-
1 vit pandemia e COVID/ Ekonomia nën 'pushtetin' e 'armikut të padukshëm'
Ekonomisë së vendit do i duhen minimalisht 3-5 vite që të kapi zhvillimin e vitit 2018-2019. Armiku i padukshëm COVID-19, ka goditur një sërë sektorësh, teksa pasojat pas një viti nën pushtetin e tij, gropa në buxhet llogariten rreth 681,2 milionë euro. Ndërsa humbja më e madhe është në turizëm, me minus 1 miliardë euro.
9 Mars 2021, 09:17 -
Programi ekonomik i PD-së, Stringa: Fatura e shpenzimeve mbetet e njëjtë, premtimet shtohen! Në krye të programit duhet të ketë uljen e borxhit publik
Stringa tha se opozita në krye të programit të saj duhet të ketë uljen e borxhit publik, ndërkohë që shtoi se ende nuk ka një shifër të saktë të se sa do të jetë rritja ekonomike dhe a është ajo e kapshme
1 Mars 2021, 22:52 -
Kursimet nuk të bëjnë me shtëpi, e pamundur ta blesh pa kredi! Inxhinieri Lefter Sila: Apartamentet janë shtrenjtuar me 40% pas 2015
Ndërtimet e reja kanë rritur ndjeshëm çmimet e apartamenteve. Nga viti 2015 e më pas apartamentet janë shtrenjtuar deri në 40%. Inxhinieri Lefter Sila thotë se në zonat rreth qendrës në Tiranë një metër katror ka kapërcyer 3300 euro. Ndërkohë për familjet e reja dhe me të ardhura mesatare është e pamundur marrja e një banese pa kredi.
27 Shkurt 2021, 19:26 -
Përgjysmohen netët e qëndrimit turistik si pasojë e COVID-19! Në muajt tetor-dhjetor, 41.2% vizitorë më pak se në 2019
Numri i vizitorëve dhe i netëve të qëndrimit në vend në tremujorin e fundit të vitit të kaluar është përgjysmuar si pasojë e pandemisë COVID-19. Sipas të dhënave të INSTAT ata që nuk e braktisën vendin dhe dominuan turizmin në vend ishin shtetasit nga Kosova.
21 Shkurt 2021, 20:21 -
COVID-19 ngadalëson edhe rindërtimin! Përdoret vetëm 52% e fondit të vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit
Vetëm 52% e fondit të rindërtimit të vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit është përdorur në projekte. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave deri në fund të dhjetorit u shpenzuan 134.8 milionë euro nga 260 milionë euro që ishte fondi i parashikuar në buxhet.
18 Shkurt 2021, 20:37 -
'Beteja' për taksat, eksperti Fatos Çoçoli: Taksa e sheshtë favorizon monopolet, progresivja mbron vendin nga rënia ekonomike
Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli në studion e Report Tv ka sqaruar se cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e taksës së sheshtë dhe progresive. Por sipas ekspertit ajo progresive, favorizon bizneset e mesme ndërsa taksa e sheshtë zhvendos barrën fiskale nga të pasurit drejt shtresave të tjera.
18 Shkurt 2021, 18:35 -
Pandemia rriti shpenzimet me 9% në vitin 2020! Defiçiti buxhetor arrin në 896.4 mln euro
Rritja e kërkesave për të financuar nevojat e pandemisë COVID-19, ka rritur shumë shpenzimet, borxhin dhe defiçitin e qeverisë. Në 12 muajit e vitit të kaluar shpenzimet arritën në 536.6 miliardë lekë me një rritje prej 9 % ose rreth 44.4 miliardë lekë ose 359,6 milionë euro më shumë se në vitin 2019.
11 Shkurt 2021, 19:08 -
Basha prezanton programin për turizmin: Dyfishojmë kontributin në punësim, zgjasim sezonin turistik dhe rrisim numrin e turistëve të huaj me 15% në vit (VIDEO)
Kreu i PD Lulzim Basha ditën e sotme ka prezantuar programin për turizmin, duke premtuar se do të bëjë një ndryshim të madh në këtë sektor duke zgjatur sezonin, i cili sipas tij do të sjellë rritje të punësimit dhe të ekonomisë në vendin tonë.
10 Shkurt 2021, 09:42 -
Si ka ndryshuar jetesa e shqiptarëve 2013-2020
Prej 2014 ka një ritëm të mirë të rritjes vjetore ekonomike. Në në 2013 rritja vjetore është 1 %, në 2018 rritja vjetore arrin 4,1 %. Ritmi i rritjes ngadalësohet në 2019 prej tërmetit, ndërsa në 2020 ekonomia është tkurrur prej efekteve të pandemisë. Në vitin 2021 parashikohet një rritje 5,5 %, ndërsa në vlerë PBB kthehet në nivelin e 2019.
