-
Transaksione, mesazhe dhe në avion me krimin, prokurorët që flirtuan me njerëzit e bandave dhe trafiqeve
Zbatimi i ligjit të Vetingut zbuloi fijet lidhëse të botës së krimit me disa prokurorë, kontaktet nuk u deklaruan në formularin e për kontrollin e figurës, por u zbuluan nga shërbimet informative
2 Tetor 2020, 16:07 -
Rishfaqet ‘makthi’ Theo Jacobs, fundos me një pyetje kryegjyqtarin e Matit për pasurinë, klane të korrupsionit nisin sulmet ndaj prokurorit belg
Pyetjet ‘përvëluese’ të vëzhguesit të ONM Theo Jacobs për Artan Çupin, Fatmira Hajdarin, Ridvan Hadon, Donika Prelën, Ema Gashin Arta Markun, Anita Jellën dhe Bujar Hotin, prokurori belg makthi i drejtësisë shqiptare
23 Korrik 2020, 18:05 -
Ekskluzive/ Gruaja e 'hekurt' holandeze që 'fundosi' krerët e drejtësisë shqiptare nga Zaganjori, Rovena Gashi tek Bashkim Dedja
Gjyqtarja penaliste holandeze Mia Roessingh-Bakels pjesë e ONM që rrëzoi në Kolegj njerëzit më të rëndësishëm të drejtësisë, roli i saj, pyetjet thumbuese, ndërhyrjet vendimtare dhe çmontimi i alibive për t’i shpëtuar shkarkimit .
11 Janar 2020, 10:37 -
Nga bashkëshorti i Rovena Gashit tek ‘rebeli’ i Vlorës Ken Dhima, lista e re në veting, kontrolli zbret pas dy vitesh në nivele të ulëta
Sipas DSIK Dritan Gina është implikuar në veprimtari korruptive, prokurori ka deklaruar të njëjtën pasuri me Rovena Gashin që u shkarkua në dy shkallët e Vetingut. Gjyqtari Ken Dhima e quajti Vetingun ‘Sorosian’ kur Etilda Gjonaj kërkoi ta shkarkonte nga detyra, e shpëtoi KLD-ja që kryesohej nga Ilir Meta
18 Nëntor 2019, 10:13 -
Vendimi/ Motra e Rovena Gashit 15 vjet larg drejtësisë, Hajdarmataj para Vetingut
Si u rrëzuan motra Gashi, i rrezikuar edhe Dritan Gina, prokurori i dosjeve të ‘nxehta’ Hajdarmataj do të njihet me rezultat e hetimeve ndaj tij. Motra e Rovena Gashit, Ema Gashi, ish-gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, duhet të qëndrojë për 15 vjet larg drejtësisë.
11 Tetor 2019, 20:42 -
Nuk justifikon pasurinë! KPA shkarkon 'krahun' e djathtë të Llallës
E njohur si krahu i djathtë i ish kryeprokurorit adriatik llalla, rovena gashi do të mbetet përfundimisht jashtë sistemit. Pasuria e pajustifikuar me burime të ligjshme kanë bindur KPA të mos pranojë ankimin e saj dhe të lërë në fuqi shkarkimin e dhënë korrikun e 2018-ës nga shkalla e parë e vettingut.
29 Maj 2019, 14:09 -
Ish-krahu i djathtë i Llallës në Vetting, s'i pranojnë motrën ndihmëse, 'sherr' me vëzhguesin (Debati i plotë)
Rovena Gashi ka dalë sot para trupës së Kolegjit të Apelimit duke kërkuar rrëzimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rikthimin në detyrë. Seanca e parë u shty për shkak se Kolegji nuk pranoi që Rovena Gashi të asistohej nga motra gjatë procesit. Sipas Kolegjit, Rovena Gashi mund të mbrohet vetëm me avokat dhe jo ndihmësse, asistente gjatë procesit.
