevethyerjes! PD do triumfojë”, shkruan Harxhi.

Ora 11:42
Këshilli Kombëtar i PD/ Pas zëdhënëses së Berishës, tërhiqet edhe një nga kritikët më të fortë të Bashës

Pas Erla Mëhillit, tërhiqet nga gara edhe Edvin Kulluri. Në një postim në Facebook, Kulluri thotë se procesi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, është farsë.  "Te dashur miq dhe delegate te Kuvendit te PDSH-se! Duke u nisur nga situata e rende ne te cilen ndodhet Partia Demokratike per shkak te leaderiship-it te saj qe vepron ne kundershtim te hapur me cdo parim demokratik, deklaroj terheqjen nga gara “farse” per Anetar i Keshillit Kombetar! Duke falenderuar per vleresimin e qindra delegateve qe me kane shkruar qe nga mbremja e djeshme duke me dhene mbeshtetjen, do vazhdoj te angazhohem ne opozite me kete qeveri te korruptuar, kriminale dhe anti-demokratike! Do mbeshtes me cdo menyre protesten e studenteve dhe qytetareve, deri ne largimin e kesaj qeverie dhe “mashave” te saj ne opozite! Te qenit anetar i PD-se eshte nder, por nuk mund ti lejoje vetes te behem pjese e opozites se emeruar nga Edi Rama! Ju faleminderit!"-shkruan Kulluri.

Ora 11:35
Kuvendi i PD/ Flet Basha: Na duhet një brez i ri, t’a kalojmë politikën tek një elitë e re

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Dua të mbështes sot qytetarët që protestojnë kundër prishjes së Teatrit, apo studentët që protestojnë kundër reformës në arsim. Rinia studentore ka flakur inercinë e mosveprimit e heshtjes duke na dhënë shembull. Kemi nevojë për një politikë perëndimore. S’duam parulla dhe predikime sipërfaqësore, kjo s’është e lehtë, as e pamundur. Duhet një brez i ri politik, dhe një elitë e re për vendin. Detyra morale dhe fitorja është ndarja nga e keqja dhe përgatitja e kalimit të politikës tek një elitë e re.”- u shpreh Basha.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilir profka: 15/12/2018 19:51

    U katandis kokoshi nje thel.me te miret ikin ngelen funderinat

    Përgjigju
  • shqipe: 15/12/2018 18:45

    Ah sikur luli berisha rama iliri mona nexhmija nano te largohen nga SHQIPERIA besoj se do kthehen 1,500,000 shqiptaret qe jane neper bote

    Përgjigju
    • Anton: 15/12/2018 20:45

      Po nuk u kthyem ne dhe ti egzekutojme me gjithe familje,qe te frikesohen edhe ata we do vine pas ketyre ne pushtet,harroje se do ikin me te mire

  • Naimi: 15/12/2018 18:42

    Vrasesi i 4 viltimave te 21 janarit perqafohet me vrasesin e 26 veteve te Gerdecit

    Përgjigju
  • Rruqja: 15/12/2018 17:28

    Sa bukur duken antaret e byros te P D njeri ma kriminel se tjetri dhe jane vendos ne rradhe simbas krimeve qe kane mbi supe.Shkodranet ben thirrje qe ne P.D.skan vend komunistat ama Salen e kane se gjell te pare .Demokrat me teseren e vitin 1973 .Brava P.D. P.D.nga Saliu e shpeton vetem vdekja .

    Përgjigju
  • Nik A: 15/12/2018 16:33

    Se mos na kerkoni thela kur te vim ne pushtet o pjatpermbysur

    Përgjigju
  • Lira: 15/12/2018 16:11

    Largimi i njerezve si Igli Cara vetem se i rregullojne pune PD

    Përgjigju
  • Tirona: 15/12/2018 14:52

    Ca treshe Sala Jari dhe Zari ose Hajdari.

    Përgjigju
  • shqipe: 15/12/2018 13:53

    Shko ma rrush aty se dhe nje i vdekur merr vota me shume se PD. Ti je aty me mbajte Ramen ne pushtet. Njeri kot pa fizionomi pa ide por dhe pa force me u bashku me studentet.

    Përgjigju
  • Proka: 15/12/2018 12:01

    Pd i duhet nje elite pa korrupcion,shitje deti ,spiunim ruse,Basha eshte i djegur politikishte, le te pergadite valixhet dhe kah koken te levize kembet drejte Holandes. E dhje... fare

    Përgjigju
  • Jani: 15/12/2018 12:00

    Po sngordhi plaku sern ska PD

    Përgjigju
  • toni: 15/12/2018 11:50

    u duhet nje elite e reme hajdut te vjeter..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Momenti kur adoleshentët i vënë flakë makinës në Korçë, Report TV siguron pamjet

Momenti kur adoleshentët i vënë flakë makinës në Korçë, Report TV siguron pamjet