-
Lëvizja e Salianjit, Sulaj në ‘Pa Protokoll’: S’do gjejë mbështetje! Qafoku: ‘Karta’ e Berishës për të bërë për vete deputetët e Alibeajt
Lëvizja e deputetit Ervin Salianji ka trazuar sërish ujërat brenda PD-së, por a do të gjejë ai mbështetje për të zëvendësuar Enkelejd Alibeajn? Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Blendi Sulaj thotë në Report Tv se kjo lëvizje do të dështojë, madje sipas tij edhe disa nga deputetët që ia kanë dhënë firmën deri më tani, do t’a tërheqin dhe do t’i mbeten vetëm 9 firma.
13 Janar 2023, 22:35 -
PD është kthyer në betejë 'të kapim çfarë të kapim'
A përfaqëson reflektimi dhe pragmatizmi i Ervinit edhe atë të Alibeaj? Sigurisht se politika është shumë më shumë se kaq, por as kjo nuk është zgjidhja e krizës së PD! E kam thënë edhe herë të tjera, kriza e PD nuk është vetëm krizë emrash, mundësi për pushtet, apo çështje vule, por një krizë shumë më shumë se kaq, një krisje e thellë mes palëve që nëse nuk ndryshojnë rrethanat dhe arsye e shkakut nuk ndryshon asgjë!
13 Janar 2023, 18:51 -
Lëvizja e Salianjit, deputetja Koti në Report Tv: Të bëjë çmos për bashkimin e PD-së! Demalia: Po përdoret nga Berisha
Deputeti demokrat Ervin Salianji ka nisur një lëvizje për shkarkimin e kreut të Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeajt e deri më tani ka mbledhur 14 firma. Për këtë lëvizje, Salianji ka mbështetjen e plotë nga grupi i Sali Berishës, ndërsa deputetja Sorina Koti tha në Report Tv se Salianji ka të drejtën e tij morale për të kandidat dhe sipas saj është e rëndësishme që të bëjë çmos për bashkimin.
13 Janar 2023, 18:30 -
‘Lufta' në PD, Salianji ende larg firmave për tu zgjedhur kryetar grupi, deri tani vetëm 14 nënshkrime! Dy deputetët që 'tradhtojnë' Alibeajn (Lista me emrat)
Prej disa ditësh tashmë ‘lufta’ për të marrë drejtimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është intensifikuar. Një nismë e deputetit Ervin Salianji, mbështetur nga grupi i Sali Berishës, për mbledhjen e firmave për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt solli reagimin e këtij të fundit i cili përjashtoi vetë Salianjin dhe 3 deputetë të tjerë demokratë.
13 Janar 2023, 16:31 -
Zgjedhjet e 14 majit, Berisha: E kemi logon e PD, revolucion nëse gjykata s'na e jep! Salianji nuk vendoset kreu i grupi pa votim! Arrestimet te ‘Financat’ mund të jenë dhe kurth
Zgjedhjet e 14 majit po afrojnë dhe Sali Berisha insiston se ka logon e PD për t’u futur në garë me mazhorancën. Nuk kurseu edhe akuzat se vendimi i Gjykatës që sipas tij i jep të drejtë PD së Rithemelimit po mbahet peng nga Edi Rama. Sa i përket situatës aktuale, thotë se nuk ka asnjë shkelje sa i përket zgjedhjes së Ervin Salianjit si kryetar i grupit parlamentar në PD.
13 Janar 2023, 12:17 -
Mero Baze: Berisha në gjunjë para Salianjit
Përpjekja e Berishës për të marrë shumicën zyrtare të Grupit Parlamentar përmes Salianjit nxjerrë në dritë jo vetëm pafuqinë dhe gjunjëzimin real të Berishës nga Grupi Parlamentar pro Bashës, dhe mungesën e vlerave dhe parimeve që pretendojnë mbështetësit e tij.
12 Janar 2023, 19:43 -
Ylli Pata: 8 Janari i dytë me listat e Saljanjit, ethet e 'betejës së re epike'
Mësymja e vjetshme e 8 janarit, ku u desh të hynte policia për të ndarë palët në PD, nuk u zgjodh rastësisht si kohë. Kjo, ngaqë pas festave nis rigrumbullimi politik i grupeve parlamentare në Kuvend.
12 Janar 2023, 19:37 -
Sula kundër Salianjit: Lëvizje individualiste, mos ta bëjë nëpër lokale, ta diskutojë me grupin! Alibeaj u nxitua me përjashtimet
Veprim të nxituar e ka cilësuar deputeti demokrat Dash Sula vendimin më të fundit të marrë nga kreu i grupit të PD-së, për përjashtimin e katër deputetëve. I ftuar në Report Tv, Dash Sula tha se ky vendim duhej të ishte marrë pasi të ishte mbledhur grupi parlamentar dhe të ishte diskutuar mes deputetëve. Por si e sheh ai lëvizjen e Ervin Salianjit për të zëvendësuar Alibeajn si kreu i Grupit?
12 Janar 2023, 18:09 -
Shkarkime në PD, Alibeaj: Luftë të shkuarës, Berisha ka hall! Tabaku: S'duhej të vinim në këtë pikë! ‘Ndërhyn’ Meta: Të përjashtuarit ‘reflektuan’, duan Salianjin
Lajmin e publikuar në media se në grupin parlamentar të PD ka një nismë për mbledhje firmash për shkarkimin e Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e sheh si një pikë të ulët që nuk e ka pritur se partia që përfaqëson do të arrinte deri këtu.
