-
'Kandidati i Ilir Metës për Kushtetuesen, cënoi besimin e publikut tek drejtësia'
Mungesa e burimeve të ligjshme financiare për blerjen e një apartamenti; privilegjet e përfituara në blerjen e një banese tjetër nga një person i proceduar për përfshirje në një konflikt me armë zjarri, si dhe deklarimet e pavërteta e bindën KPA se anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia.
27 Shkurt 2020, 19:49 -
Ekskluzive/ Dosja e plotë e basteve, si ra në grackë vëllai i shefes së KPA-së së vettingut dhe Gramoz Murataj (Përgjimet)
Zbardhen përgjimet, katër agjentë të infiltruar çuan në arrestimin e 115 personave. ”…hape një llogari 5 milionë lekë dhe 5 mijë euro dhe ma nis në Whats app…”. Dekonspirimi i operacionit: “…bëj kujdes pasi nga nesër, do të ketë lëvizje…”.
25 Shkurt 2020, 09:04 -
Meta: Rama do të më shkarkojë me porosi të UDB-së serbe për të zgjedhur të riun që do të ndajë Kosovën
Presidenti Ilir Meta i ka dhënë një argument të ri arsyes se përse mazhoranca sipas tij kërkon ta shkarkojë. Ai thotë se është porosi e UDB-së serbe për ta shkarkuar dhe për të zgjedhur një president të ri që sipas tij do të firmosë për ndarjen e Kosovës "dhe çdo projekt tjetër anti-kombëtar".
24 Shkurt 2020, 11:14 -
30 nga 115 të arrestuarit për baste sportive para gjykatës/ Lirohen 9 persona, 16 në burg, 5 të tjerë në 'arrest shtëpie' (VIDEO)
30 nga 115 të arrestuar në kuadër të operacionit "Fati i Lojërave" kanë dalë para gjykatës, ku togat e zeza kanë lënë të lirë, nën masën 'detyrim paraqitje' 9 persona, 16 janë lënë në burg e ndërsa 5 të tjerë në 'arrest shtëpie'.
23 Shkurt 2020, 10:12 -
Rreshtuar pas murit, Braçe publikon PAMJET si u ndaluan administratorët e basteve: Kujtuat se iu kishim harruar? 7-15 vjet burg
Zv. kryeministri ka publikuar foto dhe video nga çfarë policia ka gjetur, ndërsa momenti më pikat është ai i arrestimit në flagrancë i disa personave të cilët janë radhitur njëri pas tjetrit me duart lart, teksa kontrollohen nga efektivët e FNSH.
21 Shkurt 2020, 18:10 -
PD: Me vendimin për të mos hetuar dosjen 184 minohet besimi tek SPAK dhe pengohet hapja e negociatave (VIDEO)
Ish deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj në një dalje për median theksoi se SPAK është në rrezik për t’u kthyer një shtojcë të socialistëve dhe me këtë vendim minon besimin e qytetarëve tek ky institucion.
29 Janar 2020, 14:24 -
SPAK dhe Dibra 'ping-pong' me dosjen 184! Hetimi për korrupsionin zgjedhor në Dibër mbetet 'jetim'
Prokurorët e Dibrës refuzojnë të hetojnë dosjen 184 e cila lidhet me korrupsionin zgjedhorë gjatë lokaleve 2017. Ndërsa pas vendimit të tyre për ta rikthyer në SPAK, prokuroria e posaçme e ka ridërguar në Dibër duke urdhëruar prokurorët atje ta hetojnë këtë proces pasi është kompetencë e tyre.
28 Janar 2020, 14:32 -
Përgjimi për eksplozivin zbuloi drogën! 'Çantat i solla'! Vëllai i ish-shefit të Rrugores: Hajde merri eurot në Tiranë (Përgjimet)
Gjykata e Tiranës lë në burg vëllanë e ish shefit të qarkullimit rrugor në Dibër, Pajtim Aga dhe 6 të arrestuarit e tjerë, që u kapën me kanabis pak ditë më parë në një operacion në disa qytete. Dalin detaje të reja si u zbulua grupi. Nga shtatë të arrestuarit, Shkëlzen Mazari ka pranuar akuzat duke thënë s "droga është e imja". Operacioni u zhvillua në disa qytete, ndërsa njëri prej të arrestuarve u kap në autobus.
21 Janar 2020, 11:53 -
Arrestimi i vëllait të shefit të Rrugores së Dibrës për drogë, PD: Provë e qartë për SPAK-un si u vodhën votat
Enkelejd Alibeaj akuzoi se i arrestuari është recitivist për trafik droge dhe vëllai i tij shef policie në Dibër janë ekzekutues të realizimit të planit për vjedhjen e zgjedhjeve, për të cilin interesohej vetë Edi Rama.
18 Janar 2020, 17:41 -
PD i kërkon Prokurorisë së Dibrës informacion për dosjen 184: Çështja të transferohet në SPAK (VIDEO)
Nëpërmjet një letre, PD shpreh bindjen se kjo dosje duhet t’i transferohet SPAK-ut, duke qenë se sipas saj, atje është i faktuar bashkëpunimi në një grup të struktuar kriminal për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër nga ana e qeverisë Rama.
18 Janar 2020, 13:40 -
I vëllai u arrestua për trafik droge, shkarkohet nga detyra shefi i Rrugores së Dibrës që doli tek përgjimet e Bild
Shefi i Policisë së Qarkullimit Rrugor në Dibër, Robert Aga është shkarkuar nga detyra mbrëmjen e djeshme, pasi vëllai i tij Pajtim Aga u arrestua për trafik droge. Robert Aga doli pak muaj më parë në përgjimet e gazetës gjermane Bild, për shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017, të zhvilluara në qarkun e Dibrës.
18 Janar 2020, 12:30 -
Murrizi: Do vendosim në provë Metën për ndryshimin e sistemit me referendum! Gjikondi: Ja pse deri në 31 mars reforma s'mund të miratohet
Për Myslim Murrizin, tryeza politike që u zhvillua mes PD dhe PS-së nuk është gjë tjetër vetëm se një 'çorbë e prishur'. Sistemi ideal sipas tij do të ishte ai me listat e hapura. Edhe nënkryetari i PR-së, Blendi Sulaj e pranoi se listat e hapura janë në interesin e partive të vogla. Palët kanë deklaruar se para 15 marsit do të miratohet reforma zgjedhore, por aktivistja e shoqërisë civile Brizida Gjikondi u shpreh se vendi deri në 31 mars ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme dhe bazuar në ligj nuk duhet të ketë asnjë ndryshim thelbësor të ligjeve që kanë të bëjë me zgjedhjet dhe me shumë gjera të tjera.
17 Janar 2020, 23:01