-
14 Maji, konfirmohen kandidatët në 11 bashki, Tirana me 6 emra! Në garë edhe komunisti Marko Dajti, u regjistrua me firmën e Flamur Nokës
KQZ ka regjistruar zyrtarisht kandidatët për kryebashkiakë për 11 bashkitë e mëdha të vendit. Për kryeqytetin, në garë do të jenë 6 kandidatë, ku përballë Erion Veliajt rrymat opozitare do të kenë 5 emra. KQZ regjistroi edhe kandidatin e “Frontit të Majtë” Marko Dajtit, që përdori firmën e Flamur Nokës për tu bërë pjesë e procesit zgjedhor.
5 Prill 2023, 12:57 -
Zgjedhjet e 14 majit, Meta në Malësinë e Madhe: Shkodra do jetë në krye të rezultateve, fitojmë 5 me 0! Socialistët, të panikosur pa propozime
Gjatë një takimi me mbështetës në Malësinë e Madhe, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh i bindur për një fitore 5 me 0 në të gjitha bashkitë e Shkodrës ku votohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.
5 Prill 2023, 11:53 -
Kandidatët për zgjedhjet e 14 majit, Yuri Kim dhe ambasadorja e BE-së takojnë Celibashin: I garantova se KQZ mbetet e baraslarguar nga politika
Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ajo e BE-së Christiane Hohmann ka zhvilluar sot një takim me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashin për kandidatët e 14 majit. Takimi në zyrat e KQZ-së vjen ditën kur Celibashi do të nisë miratimin e kandidatëve për kryebashkiakë të propozuar nga partitë politike
5 Prill 2023, 10:34 -
Financimi i partive, lançohet platforma online e raportimit! Celibashi: Mjet efikas monitorimi! Ambasadorja e BE-së: Fuqizon qytetarët, lufton korrupsionin
Partitë politike dhe kandidatët do raportojnë online financat e tyre. Prezantohet plaftorma e ngritur në bashkëpunim mes KQZ dhe BE. Prej janarit, financiarët e partive janë trajnuar. Për ambasadoren e BE, Hofmann, platforma fuqizon qytetarin
5 Prill 2023, 10:17 -
Kim për Berishën: ‘Non grata-t’ duan t'i vënë zjarrin vendit, s'duhen votuar! SHBA i ka shpallur të korruptuar, ata premtojnë se do luftojnë korrupsionin
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se shqiptarët nuk duhet të votojnë personat e shpallur 'Non Grata'. Sipas saj ata nuk mund të jetë përfaqësuesit e shqiptarëve.
4 Prill 2023, 18:48 -
‘Vendoret’, Gështenja në Report Tv: Do bëj fushatë vetëm për PD-në zyrtare, demokratët të votojnë për Këshillin Bashkiak! Nuk mbështes kandidatët e koalicionit Meta-Berisha
Partia Demokratike do të dalë në zgjedhjet vendore me kandidatët e saj, por vetëm në disa bashki të vendit. Ndonëse i kanë lënë rrugën të hapur kandidatëve të Berishës në shumicën e bashkive të vendit, deputeti demokrat Lefter Gështenja thotë në Report Tv se nuk do t’i mbështesin kandidatët e koalicionit Meta-Berisha.
4 Prill 2023, 14:31 -
Akuzat se ka qenë i dënuar në Greqi, Partia e Lirisë kërkesë në KQZ: Të çregjistrohet nga zgjedhjet kandidati i PS për bashkinë e Kuçovës! Prokuroria të nisë hetimet
Partia e Lirisë ka depozituar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kërkesën për ndalimin e kandidimit të Kreshnik Hajdarit kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Kuçovës. Kërkesa e Partisë së Lirisë dhe koalicionit Meta-Berisha vjen pas daljes në media të një dënimi që Kreshnik Hajdari ka marrë në Greqi dhe nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
4 Prill 2023, 13:23 -
Berisha në Tropojë: Vitet e qeverisjes së Ramës kanë qenë diskriminim ekstrem për veriun
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha gjatë një takimi me simpatizantët demokratë në Tropojë, ka akuzuar qeverinë për diskriminim të trevave të veriut të Shqipërisë, duke i lënë pa investime të rëndësishme që nxisin zhvillimin.
