-
Fiskalizimi, Denaj: Rrit të ardhurat me 10%, e nisëm nga një kënetë! Rama: Edhe një mandat ta përmbyllim! Do pastrojmë çibanët
Fiskalizmi ishte kryefjala e konferencës së kryeministrit Edi Rama, ministres Anila Denaj dhe drejtoreshës së Tatimeve. Sipas tyre kjo reformë do të rrisë të ardhurat dhe do i japë fund abuzimeve. Fiskalizimi nuk do të sjellë kosto shtesë për biznesin, por sipas kryeministrit Rama duhet edhe një mandat tjetër qeverisës për ta përmbyllur.
19 Janar 2021, 11:24 -
Dëbora 'shpëton' turizmin, Operatorët: Jemi larg vendeve të rajonit, duhen investime! Mungesa e të huajve uli çmimet (VIDEO)
Reshjet e dëborës kanë mbajtur gjallë turizmin malorë edhe në këto kohë të vështira pandemie. Për operatorët turistik lëvizjet e qytetarëve ditët e fundit drejt zonave të mbuluara nga bora janë shpëtim për këtë sektor të brishtë. Por ata nuk lënë pa përmendur edhe problematikat që shoqërojnë këtë sektor.
18 Janar 2021, 18:47 -
INSTAT për eksportet: Pandemia e tkurri tregtinë me 9%, rënia më e madhe tek tekstilet dhe energjia
Për shkak të pandemisë viti 2020 është mbyllur me një rënie prej 9% të tregtisë. Sipas të dhënave të INSTAT deri në fund të dhjetorit vendi ka eksportuar mallra me vlerë 272 miliardë lekë dhe ka importuar 605 miliardë lekë.
18 Janar 2021, 18:00 -
Banka Botërore: Fatkeqësitë natyrore, 'minë me sahat' për ekonominë shqiptare, rrezikojnë financat! Të realizohet sigurimi i detyrueshëm i pronës
Banka Botërore ka ngritur alarmin se në Shqipëri fatkeqësitë natyrorë janë një rrezik shumë i madh për ekonominë shqiptare. Përmes një raporti BB thotë se Shqipëria ka nivelin më të lartë të rreziqeve natyrore dhe se e ka të domosdoshme që të bëjë sigurimin e detyrueshëm të pronave.
18 Janar 2021, 17:03 -
Banka botërore: Ekonomia e Shqipërisë rritet me 5.1% këtë vit, e dyta në rajon me rritjen më të lartë
Ekonomia e Shqipërisë do të rimëkëmbet me 5.1% këtë vit sipas Bankës Botërore. Sipas raportit për perspektivën ekonomike vendi do të ketë rritjen e dytë më të lartë në rajon. Përmirësimi do të bazohet në avancimin e rindërtimit dhe rritjen e konsumit.
17 Janar 2021, 21:11 -
Për 'inat' të pandemisë shqiptarët shpenzuan më shumë për festat e fundvitit sesa në 2019-ën
Konsumatorët shqiptarë kanë shpenzuar më shumë për festat e fundvitit nëpër supermarkete sesa një vit më parë. Kjo sjellje konsumatore në fund të një viti shumë të vështirë si nga aspekti shëndetësor, psikologjik, ashtu edhe ekonomiko-financiar, ka bërë që rrjetet e supermarketeve në vend, veçanërisht ata të mëdhenjtë të përjetojnë një rritje të shitjeve deri në 15% krahasuar me një vit më parë në periudhën 15 nëntor-31 dhjetor.
15 Janar 2021, 12:11 -
Guvernatori Sejko: Dëmi prej pandemisë, fillimi i vaksinimit do të përmirësojë ekonominë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka marrë pjesë në forumin për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, të organizuar nga ”Euromoney”. Në fokus të diskutimeve mes homologëve të bankave qendrore ka qenë pandemia dhe masat e marra për të mbështetur financiarisht bizneset dhe qytetarët.
14 Janar 2021, 16:47 -
Shqipëri-Turqi, në fokus ekonomia/ Zv.president i Dhomës Turke të Tregtisë në Tiranë për Report Tv: Liderët kyç për përmirësimin e marrëdhënieve, synojmë 25 mijë vende pune
Ne një intervistë për Report TV, Zëvëndëspresidenti i Dhomës turke të tregtisë theksoi se çdo vit madhënia midis Turqisë dhe Shqipërisë përmirësohet dhe kështu do të vëzhdojë edhe në të ardhmen. Sipas Kenan Sevinc, synimi është që nga 600 firma që aktualisht zhvillojnë aktivitetin në Shqipëri, të arrijmë 1000 firma, nga 15000 punonjës aktualisht synojmë 20-25 mijë .
