-
I vuri tritol objektit në Shëngjin, në pranga një 21-vjeçar! Shpërthimi i parë nga 2 të tilla brenda 3 javësh, i riu dyshohet se ishte paguar për sulmin
Policia e Lezhës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga të dyshuarin për vënien e eksplozivit më 19 nëntor në Shëngjin, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në objektin në pronësi të shtetasit Liman Gjoka 56-vjeç banues në Tiranë.
31 Dhjetor 2020, 09:56 -
Shkodër/ I vunë tritol në makinë, flet pronari: Nuk e di kush mund ta ketë bërë! Fuoristrada ka qenë e parkuar që paradite
Pas shpërthimit me tritol mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ka reaguar pronari i makinës, Nazmi Badulla. Në dëshminë e tij të dhënë në në polici, ai është shprehur se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë vendosur tritolin në makinën e tij.
27 Dhjetor 2020, 11:57 -
Shpërthim me tritol në makinën e Nazmi Badullës në Shkodër, ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë! Pronari me precedentë penalë
Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Partizani në Shkodër. Tritoli mësohet se është vendosur në makinëne e Nazmi Bandullas. Makina ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë
26 Dhjetor 2020, 20:39 -
Lezhë/ Shpërthim në një objekt në ndërtim në Shëngjin! Hera e dytë brenda 3 javëve
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pak pas mesnatës së djeshme në Shëngjin, pranë një objekti në ndërtim. Ngjarja ka ndodhur në orën 00:10 tek 'Rana e Hedhun' në një objekt në ndërtim në pronësi të Liman Gjokës, 56 vjeç banues në Tiranë.
11 Dhjetor 2020, 08:52 -
Tritol makinës së vlonjatit, autorët nuk e shpërthyen se makina përdorej ditëve të fundit nga gruaja e shënjestrës dhe fëmijët
Zbardhet dinamika e ngjarjes në Vlorë ku u gjet 600 gramë tritol poshtë një makine. Burime për report tv bëjnë me dije se ditët e fundit makinën e kishte gruaja e shënjestrës e cila gjatë këtyre ditëve udhëtonte me fëmijët, motiv që mendohet të ketë shtyrë aktivizimin e tritolit.
22 Nëntor 2020, 10:32 -
Një muaj më parë i ekzekutuan vëllanë/ Shpërthim në shtëpinë e Talo Çelës, në oborr u gjet 2.8 kg tritol i paplasur! I shumëkërkuari e kontrollon nga arratia me kamera (VIDEO)
Në orët e para të mëngjesit të sotëm i është vënë tritol shtëpisë së Talo Çelës të shumëkërkuarit nga Elbasani i cili ndodhet në kërkim për grabitjen e Rinasit dhe për atentatin me armë zjarri të 2 vëllezërve Haxhia në Durrës.
5 Nëntor 2020, 07:18 -
1 kg tritol poshtë makinës së biznesmenit në Elbasan, 25 vite burg Astrit Sinanajt, mik i vrasësit me pagesë
Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 25 vite burg Astrit Sinanaj, i cili i tentoi të vrasë biznesmenin Fuad Verzivollin më 6 maj 2017 në Elbasan duke i vendosur poshtë makinës 1 kg tritol C4, që fatmirësisht nuk shpërtheu.
8 Korrik 2020, 19:31 -
22 vite nga sulmi me tritol ndaj gazetares, Zenepe Luka për Report TV: Do kërkoj drejtësi sa të kem frymë
10 maj 1998 është data që ndryshoi rrënjësisht jetën e Zenepe Lukës, gazetares në 'Koha Jonë' ndaj të cilës u tentua të asgjësohet familjarisht . Kanë kaluar 22 vite që nga ajo kohë, kur në derën e shtëpisë së saj u vendos 6 kg tritol, ku përveç dëmeve të mëdha materiale, mbetën të plagosur dhe dy fëmijët e saj.
10 Maj 2020, 19:23 -
Vdekja e punëtorit në guroren e Niklës! Arrestohet përfaqësuesi ligjor dhe dy të tjerë, në kërkim administratori me teknikun
Për ngjarjen u arrestuan përfaqësuesi ligjor i gurores Neritan Jaupi 42 vjeç dhe dy punëtorë të firmës B. C. 32 vjeç dhe G. D. 48 vjeç, ndërsa në kërkim u shpallën administratori K. M. 34 vjeç nga Tirana dhe drejtuesi teknik A. K. 66 vjeç, banues po në Tiranë.
2 Mars 2020, 09:52 -
Shpërthim tritoli pa leje në guroren në Krujë! Vdes punëtori, plagoset tjetri...Shoqërohet në polici përfaqësuesi i kompanisë
Një punëtor ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur nga një shpërthim tritoli në një gurore në Kurçaj të Niklës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka ndërruar jetën Asllan Jaupaj 55 vjeç dhe ka mbetur i plagosur ka mbetur Gani Demushaj 55 vjeç.
1 Mars 2020, 21:06 -
Tritol poshtë makinës, por fitili u fik! Dështon atentati ndaj administratorit të Vllaznisë, Lici: S'trembem asnjë fije, kriminelët të rrinë larg sportit (VIDEO)
Administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë së Shkodrës iu vendos gjatë natës poshtë makinës një sasi prej 200 gr eksploziv, e cila fatmirësisht nuk shpërtheu, pasi fitili përcjellës ishte fikur. Lici e pikasi pakon në momentin që do të hipte në makinë në mëngjes duke njoftuar policinë. Xhenierët hoqën eksplozivin. Suad Lici: Jam njeri i lirë, nuk kam pasur asnjë lloj problematike, ata që kanë kërkuar sqarime, i kam sqaruar dhe kaq. Kriminelët të rrinë larg sportit! Drejtuesit e policisë dhe Voltana Ademi shkuan në vendin e ngjarjes.
16 Shkurt 2020, 09:58