9 Shkurt 2021, 13:49 -
Vlerësimi i 'The Economist' për përmirësim të demokracisë, Rama: Jemi futur në të njëjtën klasë me BE dhe SHBA! Një prej shkaqeve, reforma zgjedhore
Kryeministri Edi Rama teksa ka folur mbi vlerësimin e botuar nga revista prestigjoze The Economist mbi përmirësimin e nivelit të demokracisë, tha se një ndër arsyet kryesore të saj është reforma elektorale.
4 Shkurt 2021, 12:45 -
Banka e Shqipërisë: Ekonomia u përmirësua në fund të 2020! Guvernatori Sejko: Shqetësim rritja e kredive të këqija
Banka e Shqipërisë do të vijojë me politikat e saj lehtësuese, për shkak të pandemisë COVID-19. Sipas guvernatorit Gent Sejko norma e interesit do të jetë 0.5%, ndërsa ngriti edhe një herë shqetësimin për rritjen e kredive të këqija këtë vit.
3 Shkurt 2021, 20:02 -
Agjencia e Vlerësimit Standard & Poor’s: Ekonomia shqiptare me perspektivë të qëndrueshme! Në 2021 do rritet me rreth 4.5%
Agjencia prestigjioze e vlerësimit të ekonomisë, Standard & Poor’s, ka konfirmuar edhe një herë vlerësimin e saj në “B+” poër ecurinë ekonomike të Shqipërisë. Në raportin e fundit theksohet se perspektiva e ekonomisë shqiptare pritet të jetë “e qëndrueshme”.
2 Shkurt 2021, 10:42 -
4 partnerët tregtarë të vendit/ COVID-19 nuk mposht shkëmbimet Shqipëri-Itali, të gjitha shifrat edhe me Turqinë, Greqinë e Gjermaninë
Ndër tre aleatët kryesorë për shkëmbimet tregtare, Italia mbetet partneri kryesor i Shqipërisë në këtë fushë. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin e kaluar pavarësisht rënies së shkaktuar nga pandemia Italia renditet në vend të parë për eksport dhe import të mallrave, pas saj Turqia, Gjermania dhe Greqia.
1 Shkurt 2021, 17:20 -
Programi i LSI-së, Kryemadhi takim me banorët: Sjellim ide të reja, nuk kanë impakt në buxhet dhe në xhepat e shqiptarëve
Teksa vijon takimet e saj me banorë, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është ndalur në programin e partisë së saj. Ajo ka përmendur sërish 5 prioritetet e këtij programi të cilat synojnë t’i realizojnë në 5 muajt e parë.
29 Janar 2021, 18:00 -
Pandemia dhe ekonomia/ Banka e Shqipërisë për Report TV: Masat lehtësuese vijojnë sa të jetë e nevojshme! Garancia e tretë sovrane duhet studiuar! Kredia e keqe do rritet
Ristrukturimi i kredive dhe shtyrja e masave lehtësuese nga Banka e Shqipërisë për bankat e nivelit të dytë deri në fund të muajit mars do të mbaj në nivel të ulët kreditë me probleme. Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar në BSH Klodion Shehu thotë se është e domosdoshme që bankat të tregohen aktive për të zbatuar këto masa lehtësuese për të mos pasur probleme më pas.
29 Janar 2021, 14:42 -
Tabaku i përgjigjet Ahmetajt: Shqipëria fiton me taksën e sheshtë duke punësuar 110 mijë shqiptarë
Deputetja, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me mendimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj mbi programin ekonomik të PD-së. Ajo përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka thënë se Shqipëria do të fitojë me taksën e sheshtë pasi shqiptarët do të taksohen në një mënyrë
29 Janar 2021, 12:55 -
Programi ekonomik i PD/ Arben Ahmetaj analizon premtimet e Bashës: Taksë e sheshtë varfëruese, skema e kontributeve për t'i lënë shqiptarët pa pensione
Teksa 'skanon' premtimet kryesore të demokratëve Ahmetaj thotë se taksa e sheshtë është varfëruese ndërkohë që premtimin për uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore nga 24,5% në 18% ai thotë se është një gënjeshtër e madhe dhe nëse realizohej do “t’i lente shqiptarët pa pensione".
29 Janar 2021, 10:14 -
Meta s’heq dorë si opozitar: Taksat ju vilen vetëm bizneseve që s’janë të lidhura me qeverinë, të luftojmë pabarazinë
Me afrimin e zgjedhjeve të 25 prillit, presidenti Ilir Meta vijon të luaj rolin e opozitarit duke thënë se disa biznese pranë qeverisë janë më të privilegjuara se të tjerat dhe për këtë largohen investitorët.
22 Janar 2021, 17:50