-
COVID-i pezulloi tregtinë, në prill eksportet ranë mbi 44%, importet u tkurrën me 36%! Goditjen më të madhe e pësuan fasonët
Koronavirusi dhe mbyllja e kufijve dhe aktiviteteve ekonomike ka goditur ndjeshëm shkëmbimet tregtare. Sipas INSTAT vetëm në muajin prill eksportet kanë rënë me 44.4% dhe importet me 36.7%. Rënien më të madhe të tregtisë Shqipëria e ka pasur me Italinë me të cilën janë përgjysmuar shkëmbimet.
18 Maj 2020, 20:34 -
Ulen ndjeshëm vdekjet në Itali, 174 viktima në 24 orë, numri më i ulët që prej 10 marsit! Rritet numri i të shëruarve 1740 persona në një ditë
Kurba në Itali është në rënie prej ditësh dhe këtë e konfirmojnë numri i viktima që vijon të ulët por dhe numri i të infektuarve të rinj dhe reduktimi i shtrimeve të pacientëve në spital.
3 Maj 2020, 18:16 -
Opozita kontradiktore/ LSI: Masat dhanë efektin e duhur! Qeveria të mos shtyjë gjendjen e fatkeqësisë
Situata aktuale, sipas Luan Ramës nuk është bazë për të shtyrë më tej vendimin e shumicës qeverisëse për të shtyrë gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore për shkak të koronavirusit deri në 23 qershor
21 Prill 2020, 16:00 -
Akti normativ: Fondi rezervë i buxhetit rritet gati 10 herë...Shkurtohen me 5.5 mld lekë shpenzimet e pushtetit qendror
Fondi Rezervë në dispozicion të qeverisë është rritur gati 10 herë me një Akt Normativ të Këshillit të Ministrave. Ky Akt ka ndryshuar strukturën e buxhetit të shtetit për vitin 2020, duke ulur shpenzimet e tjera me 5.5 miliardë lekë, Në total, për emergjencat financiare e civile qeveria do gtë ketë në dispozicion afro 116 milionë euro
16 Prill 2020, 11:48 -
FMN, 174 milionë euro ndihmë të menjëhershme Shqipërisë për tërmetin dhe COVID-19
Tërmeti në 26 nëntor 2019 dhe pandemia botërore e Covid-19 kanë shkaktuar humbje dhe ndërprerje domethënëse në ekonominë shqiptare. Për të adresuar nevojën urgjente të bilancit të pagesave, FMN ka miratuar 190.5milionë dollarë (174 milionë euro) si ndihmë financiare në kuadër të Instrumentit të Shpejtë të Financimit.
10 Prill 2020, 22:39 -
Pagat e koronavirusit/ Shpërndahet kësti i parë për 9 mijë e 506 punonjës! Refuzohen 7.512 aplikime (kryeson Tirana)
Nga data 1 prill deri më datë 5 prill kanë aplikuar 36 mijë e 419 biznese, numri më i lartë i aplikimeve ka qenë në 2 prill ku kanë aplikuar 12 mijë e 826 biznese, ndërsa numri më i ulët i aplikimeve ka qenë më 5 prill me vetëm 2 mijë e 223 aplikime.
7 Prill 2020, 14:07 -
20 viktima me COVID-19/ Sot 28 të prekur, mes tyre një fëmijë (361 në total) vatër e re në Durrës! 104 të shëruar
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 28 raste të reja me koronavirus nga 149 teste duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 361. Një lajmi mirë për të shëruarit që janë 5 dhe në total 104. Harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orët e fundit është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër, Albana Fico: Tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit. Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Fieri janë qytetet më të prekura
5 Prill 2020, 11:31 -
SHBA injekton vaksina kundër gripit në vezë, por sa funksionale janë ato kundër koronavirus?