12 Janar 2023, 13:32 -
Përjashtimi i 4 deputetëve/ Haklaj: Nuk reflektuan për një vit! Topallaj: Salianji kërkon të forcojë pozitat e tij me lëvizjen e fundit! Baçi: Deputetët e PD të qartësojnë qëndrimin
Ish deputeti i PD, Azgan Haklaj ka deklaruar se lëvizja e deputetit Ervin Salianjit për të kërkuar votat e deputetëve që të marrë kryesimin e grupit parlamentar, është e pamoralshme. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, Haklaj tha se Salianji tashmë po përdorej nga Berisha në mënyrë që ky i fundit të marrë drejtimin e partisë Demokratike.
11 Janar 2023, 22:20 -
Ylli Pata: Ç’punë ka Salianji të drejtojë grupin e PD-së?
Ervin Saljianji ka shprehur hapur ambicien e tij për të marrë drejtimin e grupit parlamentar të PD-së, duke pasur si atu politike qëndrimin e tij që nuk është më një kundërshtar i Sali Berishës, por kritik i Enkelejd Alibeajt.
11 Janar 2023, 19:47 -
‘Loja’ me përjashtimet, Alibeaj vendim pasi Salianji nisi mbledhjen e firmave për shkarkimin e tij si kreu i grupit
Përjashtimet e katër deputetëve nga grupi parlamentar i PD, kanë ngjallur zemërim ndaj Alibeajt edhe në radhët e deputetëve që e mbështesin atë. Ferdinand Xhaferraj e quan maskaradë që dobëson opozitën. Ashpër reaguan edhe deputetët e kampit tjetër, që e quajnë të turpshëm vendimin. Paralel me këtë zhvillim, edhe deputeti Ervin Salianji, ka nisur mbledhjen e firmave për shkarkimin e Alibeajt si kryetar grupi.
11 Janar 2023, 14:46 -
Thellohet përçarja! Alibeaj përjashton nga grupi 4 deputetët e Berishës: S'reflektuan për dhunën ndaj PD! Salianji: Vendim personal! Shehu: Delirant
Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë të tjerë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Një vendim i tillë para zgjedhjeve të 14 majit, pritet të acarojë marrëdhëniet në PD.
10 Janar 2023, 16:46 -
Përçarja në PD, Salianji në Kontrast: S’ka vullnet për bashkim, Basha e do vulën për të krijuar një parti më vete! Rithemelimi s’bëri përpjekje
Dy palët në Partinë Demokratike nuk kanë arritur një konsensus për t’u bashkuar, por deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se ka ende kohë për të arritur një marrëveshje për zgjedhjet lokale 2023. Ndonëse Sali Berisha ka caktuar kandidatët përmes primareve, Salianji thotë në Report Tv se mund të arrihet marrëveshje për bashki të caktuara dhe të fusin kandidatët e grupit tjetër në PD. Më të preferuarin Salianji thotë ta zgjedhin me sondazhe.
19 Dhjetor 2022, 20:09 -
Dosja Babale/ Shtyhet për herë të 6-të seanca në Apelin e Tiranës për Ervin Salianjin, shkak mungesa e trupit gjykues
Për të gjashtën herë radhazi, seanca në Apel për deputetin Ervin Salianji është shtyrë. Kësaj here shkak është bërë mungesa e trupës gjykuese e për pasojë seanca nuk mund të jepet. Ditën e sotme pritej të kishte një vendim për një çështje që ka zgjatur prej shumë muajsh me radhë, po mungesa e formimit të trupës gjykuese bëri që ajo të shtyhet.
19 Dhjetor 2022, 09:48 -
Tensionet në veri, Salianji kritika te 'Siguria': S'kemi bërë asnjë diskutim, prisni të reagojë Rama! Po si qëndruam pranë Kosovës, kemi institucione koti
Qëndrimin e Shqipërisë ndaj tensioneve në veri të Kosovës, për deputetin demokrat Salianji është i gabuar. Sipas tij, institucionet e Shqipërisë janë "shterp" për aq kohë sa nuk i qëndrojnë këto kohë të vështira pranë Kosovës.
13 Dhjetor 2022, 12:39 -
Debate te 'Siguria' Salianji kundër pr.ligjit për policinë bashkiake: Do përdoren si patronazhistët për zgjedhjet lokale
Në Komisionin e Sigurisë, deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se policisë bashkiake i ngarkuar disa kompetenca, për të cilat tha se nuk kanë kapacitete në burime njerëzore dhe teknike
13 Dhjetor 2022, 12:04 -
Sulmi ndaj Berishës/ Debate te ‘Siguria’, Salianji: Rama nxit urrejtje, do ju kapin njerëzit me shpulla! Spiropali: U mbrojte me shkop bejsbolli nga mësymja e tyre në PD
Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka nisur me debate të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës
12 Dhjetor 2022, 14:35 -
Salianji te 'Siguria': Të ishin futur përmbytjet në rend dite! Pse bëjmë letra kot për informacionin e klasifikuar kur sekretet janë në duart e hakerave?
Gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për informacionin e klasifikuar”, deputeti i PD Ervin Salinaji ka kërkuar që në rend të ditës të ishte situata e shkaktuar nga përmbytjet. Në fjalën e tij shprehet se banorët kërkojnë ndihmë shtetërore ndërsa drejtorët vijnë vërdallë dhe nuk i ndihmojnë.
22 Nëntor 2022, 11:52