4 Prill 2019, 10:31 -
Çifti Gashi dhe Gina fitojnë Apelin, por prokurorja nuk rikthehet në detyrë, e përjashtoi vettingu
Gashi-Gina ishin pezulluar nga detyra pas akuzës për “refuzim për deklarim”, “fshehjes së pasurisë” dhe “deklarimit të rremë të pasurinë” nga prokuroria e Durrësit. Por apeli e rrëzoi vendimin e pezullimit.
9 Nëntor 2018, 18:35 -
Shkarkohet ish-krahu i djathtë i Llallës, Gashi ngec në Vetting, konfirmohen Dvorani e Faqolli
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme prokuroren Rovena Gashi, ndërsa janë konfirmuar në detyrë gjyqtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani dhe ai i Tiranës, Astrit Faqolli.
25 Korrik 2018, 09:03 -
Prokurorja Rovena Gashi drejt shkarkimit nga Vettingu, KPK: Nuk justifikon pasurinë
Prokurorja Rovena Gashi është drejt shkarkimit nga Vettingu. Dosja e Gashit është shqyrtuar sot nga KPK, ndërsa prokurorja nuk ka qenë e pranishme, pasi më herët njoftoi bojkotin e seancës dëgjimore, duke e paragjykuar si të pabarabartë procesin.
20 Korrik 2018, 10:57 -
Dosja Gashi-Gina në Strasburg, gjykata pranon shqyrtimin e çështjes
Gjykata e Strasburgut ka pranuar të shqyrtojë çështjen e dy prokurorëve të shkarkuar pak javë më parë, Dritan Gina e Rovena Gashi. Dy prokurorët kanë ankimuar vendimin e kryeprokurores së Përgjithshme, Arta Marku për pezullimin e tyre nga detyra.
10 Korrik 2018, 15:24 -
U pezulluan për pasurinë, KPA nuk kalon për shqyrtim ankimimin e çiftit të prokurorëve Gashi-Gina
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim çështjen e çiftit të prokurorëve, Rovena Gashi dhe Dritan Gina, për pezullimin e tyre nga detyra nga kryeprokurorja Arta Marku.
5 Korrik 2018, 17:25 -
Drejtësia e re, peng i të shkarkuarve nga Vettingu dhe Rovena Gashi
Krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë është futur në ngërç për shkak të ngeljes së gjyqtarëve në Vetting dhe pezulimit nga Arta Marku te Rovena Gashit, anëtare e KED. Tre nga 9 anëtarë të KED janë shkarkuar e pezulluar.
20 Qershor 2018, 12:38 -
U pezulluan nga Marku, reagon çifti i prokurorëve Gina-Gashi: Hakmarrje! Kolegji po zvarrit ankimin
Çifti i prokurorëve Dritan Gina dhe Rovena Gashi kanë reaguar duke akuzuar se Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit po mban peng dhe zvarrit ankimin e tyre kundër vendimit të Arta Markut për pezullim nga detyra.
31 Maj 2018, 15:19 -
Ekskluzive/ ‘Prokurorja me fat’, Rovena Gashi mori dhuratë një apartament 137 m2
Prokuroja e pezulluar nuk kishte asnjë pasuri të paluajtshme kur u bë pjesë e drejtësisë. Rovena Gashi, për vite me radhë, si pasuri deklaron vetëm pagën dhe një makinë Fiat Punto, por befas në vitin 2013, babai i bën dhuratë një apartament
16 Maj 2018, 07:57 -
Të pandehur për fshehje pasurie, Marku pezullon nga detyra çiftin e prokurorëve Gina-Gashi
Kryeprokurorja Arta Marku ka vendosur pezullimin nga detyra të prokurores Rovena Gashi dhe të bashkëshortit të saj Dritan Gina. Çifti i prokurorëve janë pezulluar, pasi sipas prokurorisë janë marrë të pandehur për refuzimin të deklarimit të pasurisë.
14 Maj 2018, 13:09