-
Arrestimi i zyrtarit të FBI dhe lidhjet me Shqipërinë, Toni Gogu: Po hetohet se ka shkelur ligjin në SHBA, PS s’ka pse trembet
Deputeti i Partisë Socialist Toni Gogu thotë se PS nuk trembet nga hetimet që Amerika për bën nga zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Toni Gogu tha se ajo është një çështje që i përket drejtësisë amerikane
26 Janar 2023, 18:10 -
EKSKLUZIVE/ Oligarku rus mori 55 milionë euro punë në qeverinë e Berishës, në 2007 ndërtoi dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda
Qeveria e Sali Berishës duke nisur nga 2010 deri në 2013 u ka besuar shoqërive të lidhura me oligarkun rus Oleg Deripaska tendera për një vlerë prej 55 milionë eurosh.
26 Janar 2023, 15:29 -
Kryemadhi: Dorian Duçka djalë halle me Metën, sa ishte me ne ishte i rregullt, kur u largua u bë 'djalë i keq' (Si Lefter Koka)
Monika Kryemadhi ka folur për Dorian Duçkën që sipas Berishës është personi ‘B’ në dosjen amerikane për ish zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal. Në një deklaratë për mediat u shpreh se është kushëri me Ilir Metën, i cili sipas Monikës ka kontribuar shumë në shkollimin e tij.
26 Janar 2023, 13:47 -
Ylli Pata: Kaosi në Kuvend, pse qëllimi nuk ishte të pyetej Edi Rama por të sfumohej lajmi më i madh i ditës
Bllokimi i foltores dhe ndalimi i punës së Kuvendit tashmë është një model shabllon i veprimit të asaj që e quan veten opozitë, por që faktikisht është një pjesë e frustruar e grupeve të interesit të opozitës. Bëhet fjalë për Sali Berishën dhe Foltoren e tij
26 Janar 2023, 13:13 -
Fotoja ‘kokë më kokë’ me Agron Nezën, Berisha insiston: Nuk e njoh! Deklaratat e tij? Po i bën për të pastruar veten
Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me Agron Nezën edhe pse faktet provojnë të kundërtën. Vetë Agron Neza po edhe një foto që qarkullon në media provojnë se Sali Berisha e njeh mjaft mirë Agron Nezën.
26 Janar 2023, 12:29 -
VIDEO/ Kaos në Kuvend, Berisha bllokon foltoren: Të flasim për skandalin në SHBA! Balla: Do të heqë vëmendjen nga Shkëlzeni në SPAK! Alibeaj: Kërkojmë shkarkimin e Nikollës
Refuzimi i kërkesës së opozitës për të diskutuar në Kuvend vetëm për dosjen amerikane të zyrtarit të FBI dhe mungesa e kryeministrit Rama, shkaktoi kaos në seancën plenare me Sali Berishën që bllokoi foltoren. Nikolla hodhi për votim ligjet e rendit të ditës pa diskutime dhe e mbylli në më pak se 1 orë seancën. Kaq mjaftoi që Alibeaj të njoftojë se grupi i tij do të nisë procedurat për shkarkimin e saj.
26 Janar 2023, 09:43 -
Akuzohet se mori 225 mijë euro nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI del në gjyq në Uashington: Jam i pafajshëm
Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore në Uashington për ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal. Korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika raporton se McGonigal u deklarua i pafajshëm, lidhur me akuzat se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare, Agron Nezën.
25 Janar 2023, 21:05 -
Reagimi i PLOTË/ Agron Neza: E kam takuar Ramën, por kurrë nuk kam folur për biznes! E gjitha një shpifje e Berishës për interesa të tij
Agron Neza, i cili është raportuar se “personi A” në dosjen e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles Mcgonigal ka sqaruar të vërtetën e tij për akuzat e ngritura nga opozita e Sali Berishës dhe lidhjen me kryeministrin Edi Rama.
25 Janar 2023, 20:43 -
Mero Baze: Përralla e përdorimit të FBI kundër opozitës shqiptare
Ka një nxitim të kuptueshëm të Berishës për ta paraqitur aferën e ish zyrtarit të lart të FBI, si një komplot kundër tij dhe opozitës në Shqipëri, por që në fakt rezulton e kundërta. I vetmi që ka të drejt të thotë se hetimet ndaj tij, i ka nxit qeveria shqiptare është Lulzim Basha jo Sali Berisha.
25 Janar 2023, 19:07 -
Carlo Bollino: Berisha e kujton Departamentin e Shtetit si Drejtësinë e Gjin Gjonit të tij
Eshtë qesharake të besosh se edhe nëse Charles McGonogal ka shkruar një raport kundër Sali Berishës (dhe për këtë nuk ka asnjë provë pasi është vetëm fantazia e Sali Berishës që e thotë), ky denoncim do të mjaftonte për t’u trasformuar në shpalljen “non grata për korrupsion madhor dhe ndikim në drejtësi”, shpallje që është mbi të gjitha një vendim politik dhe jo një masë gjyqësore.
