-
Vuçiç: Mos më detyroni t’ju flas se në çfarë presioni ndodhet Edi Rama që u dogj flamuri serb
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në lidhje me djegien e flamurit serb gjatë vizitës së tij në Tiranë, duke thënë se për këtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet nën presion.
25 Dhjetor 2021, 01:46 -
Grisën dhe dogjën 4 flamuj serb gjatë protestës së Berishës, Gjykata cakton 'detyrim paraqitje' për dy të arrestuarit! Vokshi: Arrestimet ishin të paligjshme! Protestat s'do ndalen
Detyrim paraqitje ka caktuar sot Gjykata e Tiranës për Astrit Carën dhe Besnik Balanin, dy personat e arrestuar gjatë protestës së Berishës, pasi grisën e dogjën 4 flamuj serb.
23 Dhjetor 2021, 11:26 -
Protesta e Berishës kundër Vuçiç, Brnabiç: Pati mbështetje edhe nga Beogradi! Politikan i së shkuarës që kërkon të ndërtojë politikën e tij me konflikt
Për kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç Sali Berisha është një politikan i së shkuarës që kërkon të ndërtojë politikën e tij me konflikt dhe jo bashkëpunim. Këto komente, kryeministrja serbe i bëri pas protestës një ditë më parë të Berishës kundër ardhjes së Aleksandar Vuçiç në Tiranë dhe nismës 'Open Balkan'.
21 Dhjetor 2021, 08:50 -
Dogjën 4 flamuj të Serbisë, vihen në pranga 2 persona, nën hetim penal edhe 4 adoleshentë! Reagon Vuçiç: Shqipëria veproi me shpejtësi dhe seriozitet
Dy persona janë vënë në pranga dhe 6 adoleshentë janë proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi dogjën 4 flamujt e Serbisë një ditë më parë, gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha, kundër nismës së ‘Ballkanit të Hapur’
21 Dhjetor 2021, 08:40 -
Protesta e Berishës, Çollaku: E sabotoi duke sjellë fanatikë poshtë selisë për të thirrur 'Basha ik'! Një bërthamë e ngushtë përreth ish-kryeministrit synon të krijojë strukturë paralele me PD
Në emisionin '5 Pyetje nga Babaramo', Çollaku u shpreh se pikërisht ky 'sabotim' ishte dhe arsyeja pse Berisha pati një pjesëmarrje të ulët sot në protestën e thirrur prej tij, kundër ardhjes së Presidentit serb në Tiranë, Aleksandar Vuçiç dhe nismës 'Open Balkan'.
20 Dhjetor 2021, 22:08 -
Protesta e Berishës, Bylykbashi në '5 pyetje': Treguam kush është opozita, për 8 vite inekzistente! Politikanëve i duhet 'Votingu' jo Vetingu
I ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi foli rreth protestës së organizuar pasditen e kësaj të hënë nga Sali Berisha në kuadër të "Ballkanit të Hapur", duke cilësuar se kjo nismë është në kundërshtim me interesant e shqiptarëve dhe Kosovës.
20 Dhjetor 2021, 22:05 -
Protesta e Berishës, Basha: Iu bashkuan edhe ata që e urrejnë, por i janë vënë pas për interesa personale! Dhashë urdhër për vrasjet në 21 janar? Shpifje e ulët nga Arben Imami
Lulzim Basha është shprehur se ka ndjerë keqardhje ku ka parë dhjetëra demokratë në selinë e PD-së, për t’iu bashkuar protestës së Sali Berishës. Ai tha se në oborr, përveç disa demokratëve, krah Berishës qëndrojnë persona që e urrejnë, por sot e mbështesin për interesa personale.
20 Dhjetor 2021, 21:19 -
Pajtim Bello: Një shaka pa kripë e pseudopatriotëve!
E bombardoi opinion se do bënte një demostratë kombëtare kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë. Në fakt Saliu nuk e ka patur seriozisht. Ai nuk mund të protestonte kundër aleatit të vet Vuçiç, trashëgimtarin që ia la Millosheviçi. Ia donte puna, që duke e përdorur si karrem, në shesh të mblidhte qindra mijra shqiptarë nga të gjitha trevat. Të paktën ai kishte besuar se shqiptarët lehtësisht do të gënjeheshin, do të binin në grackë si mizat pas mjaltit.
20 Dhjetor 2021, 21:11 -
Protesta e Berishës, Mero Baze: Fundi i një mashtruesi që hallet e veta i shet si halle të kombit
Botuesi i Gazetës TemA, Mero Baze është tallur me protestën e bërë sot nga ish-kryeministrit, Sali Berisha. Ai ka komentuar me ironi pjesëmarrjen e ulët në protestën e sotme, e që sipas tij e gjitha është një tregues i fundit të Berishës.
20 Dhjetor 2021, 20:10 -
Editorial
Bollino: Sheshi bosh i Sali Berishës! Ku përfunduan 40.000 anëtarët e referendumit anti-Basha?
