-
Shënohet viktima e 7 me koronavirus! E çuan pasdite te Infektivi, 85-vjeçarja nga Tirana vuante nga disa sëmundje kronike
Rëndohet bilanci. Regjistrohet viktima e shtatë nga koronavirusi në Shqipëri. Një 85-vjeçare nga Tirana që vuante nga disa sëmundje kronike, pasditen e sotme u dërgua me urgjencë në gjendje të rëndë te Infektivi në QSUT, ku nga analizat rezultoi se ishte e infektuar me koronavirus
26 Mars 2020, 23:05 -
6 viktima me COVID-19/ 174 të infektuar...4 fëmijë! Dy rastet e para në Tropojë (Tirana 102 të prekur)
4 fëmijë janë prekur në koronavirus në Shqipëri, si rezultat i kontaktit të rasteve pozitive. Një fakt i tillë konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë, teksa në total numri i të prekurve ka shkuar në 174.Më i vogli është i moshës 3-vjeç dhe aktualisht ndodhen në shtëpi në karantinë, por në rast se do të lindë nevoja për trajtim mjekësor më të specializuar, për fëmijët e infektuar te Pediatria në QSUT është krijuar një pavion i veçantë i izoluar, për të pritur fëmijët e dyshuar me COVID-19.
26 Mars 2020, 11:14 -
5 viktima me COVID-19! 146 të infektuar, preket edhe Kruja! 17 të shëruar, 3 të intubuar në gjendje të rëndë (VIDEO)
23 raste të reja janë konfirmuar ditën e sotme me koronavirs në Shqipëri, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 146. 72 pacientë janë të shtruar te Infektivi, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë pasi janë me frymëmarrje nëpërmjet aparaturave, 1 tjetër është në terapi intesive. Dy fëmijë 3 dhe 13-vjeç mes 146 të infektuarve me koronavirus në Shqipëri
25 Mars 2020, 11:09 -
Shefi i Urgjencës Kombëtare pozitiv me COVID-19! Brataj vetëizolohet: Po kurohem në shtëpi, ne s'i shmangemi dot betejës, ju rrini brenda!
Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij. "Askush nuk e di nëse është i prekur apo jo, edhe unë mund të jem i prekur", është shprehur në një nga intervistat për Report Tv, Skënder Brataj.
24 Mars 2020, 12:47 -
5 viktima me COVID-19/ 49-vjeçari nga Tirana vuante nga diabeti! 123 të infektuar, 10 fitojnë luftën, drejt shërimit edhe një 62-vjeçar, 57 të shtruar
Ministria e Shëndetësisë: 19 raste të reja në 24 orë nga 74 teste të kryera. 123 të prekur nga COVID-19 në Shqipëri, 930 teste në total. Një qytetar 49-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin infektiv. Deri tani 10 të shëruar pas testeve konfirmuese. Harta e të prekurve shtrihet edhe në Lezhë (1 i infektuar), Has (1 i infektuar) edhe Berat (2 të prekur)
24 Mars 2020, 11:01 -
'Vetëkarantina, arma më e mirë ndaj virusit', këshilla si të luftojmë Covid 19 nga mjekja reanimatore
Zamira Hysenaj, mjeke reanimatore në QSUT, pjesë e ekipit mjekësor të cilët janë të ekspozuara çdo ditë me raste të reja, jep disa këshilla lidhur e të gjitha pyetjet dhe pasiguritë që njerëzit kanë këto kohë lidhur me koronavirusin dhe se si ta luftojmë sa më mirë atë duke parandaluar përhapjen e tij.
23 Mars 2020, 20:27 -
104 të prekur me koronavirus! Shtohet në hartën e qyteteve të infektuara Vlora dhe Shkodra! 5 të shëruar në total
Koronavirusi po shton me shpejtësi jo vetëm numrin e rasteve, por po zgjeron dhe hartën e qyteteve ku ka persona të infektuar. Brenda 24 orëve janë konfirmuar 104 të prekur me koronavirus në Shqipëri, nga 45 testime të kryera, që do të thotë 15 raste të reja. Harta e qyteteve të prekura tashmë është shtrirë edhe në Vlorë me katër të infektuar dhe Shkodër me një rast të ri. Në total, që pas konfirmimit të rastit të parë me koronavirus në Shqipëri, më 9 mars, janë kryer 856 teste rasteve të dyshuara ku rezultuan pozitiv 104 persona të prekur dhe janë regjistruar 4 viktima, 2 prej të cilëve në 10 orët e fundit.