11 Janar 2021, 17:11 -
Marrëdhëniet tregtare/ Turqia partneri i 4 kryesor i Shqipërisë, investimet arritën 1.8 mld euro në shtator 2020! Në fokus industria përpunuese dhe energjia
Turqia është ndër partnerët kryesor ekonomik të Shqipërisë, dhe kjo faktohet nga të dhënat e institucioneve në vend. Banka e Shqipërisë thotë se stoku i investimeve nga Turqia në fund të shtatorit 2020 arriti në 1.8 miliardë euro. investimet kryesore të saj janë të fokusuara tek industria përpunuese, energjia elektrike dhe në transport e komunikacion.
7 Janar 2021, 16:57 -
Nga 1 janari rreth 90% e bizneseve pa taksa! 37 milionë euro do i mungojnë arkës së shtetit në vit, i lihen në dorë sipërmarrjes
Nga 1 janari i këtij viti 90% e bizneseve në vend hynë zyrtarisht në një etapë të re dhe pa taksa. Qeveria u hoqi biznesit të vogël dhe të mesëm TVSH dhe tatim fitimin, që për buxhetin e shtetit do të thotë rreth 37 milionë euro më pak për çdo vit ose 338.4 milionë euro më pak deri në 2029.
5 Janar 2021, 16:30 -
Rindërtimi, Bushati: Nuk kemi lënë asnjë familje pa shtëpi, 2021 do të jetë viti i kthesës ekonomike
Për deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati viti 2021 do të jetë viti i kthesës ekonomike pas pasojave të rënda që la tërmeti dhe pandemia. Në një lidhje direkte për Report tv, Bushati tha se falë buxhetit të miratuar pritet të ketë rritje ekonomike të ndjeshme.
5 Janar 2021, 14:27 -
Projekti 16.8 milionë euro për emergjencën ndaj Covid-19, BB: Bëhet efektiv në 5 janar
Banka Botërore do të mbështesë me 16.8 milionë dollarë qeverinë shqiptare në kuadër të projektit për përballimin e emergjencës së COVID-19. Në një raport të fundit të publikuar nga ky institucion bëhet me dije se tashmë që marrëveshja ka marrë miratimin e Kuvendit projekti pritet të bëhet efektiv nga data 5 janar. Kjo i jep mundësi qeverisë që të fillojë menjëherë punën dhe disbursimin e parave.
30 Dhjetor 2020, 08:51 -
Fiskalizimi, Ibrahimaj: Sfidë, por do të ulë evazionin! Faza e parë do të nisë në 1 janar 2021, kontrollet në terren vetëm me bazë risku
Nga 1 janari 2021 do të fillojë zbatimin ligji i ri i fiskalizimit, i cili fut në përdorim faturat elektronike. Fillimisht fatura elektronike do të lëshohet nga biznesi për entet publike. Drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj tha për Report TV se kjo reformë do të ulë informalitetin si dhe do të çojë në eliminimin gradual të kontrolleve në terren të bizneseve.
28 Dhjetor 2020, 18:38 -
Ndërtimi i pasurive të paluajtshme 'shpëtojnë' ekonominë, INSTAT: Në tremujorin e 3-të ekonomia u rrit me 9.7% krahasuar me tremujorin e 2
Pas një tremujori të vështirë në periudhën e karantinës, muajit e verës kanë dhënë një shpresë për rikuperimin e ekonomisë. Në tremujorin e tretë të vitit ekonomia ishte në rënie prej 3.4% krahasuar me 2019 nga 10.2% që u regjistrua në periudhën prill-qershor. Por sektori i ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme shpëtuan ekonominë.
24 Dhjetor 2020, 12:33 -
Intervista e plotë/ Ministrja Denaj për Report Tv: Karantina e dytë do ndikonte për disa vite në ekonomi! Shpërblimi për pensionistët do shpërndahet dhe në janar
Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj tha në Report Tv se një karantinë tjetër do të ndikonte negativisht për disa vite në ekonomi. Sipas saj në rast emergjence do të stopohen disa projekte dhe do të shkurtohen pagesat për koncesionet.
21 Dhjetor 2020, 20:33 -
Ministrja Denaj në Report Tv: Nuk do ta përballonim dot një karantinë të dytë, do të ndikonte ekonominë në disa vite! Në rast emergjence shkurtojmë shpenzimet
Vendi do e kishte të pamundur të përballonte një mbyllje të dytë. Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj tha në Report Tv se një karantinë tjetër do të ndikonte negativisht për disa vite në ekonomi. Sipas saj në rast emergjence do të stopohen disa projekte dhe do të shkurtohen pagesat për koncesionet.
21 Dhjetor 2020, 15:25 -
Rekord në tregtimin e makinerive dhe pjesëve të këmbimit për nëntor 2020, fasonët në ‘koma’
Që prej fillimit të pandemisë në fillim në mars të këtij viti, muaji nëntor ka shënuar një rritje të ndjeshme të tregtisë. Sipas të dhënave të INSTAT eksporti i mallrave në muajin e kaluar u rrit me 10.5% dhe importi me 5% krahasuar me nëntorin e 2019. Përmirësim është shënuar tek sektori automotiv ndërsa industria fasone vijon të jetë në koma.
17 Dhjetor 2020, 18:54