SHQIPËRI- Report Tv dhe Shqiptarja.com ka mësuar sot se familja e Kostandinos Kaçifa kërkon kthimin e trupit në shtëpi 3 ditë pas vrasjes së tij në Bularat të Gjirokastrës. Babai i Kaçifa ka dorëzuar kërkesën tek autoritetet shqiptare, si edhe ka njoftuar ambasadën greke. Kjo kërkesë po shqyrtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe kthimin e trupit mund ta bëjë vetëm prokurori i çështjes.

Ndërkohë që një tjetër reagim vjen nga familja e tij. Për mediat greke ka folur kunati i Kaçifas, Vagjel Sakelaraqis, i cili ka thënë Kaçifas ishte i vendosur të vdiste. Në një prononcim për televizionin grek Skai që sërish ka përdorur pamjet e Report Tv dhe Shqiptarja.com, kunati ka thënë se Kacifa kishte mundësi të ikte, por zgjodhi të vritej.

Kunati ka thënë se Kaçifa është qëlluar në këmbë dhe në momentin kur ka ngritur duart lart. Sipas tij, policët shqiptarë e kanë qëlluar nga një distancë prej 20 metrash.

“Pyetja ime që nga dje të cilën e zgjidha është se në momentin kur u ngjit aq lart dhe takoi bariun të cilit i kërkoi ujë dhe xhupin që u ngroh pak dhe kjo për rreth 1 orë, ai vendosi të kthehej pas…. dhe kuptova dje në darkë në morg, pse u kthye mbrapa, kishte vendosur të vdiste këtë orë, këtë ditë të shenjtë, e kuptoj që dëgjohet pak e cmendur, nuk ishte i çmendur… Konstandini u qëllua në këmbë me duart hapur… në kohën që ai ngriti duart lart policët shqiptarë e qëlluan atë nga një distancë prej 15-20 metra.”-ka thënë kunati i tij.

Konstantinos Kacifa u vra 3 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Por ditën e djeshme, përvec ekspertëve mjeko-ligjor grek, trupin e Kacifas, e pa edhe një mjek ligjor grek, si edhe avokati i familjes, i cili pranoi faktin se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg. Avokati paralajmëroi se familja do të tërhiqej nga ekspertiza e dytë. Trupi i Kacifa ndodhet në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për tju nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontenstimeve të familjes dhe kërkesës së palës greke.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:28
‘U vra nga larg, jo nga afër’/ Familja e minoritarit largon avokatin grek

REPORT TV mëson se familja e Kostandinos Kaçifas që u vra në Gjirokastër para tre ditësh ka ndryshuar avokat. Familja ka hequr Costas Giovanopoulos dhe në vendin e tij ka vendosur Loreta Botin nga Janina.

Sipas burimeve të Report Tv familja e largoi me argumentin se nuk arriti që të ndikonte që në grupin e personave që do të bënin ekspertizën e Kostandinos Kaçifa në Tiranë të ishte edhe mjeku grek.

Por duket se largimi i tij lidhet me deklaratën e djeshme që 35-vjeçari është vrarë nga larg dhe jo nga afër sikur pretendon familja e Kostandinos Kaçifas.

Ora 14:17
Greqi/ Organizatat greke njoftojnë vendosjen e autobusëve të posaçëm për varrimin e Kacifas, çmimi 20 euro

Në Greqi nisin përgatitjet për të patur një pjesëmarrje sa më masive ditën e varrimit të Kostandinos Kacifas, i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA të dielën.

Report Tv dhe Shqiptarja.com disponojnë njoftimin e shoqatave të shenjta greke publikuar në Facebook ku shkruhet se miqtë i kanë një borxh Konstandinos Kacifas i cili humbi jetën në mënyrë të pajustifikuar.

“Prandaj në kemi vënë në dispozicion autobuzë për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit ku kostoja e udhëtimit vajtje ardhje është 20 euro. Data e nisjes dhe kthimit do të njoftohet momentin kur do të mësohet dita dhe ora e varrimit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi për organizimin e autobusëve që do të vijnë në Shqipëri për ceremoninë mortore të Kacifas

Po ashtu në fund të këtij njoftimi theksohet se:

“Ju lutem njoftoni gjithsecilin për të patur një prezencë dinjitoze për të dërguar mesazhin në vendin dhe atdheun tonë .Kjo është gjëja e fundit që mund të bëjmë për të nderuar kujtimin e tij. Për vrasjen e Kostandinos Kacifas është shprehur për mediat greke edhe kunati i tij Vagjel Sakelaraqis duke pohuar se ai kishte mundësi të largohej dhe të kalonte kufirin por zgjodhi që të kthehej e të vdiste aty. “Duket si çmenduri, por ai nuk ishte i çmendur”- u shpreh kunati i ekstremistit grek, ndërsa thekson se ai u qellua pasi kishte ngritur duart larte. 

Paralelisht me hetimin që ka nisur Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe në Greqi ka nisur një hetim për ekzekutimin nga forcat RENEA të minoritarit 35 vjeçar Kacifas nga fshati Bularat në Gjirokastër

Ora 13:44
Familja e Kaçifas kërkon kthimin e trupit të 35-vjeçarit në shtëpi, heq dorë nga autopsia

Report Tv, ka mësuar se familja e 35-vjeçarit grek Konstantinos Kaçifas, kërkon që trupi i të ndjerit të kthehet në shtëpi.

Burimet bëjnë me dije se familja ka hequr dorë nga ribërja e autopsisë. Babai i djalit ka dorëzuar kërkesën tek autoritetet shqiptare si edhe ka njoftuar ambasadën greke.

Kjo kërkesë po shqyrtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe kthimin e trupit mund ta bëjë vetëm prokurori i çështjes.

Trupi i Kacifa ndodhet në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për tju nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontenstimeve të familjes dhe kërkesës së palës greke.

Ora 12:54
Vrasja e ekstremistit grek, nis ekspertiza e thelluar, pritet të zgjasë deri në 3 javë

Detaje të reja janë mësuar ditën e sotme në lidhje me vrasjen e ekstremistit grek, Konstantinos Kaçifa në Gjirokastër. Report Tv ka mësuar se ka nisur një ekspertizë e thelluar për trupin e 35-vjeçarit, në bazë të autopsisë që është bërë në Gjirokastër.

Ekspertiza e thelluar do të bëhet në bazë të autopsisë që i është bërë trupit në morgun e Gjirokastrës. Tashmë është ngritur një grup ekspertësh dhe trupi nuk do të varroset deri në përfundim të ekspertizës.Gjithashtu mësohet se ekspertiza do të zgjasë deri në 3 javë.