-
Pritja e Ramës në Athinë, stadiumi ‘Galatsi’ vishet kuqezi, flamuj kombëtar e valle
Mijëra shqiptarë i bënë një pritje madhështore kryeministrit Edi Rama me në Athinë, takim që u shoqërua me një atmosferë fstive, mes flamujve kuqezi e tingujve të muzikës shqiptare. Nuk munguan as mesazhet e figurave të tjera të PS si ministrja Spiropali e Blendi Klosi ndërsa masat e sigurisë për takimin ishin të larta.
12 Maj 2024, 16:51 -
Rama në Athinë, emigrantët: U ndjemë të përfaqësuar! T’i tregojë Mitsotakis forcën e shqiptarëve në Greqi! Përplasjet për Belerin na kanë ndikuar
Për Shqiptarët e Greqisë, ardhja e Ramës i bëri të kuptojnë se ata ndihen të përfaqësuar. Sa i përket çështjes së Bejlerit, ata thonë se ka sjellë vonesa në rinovimin e lejeve të qëndrimit atje.
12 Maj 2024, 15:42 -
Marrëdhëniet me Greqinë/ Rama: Po punohet për njohjen e pensioneve, dialog në nivel teknik për marrjen e shtetësisë! Qendër kulturore shqiptare
Shqipëria e sheh Greqinë si një partnere strategjike dhe nga Athina, kryeministri Edi rama renditi fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve. Lajme të mira pret nga procesi i negociatave për njohjen e pensioneve, ndërsa zbuloi se është ngritur edhe një dialog në nivel teknik për problematikën e lejes së qëndrimit dhe procedurën e marrjes së shtetësisë me natyralizim.
12 Maj 2024, 14:58 -
FjALIMI I PLOTË/ Rama në Athinë: Fatet e shqiptarëve e grekëve janë të pandashme! Duam marrëdhënie reciproke miqësie e fqinjësie të mirë
Fatet tona janë të pandashme dhe ata të cilët marrin përsipër t’i përfaqësojnë shqiptarët dhe grekët, të binden përfundimisht se nuk mund t’i gjejnë përgjigjet për të ardhmen tek e shkuara por tek e sotmja e fateve të lidhura të grekëve të Shqipërisë me shqiptarët e Shqipërisë, me shqiptarët e Greqisë, me greket e Greqisë.
12 Maj 2024, 14:40 -
Takimi i Ramës me emigrantët në Athinë, Basha: Nacionalizëm shterpë, u kemi borxh votën e diasporës
Lulzim Basha e quajti nacionalizëm shterpë vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë. Sipas tij, kreu i qeverisë është arsyeja kryesore pse shqiptarët kanë emigruar ndërsa i kujtoi edhe votën e diasporës, si premtim të pambajtur.
12 Maj 2024, 11:38 -
VIDEO/ Takimi i Ramës me emigrantët në Athinë, i pranishëm edhe Noizy: Duam respektin dhe dinjitetin që meritojmë
Reperi Noizy është i pranishëm në Athinë, ku do të performojë në sallën ‘Christmas Theater’ në stadiumin 'Galatsi', ku do mbahet takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë.
12 Maj 2024, 10:55 -
Rama mund të sillet si të dojë me emigrantët! Çështja është si po sillemi e si duhet të sillemi ne?
Rama ka shumë favore e një ndër më kryesorët është fakti se ai ka edhe gurin edhe arrën! Pse them kështu? Sepse, ai ka pushtetin si Kryeministër e ka Partinë Socialiste e cila ka në shërbimin e saj gjithë pushtetin!
12 Maj 2024, 10:33 -
Takimi në Athinë, Rama për median greke: Asnjë mesazh për rastin Beleri! Vizita s’është ndërhyrje në zgjedhje, teori konspirative
Teksa është nisur drejt Athinës, për takimin me emigrantët shqiptarë, kryeministri Edi Rama në një prononcim për median greke ‘Kthimerini’ thotë se në fjalimin e tij nuk ka në plan të që të flasë për rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, në burg për blerje votash.
12 Maj 2024, 10:00 -
Turi me diasporën! Rama në Athinë: Greqia hoqi ligjin e luftës me Italinë me ne e mban! Absurditet, t'i zgjidhim çështjet si europianë jo si ballkanas
Mes shqiptarëve që kishin mbushur plot sallën “Christmas Theater” në stadiumin 'Galatsi' në Athinë, dhe flamujve kuq e zi që valëviteshin kryeministri Edi Rama nisi sot turin e takimeve me diasporën. Në një fjalim të gjatë gati një orë kryeministri bëri thirrje për një histori të re të marrëdhënieve Shqipëri - Greqi. Asnjë fjalë për Belerin! Koha e shqiptarëve.
