-
Inceneratori i Tiranës, SPAK zbulon si u bë tarifa 29 euro/ton: Kostot e ndërtimit u frynë në vlerën 25 mln euro
Report Tv dhe shqiptarja.com ka siguruar dosjen e vendimit të gjyqtares së GJKKO Irena Gjoka. Në dosje zbulohet mënyra si u arrit llogaritja e tarifës 29 Euro/ton që duhet të paguanin njësitë e qeverisjes vendore për depozitimin e mbetjeve në inceneratorin e Tiranës. Zbardhet dhe emaili i Klodian Zotos: 102 milionë euro u bënë 128 milionë në koston e studimit të fizibilitetit.
9 Dhjetor 2023, 20:43 -
Inceneratori i Tiranës, Report Tv siguron dosjen! Zoto dinte 'sekretet' para shpalljes së koncesionit! Këshilltari i Kokës e informonte me email! Njihte komisionin pa u zgjedhur
Administratori i kompanisë që fitoi koncensionin e inceneratorit të Tiranës, Klodian Zoto, informohej në kohë reale për të gjithë veprimet dhe diskutimet rreth këtij projekti. Në kompjuterin e tij u gjetën komunikime me zyrtarë të asaj kohe të Ministrisë së Mjedisit , por edhe me kryetaren e komisionit të koncensionit, për të cilën kishte dijeni se do të ishte në komision para zyrtarizimit.
9 Dhjetor 2023, 17:48 -
Inceneratori i Tiranës, Report Tv siguron dosjen: Klodian Zoto dinte procedurat para se të shpallej koncesioni, zbulohet emaili nga Ministria e Mjedisit
Report TV siguron dosjen e vendimit lidhur me masat e sigurisë për 15 personat në hetim për ndërtimin e landfillit, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”. Nga dosja e SPAK zbulohet se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë qenë në dijeni të procedurave përpara se të shpallej procedura e dhënies së koncesionit.
9 Dhjetor 2023, 14:51 -
Firmosen 15 urdhërarreste për 'Inceneratorin e Tiranës'! Ekzekutohen 6 'arreste në burg', 6 ‘arrest shtëpie’, 3 në kërkim! Klodian Zoto e Mirel Mërtiri përfituan 409 mln lekë me fatura false
Prokuroria e Posaçme zbardh skemën e dhënies së koncesionit për inceneratorin e Tiranës, veprimet që janë kryer dhe rolin e secilit. Deri tani janë firmosur 15 urdhërreste nga të cilat u ekzekutuan 12 ndërsa mbeten në kërkim 3, dy prej tyre Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, koka e kësaj afere. SPAK thotë se shumica e 409 milionë lekëve të përfituara nga fatura falso është tërhequr cash dhe është nxjerrë jashtë vendit.
9 Dhjetor 2023, 10:13 -
SPAK lëshon 15 masa sigurie për investigimin e inceneratorit të Tiranës, Report Tv zbardh ekskluzivisht emrat
SPAK ka lëshuar 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, disa prej të cilëve janë arrestuar dhe disa janë në kërkim. Report Tv ka mësuar se mes urdhër-arresteve, janë Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.
8 Dhjetor 2023, 20:32 -
Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës! Veliaj publikon faturat: Kavaja pagoi 122 mln lekë për inceneratorin! Opozita: Tirana 6 mln euro
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka nisur me debate. Teksa kryetari i Bashkisë Erion Veliaj po fliste për ndërtimin e shkollave të reja dhe investimet në arsim, këshilltarët e Partisë së Lirisë i ndërprenë fjalën disa herë.
15 Shtator 2023, 17:13 -
Berisha: Fitimi i Veliajt dhe klanit të plehrave mbi 1 miliardë në 30 vite, SKAP-i e amniston
Sali Berisha vijon denoncimet në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Kreu i Rithemelimit ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se sipas tij ka kryer një akt tjetër anti-ligjor.
4 Shtator 2023, 13:26 -
Ndryshime në qeveri? Rama: Prisni dhe pak ditë! Zgjedhjet e parakohshme, thashetheme! Për 'Belerin' Greqia të thotë ç'të dojë, s'ndërhyjmë tek drejtësia
Aludimet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, shefi i qeverisë Edi Rama, i mohoi kategorikisht, duke i cilësuar si thashetheme poshtë çadrës së plazhit në këto ditë fundgushti, ndërsa la të hapur mundësinë e riformatimit të qeverisë, e megjithatë për këtë duhet të presim Asamblenë e PS-së që pritet të mblidhet në fillim të shtatorit.
25 Gusht 2023, 13:16 -
Braimllari thirrje SPAK: Ndërprit pagesat për inceneratorin e Tiranës
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari i bën thirrje SPAK që të ndërpresë pagesat për inceneratorin e Tiranës. Në një deklaratë për mediat, Braimllari hedh akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, për të cilin thotë se është përgjegjësi kryesor i aferës së inceneratorit.
