-
Pastrim parash e grup kriminal në Danimarkë, SPAK kërkon 21 vite burg për Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkodranin
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka kërkuar 21 vite burg për Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkodranin, të akuzuar për trafik kokaine si dhe pastrimit të produkteve të veprës penale duke vepruar si grup i strukturuar kriminal.
28 Janar 2021, 10:55 -
COVID-19/ Izraeli vendi i parë në botë me shkallën më të lartë të vaksinimit! 9.95 mln qytetarë janë vaksinuar deri tani në të gjithë botën
Izraeli ka vaksinuar më shumë se një milion persona kundër COVID-19 , duke u bërë kështu vendi i parë me shkallën më të lartë mesatare në botë sa i përket imunizimit të popullsisë. Izraeli ka një normë prej 11.55 dozave për 100 njerëz, ndjekur nga Bahreini në 3.49 dhe Mbretëria e Bashkuar në 1.47. Më shumë se 1.8 milion njerëz kanë humbur jetën deri tani nga virusi në të gjithë botën.
2 Janar 2021, 12:20 -
Shkatërrohet banda e drogës në Spanjë, arrestohen 5 shqiptarë dhe 1 i huaj! Transportonin hashash dhe marihuanë në Itali me kamionë (VIDEO)
Pesë shqiptarë dhe një spanjoll janë arrestuar nga policia spanjolle, si anëtarë të një bande kriminale me qendër në Malaga dhe Granada, e cila ishte e dedikuar për mbledhjen e sasive të mëdha të hashashit dhe marihuanës, të cilat i dërgonin drejt Italisë me kamionë
27 Dhjetor 2020, 17:48 -
COVID/ 752 raste të reja dhe 15 humbje jete nga në 24 orët e fundit! Lajm i mirë se 545 qytetarë janë shëruar! Infektohet ish-zv kryeministrja Mesi
Në raportimin e 24 orëve të fundit është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë janë humbur betejën me koronavirusin. Ministria informon se janë kryer 2620 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 752 qytetarë.
9 Dhjetor 2020, 16:59 -
13 viktima nga COVID dhe 782 raste të reja për 24 orë! 480 pacientë në spitale, humb betejën mjeku, 37-vjeçari në Elbasan e polici në Dibër! Pozitiv avokati i Shullazit
782 raste të reja dhe 13 humbje jete. Ky është bilanci i Ministrisë së Shëndetësië sa i përket shifrave të COVID në 24 orët e fundit.
3 Dhjetor 2020, 16:17 -
Rekord infektimesh 786 raste të reja, 11 viktima sot me COVID! Pozitiv prefekti i Gjirokastrës, ndërron jetën efektivi i policisë bashkiake Shkodër dhe ish-kampioni i ringut Ramiz Reka
Një shifër rekord të të infektuarish është shënuar në 24 orët e fundit me COVID 19, ku kanë rezultuar pozitivë 786 qytetarë me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 11 persona. Gjithashtu COVID i ka marrë jetën ish-kampioni i ringut, Ramiz Rekës dhe shoferit të Urgjencës së Spitalit të Kavajës. Virusi 'futet' edhe në Spitalin e Përmetit ku preken 7 infermierë dhe në Kadastrën e Tiranës duke infektuar disa punonjës.
19 Nëntor 2020, 16:56 -
Shifrat 'fluturojnë', në 24 orët e fundit 6 viktima dhe 489 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Në 24 orët e fundit janë kryer 1954 tamponë duke e çuar numrin e testimeve në total në 135 mijë e 245 që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë. Numri i viktimave nga pandemia ka shkuar në 549 në vendin tonë, ndërkohë aktualisht janë 10 mijë e 800 të prekur aktive me COVID-19.
6 Nëntor 2020, 16:05 -
COVID-i 'nuk frenon'! 281 raste të reja dhe 3 viktima! Gjykata e shkallës së parë në Elbasan 'futet' në karantinë! Mbyllet dhe Reparti i Radiologjisë në Berat! Infektohet mjeku!
3 humbje jete me COVID-19 janë regjistruar këtë të diel në vendin tonë, duke çuar në total numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 451. Vijojnë të mbeten shumë të larta rastet pozitive të konfirmuar brenda një ditë, ku mësohet se si rezultat 1276 testime kanë rezultuar me COVID 281 qytetarë. Tirana është Bashkia më e prekur, për t'u ndjekur nga Korça, Fieri dhe Elbasani.
18 Tetor 2020, 15:59 -
Sot 3 viktima dhe 165 raste të reja me COVID-19! Infektohet Kryebashkiaku i Librazhdit dhe mjekja, mbyllet reparti i Neurologjisë në Berat
Nga 960 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 165 qytetarë të prekur me COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën 3 persona pa sëmundje bashkëshoqëruese. Infektohet Kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra dhe mjekja duke çuar në mbylljen e repartit të Neurologjisë në Berat.
10 Tetor 2020, 16:03 -
Rama përball Bashën me fakte: Investimet në bujqësi e blegtori rritje 165% në financime direkte
Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një krahasim të investimeve në bujqësi ndër vite. Dje, kryedemokrati Basha ishte në një takim me fermerët në Fier dhe Lushnje ku hodhi akuza mbi qeverinë se ka lënë pas dore sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Ai u premtoi se me ardhjen në pushtet do të vendosë 100 mln euro subvencione në vit për fermerët ndërkohë 50 mln euro në vit për infrastrukturën e zhvillimit rural.
10 Tetor 2020, 08:22