Rreth 174.5 milion doza të vaksinës ndaj gripit u shpërndanë në SH.B.A. këtë sezon të gripit deri në fund të shkurtit, prej të cilave rreth 82% ishin vendosur në vezë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Për t'u përgatitur për sezonet vjetore të gripit, si dhe për pandemitë e mundshme, qeveria amerikane ka investuar dhjetëra ose qindra miliona dollarë gjatë 15 viteve të fundit për të siguruar që ka mjaft vezë për vaksinat.
28 Mars 2020, 06:46 -
8 viktima me koronavirus/ Sot 12 raste të reja! 186 të infektuar në 16 qytete...Mes 31 të shëruarve, 2 nga bluzat e bardha (VIDEO)
Nga 102 teste të kryerja brenda 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 12 qytetarë, duke e çuar në total numrin e prekurve me koronavirus në Shqipëri në 186. Koronavirusi është shtrirë me shpejtësi në të gjithë Shqipërinë, ku përgjatë këtyre dy javëve janë prekur gjithsej 16 qytete, me Tiranën që mban kreun, ndjekur nga Fieri, Korça dhe Durrësi.
27 Mars 2020, 11:27 -
Koronavirus në Shqipëri/ 14 pacientë rezultojnë negativ pas testeve, shkon në 31 numri i të shëruarve, Rama: Lajm i mirë...
14 persona të infektuar me COVID-19 janë shëruar sot. Personat kanë rezultuar negativ pas testeve të bëra, duke e çuar në 31 numrin total të personave që e kanë fituar këtë betejë.
27 Mars 2020, 00:01 -
Shënohet viktima e 7 me koronavirus! E çuan pasdite te Infektivi, 85-vjeçarja nga Tirana vuante nga disa sëmundje kronike
Rëndohet bilanci. Regjistrohet viktima e shtatë nga koronavirusi në Shqipëri. Një 85-vjeçare nga Tirana që vuante nga disa sëmundje kronike, pasditen e sotme u dërgua me urgjencë në gjendje të rëndë te Infektivi në QSUT, ku nga analizat rezultoi se ishte e infektuar me koronavirus
26 Mars 2020, 23:05 -
Këshillat që nuk duhet të humbisni nga mjeku imunolog: Miti i hudhrës, vitamina C, medikamentet dhe kur pritet të nisë ulja e të infektuarve
"Është një sëmundje e vetëshërueshme dhe medikamente të efektshme për këtë infeksion nuk janë vërtetuar në mënyrë shkencore. Nëse turremi përdorim medikamente antiviral ne rrezikohemi të kemi efekte anësore, se deri tani nuk ka medikamente efikase, reagon vetë sistemi imunitar për t'u vetëshëruar".
26 Mars 2020, 14:03 -
6 viktima me COVID-19/ 174 të infektuar...4 fëmijë! Dy rastet e para në Tropojë (Tirana 102 të prekur)
4 fëmijë janë prekur në koronavirus në Shqipëri, si rezultat i kontaktit të rasteve pozitive. Një fakt i tillë konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë, teksa në total numri i të prekurve ka shkuar në 174.Më i vogli është i moshës 3-vjeç dhe aktualisht ndodhen në shtëpi në karantinë, por në rast se do të lindë nevoja për trajtim mjekësor më të specializuar, për fëmijët e infektuar te Pediatria në QSUT është krijuar një pavion i veçantë i izoluar, për të pritur fëmijët e dyshuar me COVID-19.
26 Mars 2020, 11:14 -
Qeveria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit
Shqipëria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin për shkak të situatës nga koronavirusi. Masat e jashtëzakonshme në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë nga koronavirusi prekin të gjitha institucionet, që duhet të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ndërsa edhe buxhetin duhet ta rivlerësojnë në bazë të situatës së krijuar. Në gjendjen aktuale të fatkeqësisë natyrore ndalohen tubimet, manifestimet dhe grevat. Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore do të jetë në fuqi për 30 ditë
24 Mars 2020, 22:11