-
Rally Albania, etapa e 3 në Pogradec
Pas një etape steruese dhe të mundimshme si ishte ajo e 2, Rally Albania 2015 në ditën e 5- kishte itinerarin Tushemisht-Tushemisht, distancë e gjatë rreth 50 km. Ka qenë një etape e 3 jo shumë impenjative dhe e lodhshme, ku pjesa më e vështirë ishte hedhur pas një natë më parë.
italiani Ceci po vendos hegjemoninë
10 Qershor 2015, 22:04 -
Nishani: Isa Boletini ishte krenaria
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i shoqëruar nga delegacioni zyrtar shqiptar mori pjesë sot në ceremoninë solemne të rivarrosjes së eshtrave të Heroit Kombëtar, Isa Boletini, e cila u mbajt në Stadiumin “Adem Jashari” të qytetit të Mitrovicës, në Republikën e Kosovës.
në orët më tragjike të shqiptarisë!
10 Qershor 2015, 21:39 -
Dita e rivarrimit të heroit Isa
Isa Boletini eshte rikthyer pas 1 shekulli ne vendlindje. Ne ceremonine e rivarrimit ne Mitrovice kane marre pjese kreret e shtetit te Kosoves si dhe presidenti Bujar Nishani nga Shqiperia. Ra ne sy mungesa e perfaqesuesve te qeverise shqiptare. VIDEO FOTO
Boletini, homazhe në Mitrovicë
10 Qershor 2015, 11:40 -
Invest Macedonia Kosovë-Shqipëri
Në vazhdën e iniciativave që përmbushin misionin e saj, Zyra Ndërkombëtare, Invest Macedonia – Shqipëri dhe Kosovë organizon në datat 10 - 11 Qershor 2015 një tur mekarakter ekonomik dhe kulturor. Ky është një aktivitet i pari i këtij lloji që realizohet falë edhe bashkëpunimit të rëndësishëm që ka dhënë Bashkia e Kërçovës, e cila pas rreth 70 vjetësh drejtohet nga kryebashkiaku i parë shqiptar Fatmir Dehari. Qëllimi i këtij turi është prezantimi i mundësive konkrete të bashkëpunimit në fushën ekonomike e kulturore mes kësaj bashkie dhe Shqipërisë e Kosovës.
tur në Kërçovë: Rritje bashkëpunimi
10 Qershor 2015, 11:04 -
'Loro Boriçi', Rama:Pritëm 3 javë që
Qyteti i Shkodrës ka qenë ndalesa e radhës e Kryeministrit, Edi Rama në vazhdën e takimeve të tij elektorale për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Ai u ka bërë thirrje të gjithë shkodranëve që më 21 qershorë të votojnë Keti Bazhdarin, kandidaten e Aleancës për shqipërinë Europiane, si alternativën më të mirë.
t'merrnim çelësin e të nisnim punën
9 Qershor 2015, 21:26 -
Shqipëria, ja 10 vendet ku mund
Një blog italian i udhëtimeve “Indaco”, për të apasionuarit pas udhëtimeve në Ballkan, ka renditur dhjetë vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri. Sipas këtij blogu Shqipëria, vetëm dy hapa larg Italisë ofron për të apasionuarit
të përjetosh ëndrrën Ballkanike
9 Qershor 2015, 14:59 -
Bojaxhi: Projekti për Bulevardin
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi denoncoi sot mënyrën se si u harrua dhe kërkohej të zbatohej sipas tij, projekti për bulevardin e ri të Tiranës. Projekti parashikon që me paratë publike do të ndërtohet bulevardi dhe do të shpronësohen me tarifa qesharake pronarët e tokave, ndërkohë që ky investim publik rrit dhjetra në mos qindra herë vlerën e tokave anash bulevardit. Këtu, sipas Bojaxhi, hyjnë në lojë edhe klientët e kryetarit Basha dhe partisë së tij të cilët me informacionin paraprak kanë bërë kontrata parablerjeje përreth vijës ku do kalojë bulevardi. vendore
e ri, i lidhur me klientë të Bashës
8 Qershor 2015, 18:32 -
Çako me amb. grek Rokanas:
Policia greke dhe ajo shqiptare duhet të forcojnë më tepër bashkëpunimin kundër terrorizmit, trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar. Ky ishte konkluzioni i takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, me ambasadorin grek në Tiranë Leonidhas Rokanas.Gjatë takimit, Çako dhe Ambasadori i Greqisë Rokanas vlerësuan si mjaft të mira marrëdhëniet mes dy policive, si dhe kanë theksuar nevojën për t’i forcuar më tej këto marrëdhënie. VIDEO
Bashkëpunim kundër terrorizmit
8 Qershor 2015, 17:33 -
Basha takon Yee: Mazhoranca nuk
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan Hoyt Yee, i cili shoqërohej nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu të cilëve u ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e madhe që SHBA dhe ambasadori Lu po i japin iniciativës së Partisë Demokratike për procesin e dekriminalizimit. Kryetari i Partisë Demokratike ka ndarë me ta shqetësimin për mungesën e vullnetit të mazhorancës, sipas tij, për të miratuar aktet ligjore që do të ndalonin personat me precedentë kriminalë të garonin në zgjedhjet e 21 qershorit dhe të promovoheshin ne administratën publike.