4 Prill 2023, 12:26 -
Meta në takim me nxënësit e shkollës së mesme në Tiranë: Nuk iu zëvendësojmë dot me bangladeshas, mos u largoni nga Shqipëria
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me nxënës të shkollës së mesme profesionale në Tiranë, ‘Gjergj Cano’ ku u bëri thirrje të rinjve që të mos largohen nga Shqipëria, duke u premtuar se Partia e Lirisë do të ndërmarrë politika për zhvillimin e tyre.
4 Prill 2023, 10:33 -
Përdori firmën e Flamur Nokës për t’u regjistruar në zgjedhje, KQZ refuzon kandidimin për këshillat bashkiakë të Partisë 'Fronti i Majtë'
Firma e Flamur Nokës nuk e ka ndihmuar “Frontin e Majtë” të Marko Dajtit që të regjistrohet në zgjedhje për parlamentin vendor të Tiranës, edhe pse për këtë bashki synon edhe drejtimin.
3 Prill 2023, 22:04 -
Rama gati të nisë podacastin e tij, Klosi në 'Kontrast': Do të jetë pjesë e fushatës, është më pranë komunikimit me qytetarët! Vangjeli: Ka zgjedhur armën e tij më të fortë
Kryeministri Edi Rama do të nisë së shpejti podcastin e tij, ndërsa sekretari i Organizativ i Partisë Socialiste Blendi Klosi, e cilëson këtë qasje për të qenë në komunikim me pranë me qytetarët. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Klosi tha se kjo do të jetë edhe në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit
3 Prill 2023, 15:12 -
Në kohën e një errësire të madhe do të lindë dielli përsëri!
Shqipëria e viteve '90, ishte e varfër e dilte nga një Regjim që ishte konsideruar më të egrit në Europë dhe më gjerë, por shqiptarët kishin shumë shpresa, ëndrra e mbi të gjitha ishin të uritur për liri e ishin të gatshëm të sakrifikonin gjithçka për ta fituar atë!
3 Prill 2023, 08:30 -
Meta me kandidatin për Bashkinë Berat: Rilindja rrit taksat e nuk japin llogari! Bashkimi me Berishën? S’është për pushtet, do sjellim ndryshim
Kreu i PL-së, e konsideroi si bashkim për ndryshim e jo për pushtet koalicionin me Berishën. Edhe pse me një karrierë të gjatë në politike, dikur kundërshtarë dhe pjesë e posteve më të lartë në qeveri, Meta thotë se ky çift politik vjen sepse shteti ka nevojë për ta, pasi sipas tij ata do të ofrojnë një model në Shqipëri, që mesa duket, mungon.
2 Prill 2023, 17:46 -
Ben Andoni: Dy PD-të, shumë të vogla për pritshmëritë e shqiptarëve
Të dyja PD-të, njëra legale që përfaqësohet nga z. Alibeaj dhe tjetra, që u ngrit nga i ashtuquajturi “Rithemelimi”, e cila drejtohet nga Z. Berisha janë shumë të vogla për përfaqësimin e shqiptarëve. Ashtu si nga ana tjetër, gjithnjë e më i vogël po bëhet përfaqësimi i Partisë Socialiste
2 Prill 2023, 16:47 -
Berisha nga Shkodra për 32-vjetorin e masakrës së 2 prilli: Asnjë votë për Partinë Demokratike, është votë për Edi Ramën
Nga Shkodra, ku mori pjesë në një ceremoni të zhvilluar nga Bashkia e këtij qyteti për 32-vjetorin e Masakrës së 2 prilli, ish-Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve që askush të mos votojë PD-në zyrtare. Ai tha se çdo votë për ‘binomin Basha-Alibasha është votë për Edi Ramën.
2 Prill 2023, 12:07 -
Fatos Tarifa: Përgjigje reagimeve pas shkrimit tim për kryebashkiakun Veliaj
Ndërtesat e larta, që disa “i urrejnë” ose u tremben, mua nuk më shqetësojnë dhe lartësia e tyre nuk më tremb; përkundrazi i pelqej. Ato e bëjnë Tiranën një qytet modern. Të mos harrojmë se gati njëçerekun e shekullit të 21-të, po e lëmë pas. Asnjë qytet, askund në botë nuk ka mbetur sot ai që ka qenë 50 vite më parë, me përjashtim, ndoshta të Reykjavikut.
2 Prill 2023, 10:43