12 Maj 2024, 07:26 -
Takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë, mediat greke: Qindra policë për sigurinë e tij! Shoqërohet nga 150 persona, mes tyre disa kryebashkiakë
Kryeministri Edi Rama do të mbajë nesër takimin e shumëpritur me shqiptarët në Athinë, ku priten të angazhohen qindra forca policie. Ndërsa Rama do të jetë i shoqëruar nga 150 persona, që do të jenë anëtarë të kabinetit, disa kryebashkiakë, deputetë dhe 50 gazetarë.
11 Maj 2024, 09:15 -
Bashkëkryetarja e PS në Athinë zbulon detaje nga takimi i Ramës me diasporën: Performancë nga Noizy e Eleni Foureira! Polemikat nxitën më shumë pjesëmarrje
Bashkëkryetarja e PS në Athinë, Arminda Plangarica, në një intervistë për Report Tv ka zbuluar detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë. Për diasporën në Athinë, Plangarica thotë se kjo është një festë duke qenë se Rama shkon pas kaq shumë viteve në një takim të tillë.
10 Maj 2024, 20:33 -
Rama në Athinë në sallën me 3500 vende: Moment krenarie! Qeveria greke: Do respektohen masat e sigurisë! PS: Takimi do jetë festë
Të dielën, më 12 Maj, ora 11 me orën lokale, kryeministri Edi Rama do të jetë në Athinë, ku do të zhvillojë një takim me bashkatdhetarët atje. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë, u bën thirrje të shqiptarëve që të marrin pjesë. Qeveria greke garanton sigurinë, ndërsa në Partinë Socialiste garantojnë se do të jetë një festë.
10 Maj 2024, 08:22 -
Rama të dielën në Athinë, gazetari në 'Frontline': Mund të mblidhen 10 mijë vetë, Dervishi: Dikujt i intereson të quhet provokim! Poli Hoxha: Ka nisur fushatën
Rama në 12 maj do të ketë në Athinë për të nisur turin me diasporën: Krenar për Shqipërinë. Takimi i kryeministrit shqiptar në kryeqytetin grek me komunitetin shqiptar atje ka ngjallur mjaft debat dhe diskutime se çfarë do rezultojë ky takim, gjë e cila u diskutua dhe mbrëmjen e sotme në ‘Frontline’ në Report Tv me të ftuarit e moderatores Marsela Karapanços.
9 Maj 2024, 21:47 -
Skënder Minxhozi: Mitingu i Athinës, Fshesës i është vënë fshesa!
Pala greke ndodhet në një situatë mjaft delikate në raport me mitingun e dymbëdhjetë majit në Athinë pasi nëse Rama e mban këtë takim me shqiptarët atëherë ai do të ketë triumfuar dhe këtë herë në raport me krahun e forcës që tentoi ndaj tij Micotakis në vitin e fundit.
9 Maj 2024, 20:16 -
Rama në Greqi, gazetari shqiptar në Athinë jep detaje: U kërkua që në prill! Mund të ketë incidente, kërkesa është e madhe
Gazetari shqiptar në Athinë Etmond Guri foli për Studio Live në Report Tv duke dhënë detaje nga takimi i së dielës që kryeministri Rama do të zhvillojë në kryeqytetin grek me diasporën shqiptare atje.
9 Maj 2024, 19:48 -
Media: Rama më 12 maj në Athinë takon shqiptarët në stadiumin 'Galatsi'! Reagon Ministri i jashtëm grek: Vizitë e parakohshme, por s'mund ta ndalim
Pas shumë lajmeve se kryeministrit Edi Rama nuk do t’i lejohej të mbante takimin e parashikuar me përfaqësues të diasporës shqiptare në Athinë, mediat greke tashmë shkruajnë se takimi është konfirmuar dhe do të mbahet në stadiumin e “Galatsit” në kryeqytetin grek.
9 Maj 2024, 16:58 -
Takimi me emigrantët në Athinë, Rama i përgjigjet opozitës greke: S’ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë dhe as zgjedhjet e Parlamentit Evropian
Pas deklaratës së opozitës greke se vizita e Ramës në Athinë është një provokim në 1-vjetorin e arrestimit të Belerit, kreu i qeverisë sqaron se ky takim me emigrantët nuk ka asnjë lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë dhe as zgjedhjet për eurodeputet.
8 Maj 2024, 19:37