-
-
COVID-19/ 21 raste të reja sot (11 vetëm në Shkodër!) Shënohen 2 të prekurit e parë në Kurbin...Më shumë të shëruar se të infektuar aktivë
6 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 283 numri i të shëruarve. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.
17 Prill 2020, 11:10 -
-
-
Koronavirusi/ Gjermania vendos lehtësimin ngadalë të masave kufizuese, në 4 maj pritet të rihapen shkollat
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka njoftuar planet për lehtësimin dalëngadalë të kufizimeve të vendosura për të trajtuar pandeminë e koronavirusit. Rregullat e distancës sociale do të qëndrojnë në fuqi deri të paktën në 3 maj ka thënë Merkel, duke bërë me dije se javën e ardhshme është lejuar hapja e një numri të konsiderueshëm dyqanesh ndërsa shkollat pritet të rifillojnë sërish në 4 maj.
16 Prill 2020, 05:09 -
-
-
Vdes 90-vjeçari me COVID! Sot 19 raste, vatra të reja në Lezhë, Kurbin e Petrelë! Sërish më shumë të shëruar se të infektuarit aktivë!
Gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251. Një numër ky më i lartë se numri i rasteve aktive me COVID, që është 218. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë. Shënohet një vatër e re në Petrelë.
15 Prill 2020, 11:02 -
Covid-19, në Itali 578 viktima! Bota në pragun e 2 milionë të infektuarve dhe 127 mijë vdekjeve, Trump shkurton fondet për OBSH (VIDEO)
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 578 viktima nga koronavirusi, për një total prej 21645 vdekje që nga fillimi i epidemisë
15 Prill 2020, 08:49 -
Shënohet rasti i parë me COVID-19 në Kukës, është nga bluzat e bardha! 8 të infektuar, 16 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit
8 raste të reja pozitiv me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, mes të cilëve 2 janë pjesë e personelit mjekësor. Kukësi shtohet për herë të parë në hartën e të prekurve me COVID-19
14 Prill 2020, 11:01 -
-
24 viktima nga COVID-19/ Humb jetën 68-vjeçarja nga Tirana, kishte kryer në Infektiv 5 seanca dialize! 21 raste të reja në 24 orë! (VIDEO)
21 raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, mes tyre një personel mjekësor dhe dy fëmijë që janë asimptomatikë. Gjithashtu lajmi i mirë vjen nga drejtoresha e ISHP, Albana Fico se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 pacientë të tjerë duke e çuar numrin në 232.
13 Prill 2020, 11:15 -
-
17 raste të reja me COVID-19 nga 259 teste...patën kontakt me të afërmit e infektuar! Rakacolli: Shmangni vizitat
Një pjesë e mirë e tyre janë raste kontaktesh si rezultat i mos respektimit të rregullave të distancimit social. Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se disa nga rastet janë persona që kanë kryer vizita familjare tek të afërmit e infektuar me COVID-19. Ajo apeloi që mos të bëhen vizita tek të afërmit. 15 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 197 numri i të shëruarve
11 Prill 2020, 11:03 -
-
Koronavirusi/Itali, rritet në 95 numri i viktimve në rradhët e bluzave të bardha
8 Prill 2020, 13:08 -
Voltana Ademi kërkon informacion nga Manastirliu: Sa qytetarë shkodranë kanë telefonuar 127 dhe sa prej tyre u është bërë testi
Kryetarja e Bashkisë Shkodër në detyrë, Voltana Ademi i ka kërkuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu informacion se sa qytetarë shkodranë kanë telefonuar 127 Urgjencën Kombëtare dhe sa prej tyre u është bërë testi.
7 Prill 2020, 17:21 -
Mjekja e familjes sqaron për Report Tv: Ja procedura e trajtimit të një pacienti me COVID-19 në shtëpi! 3 këshillat bazike
Mjekja e familjes Adelina Qose Selimi, në qendrën shëndetësore nr.2 në një intervistë për gazetaren Doris Sallaku ka sqaruar se në momentin që marrin informacion nga epidemiologët që pacienti i tyre ka dalë pozitiv me COVID-19, ruajnë kontakte të përditshme me anë të telefonit.
7 Prill 2020, 13:46 -
'S'ka pasur angazhim'! Ademi-Ramës: E moshuara vdiq nga neglizhenca, shkodranët asnjë lek! Lleshaj: Je e paaftë, lëri llafet, pastro rrugët
Për të shkëputur zinxhirin e infektimeve, kryebashkiakja kërkoi që të rriten testimet, ndërsa referuar paketës së ndihmave, tha se për 250 mijë banorë erdhën vetëm 200 pako në Shkodër.
6 Prill 2020, 16:59 -
20 viktima me COVID-19/ Sot 28 të prekur, mes tyre një fëmijë (361 në total) vatër e re në Durrës! 104 të shëruar
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 28 raste të reja me koronavirus nga 149 teste duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 361. Një lajmi mirë për të shëruarit që janë 5 dhe në total 104. Harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orët e fundit është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër, Albana Fico: Tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit. Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Fieri janë qytetet më të prekura
5 Prill 2020, 11:31 -
Patrullim në rrugicat e Tiranës gjatë shtetrrethimit, policia në front kundër COVID-19 / Emisioni 112
Emisioni 112 vjen me një episod ndryshe për këtë javë. Jemi me patrullat e komisariatit nr. 3 në Tiranë ndërsa ju tregojmë punën, vështirësitë dhe ndodhitë që efektivët përballen gjatë turnit prej 8 orësh, teksa vendi ynë po përjeton virusin COVID-19. Ashtu si mjekët edhe policët janë në frontin e parë ndërsa përkushtimi i tyre për këtë detyrë është rritur më shumë në këtë situatë që po kalojmë.
4 Prill 2020, 14:27