Një prani e papërfillshme e demaskuar nga droni i Report TV që tregoi nga lart përmasat e vërteta të pjesëmarrjes që as telekamerat e TV të familjes, të vendosura pak sipër kokave të pjesëmarrësve, nuk mundën të shumëfishonin, siç do të dëshironin.
20 Dhjetor 2021, 19:47 -
Mero Baze: Mitingu që provoi se Berisha është një pakicë në opozitë
Mitingu i sotëm i Sali Berishës është një nga ato rastet që i shkon shumë fjala e urtë popullore, “të vësh vetulla e të nxjerrësh sytë”. Është rasti kur njeriu e pëson pasi beson gënjeshtart e veta, dhe e pëson.
20 Dhjetor 2021, 19:15 -
Premton rikthim të PD në pushtet, dështimi drastik i Berishës që në tentativën e parë për të treguar forcën
Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, ndonëse nuk i fitoi zgjedhjet, maksimalizoi rezultatin e saj dhe shkurtoi diferencën me PS-në, duke marrë 622 187 vota, ose 39.43 % të votave, bashkë me aleatët.
20 Dhjetor 2021, 17:50 -
Protesta e Berishës, reagimi i parë i PS: U thirr për halli e Saliu dhe aspak për 'Ballkanin e Hapur'! Drejtësia të hetojë aferat korruptive të familjes Berisha
Teksa Berisha ka mbledhur një grup demokratësh përpara kreministrisë, Taulant Balla nga kuvendi është shprehur se kjo protestë nuk po mbahet për "Ballkanin e Hapur", por për hallin e Sali Berishës.
20 Dhjetor 2021, 17:41 -
Protesta anti-Vuçiç e Sali Berishës/ Ja lidhjet e ‘Doktorit’ me Miloseviç, nga takimet e fshehta, akuzat e rënda ndaj UÇK-së tek lobimi kundër pavarësisë së Kosovës
Berisha mban protestën politike me pjesëmarrjen më të ulët në historinë e pluralizmit, arsyet që nga halli i tij familjar, lufta kundër SHBA tek lidhjet e forta me qarqet e Beogradit nga furnizimi me naftë i Millosheviçit, pozicioni kundër Rambujesë deri tek përndjekja e Adem Jasharit.
20 Dhjetor 2021, 17:04 -
Ylli Pata: Rasti 'Soros' e 'Fazliç'- standardi i dyfishtë i Berishës e mbështetësve të tij
Tashmë prej vitesh, Sali Berisha dhe një enturazh i tij mediatik ka vënë si shënjestër sulmi George Soros-in, e grupin e tij të “Shoqërisë së Hapur”, duke e cilësuar si burim i të këqijave.
20 Dhjetor 2021, 17:02 -
Berisha i ka sjellë protestues në derën e selisë, Basha e injoron, uron deputeten e tij Flutura Açka për çmimin e marrë: Krenar që je pjesë e familjes sonë
Në selinë e PD-së janë mbledhur dhjetëra protestues kundër ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç, protestë kjo e thirrur nga Sali Berisha, megjithatë, Lulzim Basha i është përgjigjur me indiferencë.
20 Dhjetor 2021, 16:14 -
FOTOLAJM/ Berisha shet protestën e Metës si të tijën, publikon foton me mijëra protestues ku ndodhet edhe Basha
Edhe njëherë sot, Sali Berisha ka tentuar të manipulojë opinionin publik. Ai ka postuar në Facebook një foto nga protesta e 2 marsit të 2020 e organizuar nga Ilir Meta, ku duken me mijëra protestues në shesh, duke tentuar të tregojë se ata protestues janë mbledhur sot në protestë e thirrur prej tij.
20 Dhjetor 2021, 15:49 -
A do dalë Evi Kokalari në protestën e sotme të Sali Berishës?
Është pra e qartë se më shumë sesa kundër Serbisë e për bashkim kombëtar, Berisha këtë protestë po e zhvillon për të mbrojtur veten dhe familjen që i është shpallur “non-grata”, për të rritur legjitimitetin përballë Bashës e Ramës, e për të treguar se opozitën në Shqipëri tashmë de facto e drejton ai.
20 Dhjetor 2021, 15:03 -
Berisha s'mbledh dot protestues as sa çereku i Bashës, por paralajmëron: Lul Brava do të mbash përgjegjësi në mënyrë shembullore nëse s'njeh shumicën tonë! Report Tv sjell pamjet me dron (VIDEO)
Protesta e parë kombëtare e thirrur nga Sali Berisha nuk zgjati as 2 orë, ndërkohë që pjesëmarrja ishte e ulët. Protesta u organizua si një tubim kundër Ballkanit të Hapur dhe vizitës së Vuçiç në Tiranë. megjithatë, Berisha nuk kursey një paralajmërim për kryedemokratin Basha kur tha se se nëse nuk njeh rezultatetet e referendumit për shkarkimin e tij, do mbahet përgjegjësi në mënyrë shembullore.
20 Dhjetor 2021, 12:05