POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Publikohen për herë të parë fotot ekskluzive, Xhisiela dhe Rexhepi pasi dalin nga hotel 'Boçi'

Rexhep Rraja dhe Xhisiela Maloku në datën 19 korrik ora 18:28 minuta, përpara hotelit ku Xhisiela akuzoi se u dhunua

Publikohen për herë të parë fotot e Xhisiela Malokut dhe të dashurit të saj, Rexhep Rraja, 24-vjeç, teksa dalin nga hoteli ku 25-vjeçarja pretendon se është dhunuar. Fotot janë sigururuar ekskluzivisht nga Report Tv dhe janë të fiksuara nga kamerat e sigurisë në hotel "Boçi" në zonën e Fushë Krujës.  

Pamjet mbajnë datën 19 korrik 2018, ora 18:28 minuta. Dy ditë më pas Xhisiela Maloku ka denoncuar në polici të dashurin e saj për ushtrim dhune dhe përndjekje. Në foto, Xhisiela dhe i dashuri i saj, djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja, duken pranë njëri-tjetrin, qartësisht duke biseduar, ndërsa largohen krejt normalisht të dy me automjetin luksoz tip "Mercedes Benz" që drejtohet nga i riu.

Xhisiela i drejtohet policisë vetëm dy ditë më pas dhe kallëzon Rexhep Rrajën. Nga planet e shkëputura nga kamerat e sigurisë së hotelit, nuk dallohen momente tensioni mes të dyve, por pavarësisht kësaj Xhisiela ka denoncuar në polici se është dhunuar në ambientet e këtij hoteli, gjë e cila është konstatuar edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore me shenja dhune dhe djegie në trup të shkaktuara nga cigarja.

Nuhu akuzoi edhe numrin dy të PS, Taulant Balla, se ka qenë në ambientet e brendshme të komisariatit të Fushë Krujës, kur Xhelal Rraja, xhaxhai i Rexhep Rrajës, e ka kanosur me armë në kokë. Ai braktisi detyrën dhe u largua në drejtim të Zvicrës, ndërsa Balla mohoi kategorikisht të ketë qenë në zyrën e Emiljano Nuhut ditën kur ai pretendon se është kërcënuar. Pasi ngjarja mori përmasa mediatike, policia arreston me urdhër të Prokurorisë, Rexhep Rrajën, i cili edhe sot u la në burg nga Gjykata e Tiranës. 

l.q.
Komento

Komente

  • vlora: 17/10/2018 17:10

    Ja dhe shprehja Xhisi krihet e restoja ... ne flake

    Përgjigju
  • Fredi: 17/10/2018 15:16

    Ia ka shkund monin

    Përgjigju
  • Fredi: 17/10/2018 13:18

    Safet, Bexhet, Hyqmet, Kudret, Xhevdet, Fitret, Ismet, Zamet, Ahmet..

    Përgjigju