-
FMN, 174 milionë euro ndihmë të menjëhershme Shqipërisë për tërmetin dhe COVID-19
Tërmeti në 26 nëntor 2019 dhe pandemia botërore e Covid-19 kanë shkaktuar humbje dhe ndërprerje domethënëse në ekonominë shqiptare. Për të adresuar nevojën urgjente të bilancit të pagesave, FMN ka miratuar 190.5milionë dollarë (174 milionë euro) si ndihmë financiare në kuadër të Instrumentit të Shpejtë të Financimit.
10 Prill 2020, 22:39 -
Vdes e moshuara nga Tirana! Shkon në 23 numri i viktimave me COVID! Bie kurba e të infektuarve, 9 në 24 orët e fundit!
Pasditen e sotme ka ndërruar jetë një paciente e infektuar me COVID-19 duke e dërguar në 23 numrin e viktimave që kanë humbur jetën nga infeksioni. Kurba e të infektuarve me COVID-19 ka pësuar sërish ulje në javën e katërt, ku janë konfirmuar vetëm 9 raste të reja gjatë 24 orëve, edhe pse është kryer një numër i lartë testimesh prej 234. Lajmi i mirë, përveç 11 të shëruarve është se ka pasur një frenim të përhapjes së koronavirusit në qytetet e tjera të Shqipërisë.
9 Prill 2020, 11:01 -
17 raste të reja në 24 orë me COVID-19 në Shqipëri! 154 pacientë të shëruar/ Bilanci i ri
Numri total i të infektuave në Shqipëri ka shkuar në 400, ku mësohet se 58 prej tyre janë të shtruar në dy spitalet COVID në Shqipëri, specifikisht te spitali infektiv janë 52 të shtruar e ndërsa të "Shefqet Ndroqi" 6 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit, 23 pacientë të tjerë janë shëruar, e në total kjo shifër ka shkuar në 154.
8 Prill 2020, 11:34 -
COVID-19/ Te 'Shefqet Ndroqi' janë shtruar tre pacientë të tjerë, 4 në total! Manastirliu: Qeveria vendosi dje blerjen edhe të 50 respiratorëve të rinj
Në spitalin "Shefqet Ndroqi", i shndërruar prej pak ditën në COVID-19, ka shkuar në katër numri i pacientëve të shtruar. Ditën e sotme janë shtruar dhe tre pacientë të rij, përveç të resë e cila ishte prekur me koronavirus dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e apandesitit.
3 Prill 2020, 10:17 -
Itali, ulet numri i viktimave, rritet i të infektuarve dhe të shëruarve! Në 24 orë shënohen 727 të vdekur! Spanja tejkalon100 mijë infeksione
Në Itali ulet numri i vdekje dhe shënon rritje numri i të infektuarve dhe të shëruarve.Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 727 persona. Vdekjet nga infeksioni i koronavirusit në të gjithë botën kanë tejkaluar shifrën e 42,000 ndërsa rastet e infektimit deri tani janë më shumë se 860 000
1 Prill 2020, 08:58 -
Koronavirusi/ Manastirliu te '5 Pyetjet': Presim 10 mijë tamponë dhe 50 respiratorë të tjerë brenda prillit!
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh sonte në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv se kanë porositur dhe presin 10 mijë tamponë, por edhe 50 respiratorë të tjerë, përpos 54 që që janë blerë. Ministrja u shpreh se pa marrjen e masave të forta kurba do të ishte e rrezikshme, ndërsa shtoi se është ende herët që të flitet për rifillimin e jetës normale.
30 Mars 2020, 21:01 -
Ish-universiteti privat karantinë për COVID-19! Rama: Një spital i ri lufte për pacientët drejt shërimit! Gati për 30 ditë
Godina e një ish- universiteti privat në Tiranë do të shndërrohet në karantinë për të sëmurët e prekur me koronavirus që janë drejt shërimit. Sfida për qeverinë, siç kryeministri Edi Rama e quan është që brenda 30 ditësh, ai të shndërrohet në spital dhe të nisë nga puna. Kjo godinë, është pjesë e skenarit të katërt, pasi në skenarin e parë, të dytë dhe të tretë janë spitale të shtetit që do të vihen në shërbim për të prekurit me koronavirus në Shqipëri.
26 Mars 2020, 13:13 -
Lajm i mirë! Prova del me sukses, dopio ventilatorë dhe në Shqipëri, dyfishohen kapacitetet për të infektuarit me koronavirus
Në QSUT ka funksionuar prova që bënë dy laborantët që një aparat ventilimi ta lidhin me dy tuba për dy pacientë. Teknika sot është provuar dhe ka funksionuar duke ofruar mundësinë për të dyfishuar kapacitetet. Dy laborantët dentarë Besar Lalike dhe Eldian Cepeli kanë marrë përsipër me shpenzimet e tyre, të prodhojnë në laborator pjesë të aparateve të ventilimit. Pasditen e sotme u prononcua për Report TV, njëri nga dy djemtë, që morën iniciativën Besart Lalike.
23 Mars 2020, 22:39 -
Koronavirusi/ Një tjetër ditë e zezë për Italinë, 793 të vdekur brenda 24 orëve
Ka shkuar në 4,825 numri i të vdekurve nga koronavirus në Itali, ndërsa 793 viktima janë shënuar ditën e sotme. Sipas të dhënave nga autoriteti shëndetësor, deri tani janë konfirmuar 53.578 të infektuar nga pandemia në të gjithë vendin.
21 Mars 2020, 18:33 -
76 të prekur me koronavirus në Shqipëri, 59% e të infektuarve meshkuj! Dy pacientë lënë spitalin, në vetëkarantinim për 14 ditë
Pas 46 testeve të kryera për COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 6 persona, duke e çuar në total në 76 numrin e të infektuarve në Shqipëri. Referuar shifrave zyrtare të raportuara deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë, meshkujt janë më të prekurit në Shqipëri nga koronavirusi, ku përbëjnë 59% e të infektuarve, e ndërsa 41% janë femra. 6 rastet e reja janë vijojnë të jenë nga dy qytetet më të prekura, Tirana dhe Fieri dhe janë kontakte me pacientët e konifrmuar më herët pozitiv.
21 Mars 2020, 11:08 -
Koronavirusi/ Numra ngushëllues për jugun e Italisë dhe Shqipërinë (VIDEO)
Mënyra se si po përhapet koronavirusi, po vërtetohet çdo ditë edhe më shumë parashikimin e shkencëtarit të mirënjohur Roberto Gallo, i cili dy ditë më parë tha se epidemia po shtrihet nga lindja në perëndim dhe jo nga veriu në jug.
14 Mars 2020, 20:12