e do procesin e dekriminalizimit
8 Qershor 2015, 16:16 -
Kosova me tregtarët: Më shumë
Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova takoi tregtarë të tregut të Shkollës së Bashkuar dhe banorë të lagjes të cilëve u shpjegoi politikën e tij të uljes së taksave, të nxitjes së prodhimit, krijimit të tregjeve të reja dhe luftës ndaj informalitetit.Sipas Kosovës, bashkia po bën gati fondet për të dhënë kredi pa përqindje, pa kolateral.
tregje, më shumë prodhim
7 Qershor 2015, 18:04 -
Kosova në rrugën e Durrësit:
Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova u shpjegoi banorëve të rrugës së Durrësit planin e tij për arsimin në Tiranë. Sipas Kosovës në 10 shkolla të reja është llogaritur që të strehohen rreth 7200 nxënës dhe 34 shkolla të tjera të rikonstruktohen, të ketë bibloteka dixhitale, të ketë ambiente për stomatologun për vizita.
Ndërtojmë 10 shkolla të reja
4 Qershor 2015, 21:15 -
Kodheli: Besim të plotë tek PU
Në mjediset e Policisë Ushtarake (PU) u organizua një ceremoni me rastin e përfundimit të stërvitjes me instruktorët italianë me temë: “Certifikimi i Policisë Ushtarake për misionet jashtë vëndit”. Kjo stërvitje u zhvillua përgjatë periudhës 22 prill deri më 23 maj 2015.
vlerësim për 2 ushtarakët Italianë
4 Qershor 2015, 16:35 -
Meta me studentë të Beratit: Duam
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, së bashku me kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Beratit, Petrit Sinaj, zhvilluan një takim me studentët e beratit, që vazhdojnë studimet në Tiranë. VIDEO
angazhimin tuaj në projektet tona
4 Qershor 2015, 11:49 -
Berat, asgjesohen 132 rrënjë
Policia e Beratit ka asgjesuar 2 parcela me 132 bimë rrënjë narkotike të dyshuara si Kanabis Sativa në fshatin Osmëzezë të Beratit ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet E.T, banues në Tiranë. 25 vjeçari dyshohet si autor i mbjelljes së 3049 rrënjëve bimëve narkotike të gjetura po në këtë fshat. Bimët varionin deri në 20 cm të larta dhe janë asgjësuar me anë të djegjes.
Kanabis në kërkim kultivuesi
3 Qershor 2015, 20:36 -
Meta: Model i ri zhvillimi ekonomik
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaron se Shqipëria po i drejtohet një modeli të ri të zhvillimit ekonomik. Sipas tij modeli që kërkohet dhe që është nisur të ndërtohet, kërkon një thellim të mëtejshëm të ristrukturimit të ekonomisë, identifikim të prioriteteve ekonomike. Këtë model Meta e ka cilësuar si arsyen pse në fokusin e qeverisë bujqësia po shndërrohet në prioritet të zhvillimit. Deklarata e Metës është bërë gjatë promovimit të librit “Ndërhyrja e Shtetit në Ekonomi” me bashkautorë Prof. Dr. Aristotel Pano dhe Prof. Dr. Anasatas Angjeli. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni, Meta u ndal në vlerat që mbart ky libër si dhe në rëndësinë që ka për analizimin dhe për dhënien e rekomandimeve konkrete për ekonominë shqiptare.
bujqësia prioriteti ynë madho
3 Qershor 2015, 19:26 -
Xhixho në njësinë 9: Me Kryetarin e
Kryesuesja e listës së Lëvizjes Socialiste për Integrim për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Erisa Xhixho ka premtuar në një takim me banorët e Njësisë Bashkiake nr.9 në kryeqytet se pas 21 qershorit, do të zgjidhet përfundimisht problemi i legalizimeve. Sipas Xhixhos kjo do të realizohet falë bashkëpunimit të shkëlqyer që do të ekzistojë ndërmjet qeverisë qendrore dhe bashkisë. VIDEO
ri zgjidhim problemin e legalizimeve
3 Qershor 2015, 15:38 -
Mziu me kuksianët: Edi Rama
Kandidati i djathtë për Bashkinë e Kamzëz Xhelal Mziu ka deklaruar se këto zgjedhje do të shënojnë humbjen më të thellë të të majtëve në Kamëz në 25 vite.Deklarata është bërë gjatë një takimi me banorë të komunitetit Kuksian në Kamëz dhe Paskuqan,ku morën pjesë edhe ish-ministri i Bujqësisë dhe i deleguari i PD-së në Kamëz dhe Paskuqan z. Jemin Gjana, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë z. Asllan Dogjani, të cilët kanë kërkuar mbështetje të Kuksianëve për Xhelal Mziun. Mziu tha se Kamza dhe Kukësi nuk kanë kundërshtar as Hasanin, as Gjicin, por kundërshtari i Kukësit dhe i Kamzës është Edi Rama.
ndëshkoi Kamzën se votoi djathtas
3 Qershor 2015, 15:25