25 Janar 2023, 18:40 -
Ylli Pata: Si afera Charles McGonigal eksitoi grupet anti-amerikane në Tiranë
Për 24 orë, mediat më të rëndësishme të SHBA-së kanë pasur si headline një ngjarje, ku përfshihej përveçse një nga institucionet më të larta amerikane, edhe Tirana, edhe kryeministri Edi Rama, edhe shërbimi sekret, dhe atmosfera rreth saj.
25 Janar 2023, 17:55 -
VIDEO EKSKLUZIVE/ Jeton në një prej lagjeve më të shtrenjta në Nju Xhersi, Report Tv në shtëpinë e Agron Nezës, njeriu kyç në dosjen e agjentit të FBI
Agron Neza, ‘Personi A, në dosjen e famshme të agjentit të FBI që ka ‘trazuar ujërat’ edhe në Shqipëri është një personazh enigmatik, por rezulton të jetojë edhe në zonat shumë të privilegjuara, vetëm për të pasurit në shba.
25 Janar 2023, 17:21 -
Rama: E kam takuar ish-zyrtarin e FBI, por s’kam lidhje me hetimin e SHBA! Drejtësia amerikane s’mund të vihet në dyshim nga vetëgjyqësia e Foltores
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se e ka takuar ish-zyrtarin e FBI, por thekson se as ai dhe aq qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje me hetimin në SHBA. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, kreu i qeverisë deklaroi se drejtësia amerikane ka folur për këtë çështje dhe se askush nuk duhet ta vërë në dyshim.
25 Janar 2023, 16:56 -
'Nuk e kam kushëri, nuk e njoh', Agron Neza nxjerr blof Berishën: Njihemi prej vitesh (FOTO)
Mediat raportojnë se kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se ai nuk e njeh Agron Nezën, patriotin e vet tropojan i cili ka qenë pjesë e strukturave të sigurisë në fund të viteve 80-të dhe fillim të viteve 90-të, aktualisht i lakuar për lidhje me ish-shefin e FBI-së Charles McGonigal
25 Janar 2023, 14:25 -
Dosja e zyrtarit të FBI/ Kush është ''Personi A'' ose Agron Neza, biznesmeni shqiptaro-amerikan që ishte badigard i Azem Hajdarit dhe Sali Berishës, i përfshirë në çështjen amerikane
Agron Neza, biznesmeni shqiptaro-amerikan, që dyshohet të ketë bashkëpunuar me ish-agjentin e FBI-së të vënë në hetim në SHBA, ka qenë student i shkollës së Sigurimit në fund të viteve ’80. Sipas gazetarit Mero Baze, në vitin 1990 Agron Neza, që tani jeton në Nju Xhersi, u bë badigard vullnetar i Azem Hajdarit dhe Sali Berishës.
25 Janar 2023, 14:15 -
Dosja e zyrtarit të FBI/ Kush është ‘Personi B’, që Berisha thotë se është Dorian Duçka! ‘Njeriu i Metës’ në çështjen amerikane
Pas ish agjentit të sigurimit dhe tani biznesmenit shqiptaro-amerikane Agron Neza, një tjetër person kyç në dosjen amerikane për ish zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal është një shqiptar që në aktakuzë thuhet si ‘Person B’. Sali Berisha prej dy ditësh thotë se ky person është Dorian Duçka.
25 Janar 2023, 13:42 -
Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha dhe Meta: Rama kaloi çdo vijë të kuqe, të japë dorëheqjen! Korruptoi shefin e kundërzbulimit të organizatës më të fuqishme të botës
Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar dorëheqjen Ramës pasi sipas tij ka shkelur vijën e kuqe në lidhje me marrëdhënien e tij me zyrtarin e lartë të FBI i cili është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
25 Janar 2023, 11:46 -
Arrestimi i zyrtarit të FBI dhe lidhjet me Shqipërinë, Gjiknuri: Akuzat e opozitës groteske! Qesharake që akuzohet se një shqiptar po ‘lëviz fijet’ e botës
Partia Socialiste i cilëson groteske të gjitha lidhjet që opozita shqiptare i ka bërë çështjes së arrestimit të zyrtarit të lartë të FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike Damian Gjiknuri tha se njëri prej personave të përmendur ka pasur lidhje me Sali Berishën por ka qenë edhe mik me Azem Hajdarin.
25 Janar 2023, 10:41 -
Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së, korrespondenti i Report Tv në SHBA: Shkeli betimin e Amerikës për përfitime personale
Korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika foli për arrestimin e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, për të cilin kolegët kanë thënë se ka thyer betimin e SHBA për përfitime personale ndërsa akuzohet për lobime dhe pagesa të marra në dorë.
24 Janar 2023, 20:39