-
COVID/ Greqia vendos karantinë 10-ditore të detyruar për të gjithë udhëtarët nga 18 dhjetori deri më 7 janar
Greqia ka marrë një tjetër masë për të përballuar situatën e pandemisë COVID. Mësohet se të gjithë udhëtarët që do të futen në vendin fqinj nga data 18 dhjetor 2020 deri në 7 janar 2021 do të jenë të detyruar që të futen në karantinë 10-ditore.
7 Dhjetor 2020, 17:25 -
Hapet Kapshtica vetëm për hyrjen në Shqipëri, nga sot mund të vijnë këmbësorët dhe kamionët e mallrave! Përjashtohen këto kategori
Nga sot e në vazhdim pika Kufitare Kapshticë do të hapet vetëm për hyrjen në Shqipëri të këmbësorëve dhe të kamionëve të mallrave. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë përmes një njoftimi thotë se autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.
7 Dhjetor 2020, 13:39 -
Autobusi me 50 shqiptarë kthehet pas se 2 rezultuan pozitiv në testet e shpejta në Kakavijë, qytetarët: Mashtrime! Ato me letra greke kaluan, pse ato s'i zë COVID?
Një autobus me rreth 50 shqiptarë që po shkonin drejt Greqisë për punë, është kthyer pas gjatë ditës së sotme. Kjo sepse 2 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testit të shpejtë të kryer në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë.
7 Dhjetor 2020, 11:31 -
Kishin kaluar ilegalisht në Greqi, aksidentohen me motor 2 persona! Një 43-vjeçare transportohet në spital
Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti me motor në afërsi të kufirit greko-shqiptar të Qafë Botës. Një 43-vjeçare është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital në Janinë ndërsa drejtuesi i motorit është shoqëruar në komisariat. Mësohet se ata kishin kaluar ilegalisht në shtetin fqinj.
6 Dhjetor 2020, 18:56 -
Arrestohet shqiptari me kokainë e hashash në Greqi! Policia: Pas tij qëndron një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të drogës në vend
Shqiptari cilësohet nga policia greke si një person me rrezikshmëri të lartë, por nuk bëhet i ditur emri i tij. Sipas policisë, pas shqiptarit të arrestuar qëndron një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të drogës në Greqi.
3 Dhjetor 2020, 21:26 -
Mitsotakis akuzohet për thyerjen e rregullave Covid-19, kapet pa maskë e pa distancim social
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është vënë nën kritika për shkeljen e qartë të rregullave anti-covid të vendosura nga qeveria e tij, e cila vetëm ditën e sotme vendosi shtyrje të mbylljes së pikës kufitare deri më 14 dhjetor, pais vendoi po përballet me shifra të larta infektimesh.
3 Dhjetor 2020, 20:22 -
Tragjedi në Greqi/ Apartamenti i familjes shqiptare në flakë, humb jetën një 16-vjeçar, heroizmi i tezes shpëton motrën dhe vëllanë më të vegjël
Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur ditën e sotme në një familje shqiptare në Greqi. Apartamenti në të cilin shqiptarët banonin në Selanik është përfshirë nga flakët dhe si pasojë është ndarë nga jeta një 16-vjeçar.
1 Dhjetor 2020, 14:23 -
Pasi doli nga spitali, kryepeshkopi Janullatos shfaq probleme shëndetësore
Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka pasur sërish probleme shëndetësore. Mediat greke, i referohen himara.gr e cila bën me dije se Kryepeshkopi të mërkurën (25 nëntor) kishte ethe dhe lodhje, diçka që shqetësoi të afërmit e tij.
27 Nëntor 2020, 21:01 -
Ishte me COVID, por tentoi që të kalonte në Greqi! Gjobitet me 700 mijë lekë 65-vjeçari
Një 65-vjeçar i infektuar me COVID-19 ka tentuar që të kalojë kufirin në Greqi, por ai është pikasur nga autoritet mjekësore në doganë. Për pasojë, burime zyrtare bëjnë me dije se ai është gjobitur me 700 mijë lekë si edhe është venë në hetim.
27 Nëntor 2020, 14:01 -
Kacifas ‘hyn’ në parlamentin grek, deputeti i kërkon llogari ministrit Dendias për vonesën e hetimeve në Shqipëri
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias i është përgjigjur deputetit se që prej tetorit të vitit 2018 po e monitoron çështjen për hetimin e vrasjes së minoritarit Kostandinos Kacifas.
26 Nëntor 2020, 17:50 -
Mesazhi i Janullatos pas daljes nga spitali: Dashuria, gjëja më e vyer në botë!
Kryepeshkopi Anastas Janullatos pas qëndrimit disa ditor në një spital të Athinës, do të vijojë trajtimin e tij në shtëpi, pas disa ditësh i shtruar në një spital të Athinës.Kisha Autoqefale në mesazhin e tyre në “Facebook” falënderuan të gjitha personat për urimet e tyr
23 Nëntor 2020, 16:48 -
Shërohet nga COVID Kryepeshkopi Janullatos, del sot nga spitali: Dashuria, gjëja më e vyer në botë!
Pas 12 ditëve në spital ku ka marrë mjekim të specializuar në Athinë, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos është shëruar nga COVID-19 dhe pritet që të lërë sot spitalin. Mësohet se Kryepeshkopi do të qëndrojë në karantinë në shtëpi duke ndjekur të gjitha udhëzimet.
23 Nëntor 2020, 10:04 -
Kakavijë/Dy persona dolën pozitiv me COVID-19 në kufi edhe pse ishin me test negativ me vete! Pala greke kthen 2 autobusë me 60 punëtorë sezonal
60 punëtorë sezonalë janë kthyer mbrapsht nga autoritetet shëndetësore greke në Kakavijë, pasi dy prej tyre rezultuan pozitiv me koronavirus, edhe pse ata kishin me vete një test negativ të bërë në laboratorë të specializuar për të bërë testimin. Ata kanë dalë pozitiv nga testi i shpejtë i bërë në kufi nga pala greke, ku dje në mbrëmje u kthye një autobusë me 40 punëtorë sezonal dhe sot një tjetër autobusë me 20 punëtorë që ishin nisur drejt Selanikut.
22 Nëntor 2020, 12:37 -
Kryepeshkopi Anastas Janullatos në gjendje të mirë shëndetësore! Ambasadorja shqiptare vizitë në spitalin në Greqi
Kryepeshkopi Anastas Janullatos duket se është në gjendje të mirë shëndetësore. Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga e ka vizituar kryepeshkopin në spitalin "Evaggelismos" të Athinës, duke i uruar shërim të shpejtë.
14 Nëntor 2020, 09:07 -
Cakaj interpelancë për shërbimin konsullor të shqiptarëve në Greqi: Kemi shtuar informimin! Janë lehtësuar procedurat për aplikim për mjet identifikimi
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj po zhvillon sot një interpelancë me grupin e interesit të përbërë nga përfaqësues të shoqatave, të shtypit dhe mediave shqiptare në Greqi dhe ekspertë të fushës, të interesuar për shërbimin konsullor për komunitetin shqiptar në Greqi.
13 Nëntor 2020, 09:47 -
Rritet numri i infektimeve, Greqia si Shqipëria, vendos kufizime oraresh për lëvizjen e qytetarëve
Sipas zv. ministrit grek të mbrojtjes, Nikos Hardalias, duke filluar nga data 13 nëntori, lëvizja e qytetarëve është e ndaluar në të gjithë vendin nga ora 21:00 deri në orën 05:00.
12 Nëntor 2020, 11:43