18 Gusht 2023, 13:28 -
Berisha sulmon Veliajn për inceneratorin e Tiranës: Me firmën e tij u ngarkoi 1 miliardë euro pagesa mbi shpatulla, taksapaguesve shqiptarë
Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka sulmuar sërish kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn lidhur me inceneratorin e Tiranës. Sipas Berishës, Veliaj me firmën e tij u ka ngarkuar taksapaguesve shqiptarë 1 miliardë euro pagesa, për djegësin e Tiranës. Në fjalën e tij Berisha paralajmëroi protesta, ndërsa tha se Erion Veliaj nuk do i shpëtojë verdiktit të qytetarëve
16 Gusht 2023, 14:52 -
Lulzim Basha: Inceneratorët dhe ‘Mali i Tiranës’ janë dy faqe të së njëjtës monedhë
Kreu i PD Lulzim Basha thotë se inceneratorët dhe “Mali i Tiranës” janë faqet e së njëjtës monedhë, ku paratë e korrupsionit pastrohen përmes skemave të ndërtimit të kullave. Basha përsërit thirrjen që SPAK të hetojë ndërsa kërkon vetting të politikanëve.
10 Gusht 2023, 14:19 -
Landfilli i Sharrës nën administrimin e shtetit, Baçi: Bashkitë e qarkut të Tiranës debitore prej 3 muajsh! Nëse s'paguajnë kaos në mbledhjen e mbjetjeve urbane
Pas vendimit për sekuestrimin e pronave përfshi dhe projektin e inceneratorit të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, impianti i mbetjeve tashmë administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme
10 Gusht 2023, 12:59 -
Sekuestrimi i kompanisë së inceneratorëve të Tiranës, Basha: Rama ka ndërtuar një shtet me të korruptuar
Lulzim Basha ka vijuar me takimet në bazë, ku kësaj radhe ka takuar strukturat drejtuese të Qarkut Gjirokastër. Nga ku takim, Basha ka komentuar sekuestrimin e kompanisë së inceneratorëve të Tiranës, ku thotë se dosja e kësaj afere është një dëshmi se Rama ka ndërtuar një shtet të të korruptuarve.
2 Gusht 2023, 13:37 -
Sekuestrimi i kompanisë së inceneratorit të Tiranës, Veliaj: SPAK i mirëpritur të zbardhë paligjshmëritë! Akuzat e opozitës? Histeri 'non grate'
Sekuestrimi i kompanisë e cila menaxhon landfillin e Tiranës, Integrated Energy B.V SPV”, nuk do të ndikojë në menaxhimin e mbetjeve në kryeqytet. Bashkia e Tiranës do të vijojë të jetë klientë e kompanisë, e cila tashmë do të menaxhohet nga shteti. Report Tv ishte sot në Landfillin e Sharrës ku konstatoi se puna vijon normalisht.
1 Gusht 2023, 17:48 -
Sekuestrohet kompania e inceneratorit të Tiranës, reagon opozita: Vendim i vonuar, SPAK të shkojë te peshqit e mëdhenj! Paratë e shqiptarëve të kthehen në buxhet
Pasi SPAK njoftoi për sekuestrimin e kompanisë së Inceneratorit të Tiranës, kanë qenë të shumta reagimet nga opozita. Basha, Tabaku, kryemadhi por edhe të tjerë, i kërkojnë SPAK të shkojë tek peshqit e mëdhenj.
1 Gusht 2023, 14:56 -
SPAK sekuestron kompaninë e inceneratorit të Tiranës, Zoto dhe Mërtiri pronarë de facto të “Integrated Energy B.V SPV”! Përfituan 4 mln euro
Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë.
1 Gusht 2023, 12:14 -
PL akuza Veliajt: SPAK ta hetojë për inceneratorin e Tiranës
Nënkrytari i PL-së, Endrit Braimllari ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj se ëhstë ideator i aferës korruptive në çështjen e incenerartorëve. Braimllari thotë e në Veliaj nuk pati guximin të përballej me këshilltarët e opozitës për këtë çështje.
21 Korrik 2023, 11:45 -
DOSJA/ SPAK kërkon arrestimin, zbardhet kërkesa drejtuar Kuvendit! Ish zv/ kryeministri në hetim për Inceneratorin Elbasanit, Fierit e Tiranës! Në dosje dhe Alda Klosi
Në kërkesën prej 12 faqesh drejtuar Kuvendit, Prokuroria e Posaçme ka renditur të gjitha provat kryesore që sipas saj duhet ta çojnë ish-z. Kryeministrin Arben Ahmetaj në qeli. SPAK thotë se Ahmetaj ka përfituar para dhe pasuri nga Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto pas çdo vendimmarrje të tij për inceneratorët. REPORT TV dhe Shqiptarja.com zbardh dosjen: 138 komunikime telefonike dhe 3287 mesazh mes Ahmetaj dhe Mirel Mertirit.
11 Korrik 2023, 08:22 -
Inceneratori i Tiranës/ Kryebashkiaku i Kavajës lë në fuqi kontratën: Do negocioj për një çmim më të mirë
Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka vendosur të mos anulojë kontratën me impiantin e Mbetjeve në Sharrë, pavarësisht se Partia Demokratike që ai përfaqëson flet për një aferë korruptive.
19 Qershor 2023, 23:36