23 Mars 2020, 14:04 -
4 viktima me COVID-19 në Shqipëri...61-vjeçari nga Tirana në vdekje klinike! 43-vjeçari nga Kavaja vuante nga obeziteti
Dy jetë të humbura vetëm në 10 orët e fundit të prekur me koronavirus në Shqipëri. Një 71-vjeçar nga Kuçova ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin Infektiv në QSUT, ndërkohë mëngjesin e sotëm, ndërroi jetë një 43-vjeçar nga Kavaja, ndërsa një 61-vjeçar nga Tirana i raportuar nga Ministria e Shëndetësisë i pajetë, në fakt ka pësuar vdekje klinike dhe ndodhet në gjendje të rëndë. 43-vjeçari nga Kavaja, përveç obezitetit, nuk vuante nga sëmundje të tjera.
23 Mars 2020, 08:45 -
Shënohet në Shqipëri numri më i lartë i të infektuarve brenda 24 orëve! 13 raste të reja (në total 89)! Mosha mesatare e të prekurve 48 vjeç (VIDEO)
Shqipëria ka regjistruar mëngjesin e kësaj të diele të 22 marsit numrin më të lartë të të prekurve me koronavirus gjatë 24 orëve, që nga dita ku u konfirmua pacienti 'zero'. Nga 33 teste të kryera së fundmi, 13 raste janë konfirmuar pozitiv ditën e sotme duke e çuar në total në 89 të infektuar. 8 nga rastet janë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça. Në komunikimin e përditshëm, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se mosha mesatare e personave që kanë rezultuar pozitiv në Shqipëri është 48 vjeç, e ndërsa ajo e pacientëve të shtruar në spital, 54-vjeç.
22 Mars 2020, 11:31 -
76 të prekur me koronavirus në Shqipëri, 59% e të infektuarve meshkuj! Dy pacientë lënë spitalin, në vetëkarantinim për 14 ditë
Pas 46 testeve të kryera për COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 6 persona, duke e çuar në total në 76 numrin e të infektuarve në Shqipëri. Referuar shifrave zyrtare të raportuara deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë, meshkujt janë më të prekurit në Shqipëri nga koronavirusi, ku përbëjnë 59% e të infektuarve, e ndërsa 41% janë femra. 6 rastet e reja janë vijojnë të jenë nga dy qytetet më të prekura, Tirana dhe Fieri dhe janë kontakte me pacientët e konifrmuar më herët pozitiv.
21 Mars 2020, 11:08 -
Hap pas hapi kundër Covid-19! Bëj këtu testin online dhe vepro
Departamenti i teknologjisë dhe inovacionit në ReportTV ne bashkëpunim me Shqiptarja.com ka përpunuar një algoritëm që merr për bazë të dhëna epidemiologjike të mbledhura nga autoritetet kineze, nga OBSH dhe nga autoritetet italiane si dhe nga Ministria shqiptare e Shëndetësisë mbi llojet e simptomave, mbi përqindjet e tyre dhe hapat që duhen ndërmarrë.
20 Mars 2020, 18:06 -
Dilema e madhe/ A duhet ta përdorin ibuprofen-in të infektuarit me Covid-2019? Debati botëror dhe disa lajme të rreme
Edhe mjekët në Shqipëri të ndarë nëse ibuprofeni duhet të përdoret nga të infektuarit me Covid-2019 për të ulur temperaturën, ja çfarë thonë profesionistët e huaj të shëndetësisë.
20 Mars 2020, 13:28 -
70 të infektuar COVID-19/ Vihet në funksion karantina në Konvaleshencë! 2 të izoluar...Tirana epiqendra e virusit
6 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar 70 në total numrin e të infektuarve në Shqipëri. Tirana është epiqendra e këtij virusi, me 50 të infektuar për t'u ndjekur nga pas nga Fieri me 7 dhe Durrësi 5 pacientë të prekur. Nga ana tjetër, pyetur lidhur me rastin e babait të pacientit zero i cili më herët ka dalë negativ, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha akoma nuk kanë dalë përgjigja e analizës konfirmuese.
20 Mars 2020, 12:22 -
64 të prekur me koronavirus në Shqipëri! 3 rastet e reja shtetas nga Italia, 2 nga Kavaja! Merren tampona shtesë për analizat e Covid-19 (VIDEO-Harta)
5 raste të reja me koronavirus janë raportuar në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke çuar në total numrin e të infektuarve në 64. Tre prej rasteve të reja janë shtetas italian që ndodheshin në Shqipëri, e ndërsa dy të tjerët nga Kavaja duke e shtrirë çuan në 7 numrin qyteteve të infektuara.
19 Mars 2020, 11:42