-
Deklaratat e forta të Fatos Nanos, Spahiu: O Zot! Sa para paguan Meta dhe Berisha, që 90% e mediave s’i përmendën aspak këta të dy?
Në intervistën mbrëmë Nano nxiti 'trazira' sidomos në kampin opozitar me deklaratat e forta që ka bërë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta.
5 Shkurt 2021, 16:41 -
Ethet e fushatës! Politika ‘harron’ pandeminë, takime me grumbuj njerëzish, shkelen masat anti-COVID
Ndonëse përpiqen të kurojnë mediatikisht takimet e tyre elektorale, duke u shfaqur me maska dhe jo grumbullime janë rrjetet sociale ato që po tradhëtojnë devotshmërinë e politikanëve për të ruajtur shëndetin e qytetarëve në prag fushate.
5 Shkurt 2021, 15:59 -
Fatos Nano foli si ata që prej shekujsh kanë themeluar ‘sekretin’ e lirisë përballë planeve të Djallit
Fatos Nano ishte mbrëmë në ekran përballë të gjithëve. Cinikët thonë se doli ‘për vete’ meqë ka kohë pa u shfaqur. Batakçinjtë po thonë se ‘e kanë blerë’, dhe se ky ‘është shitur’. Derdimenët po thonë ‘pse na prishe korin’, se këta ishin duke kënduar për një ditë të zezë që shqiptarët e kanë parë nja dy a tre herë në këto 30 vjet. Ndërsa personazhet kriminalë të vetë Nanos, me të cilët ky është përplasur, nga të cilët ky është burgosur, lëkurën e të cilëve ky e ka nderë si lëkurën e ujkut për ta parë sa egërsira kanë qenë…, të gjithë këta po lëvrijnë për ta burgosur përsëri Nanon dhe të gjithë njerëzit normal.
5 Shkurt 2021, 14:53 -
7 'mëkatet vdekjeprurëse'/ Nga grykësia, ligësia deri te epshi seksual, çfarë tha mbrëmë Fatos Nano për Ilir Metën
Në intervistën e gjatë të dhënë mbrëmë ku foli për të gjithë karrierën e tij politike dhe jo vetëm, ish-Kryeministri i vendit Fatos Nano foli me përçmim më të madh për një njeri, Presidentin aktual Ilir Meta.
5 Shkurt 2021, 12:53 -
Pse u censurua nga mediat, pjesa më e rëndësishme e intervistës së Fatos Nanos?
Rikthimi i Fatos Nanos në Shqipëri është gjithmonë lajm. Sidomos pastaj kur flet për politikën dhe zhvillimet në vend. Ndaj intervista e djeshme e tij, pas një kohe të gjatë heshtje, natyrisht që ka pasur një interes maksimal. Por, ndryshe nga herët e tjera, shumica e mediave në vend, e kanë censuruar pjesën kryesore të intervistës së tij, ose ka pasur edhe nga ato që nuk e kanë përmendur fare.
5 Shkurt 2021, 11:31 -
'Furtunë' sulmesh/ Çfarë priste opozita nga Fatos Nano, të dilte kundër Edi Ramës e PS?
Shfaqja e mbrëmshme e liderit historik të socialistëve Fatos Nano në emisionin “Opinion” në mbështetje të Edi Ramës, ka provokuar një axhendë ndryshe të opozitës. Nëse hedh një vështrim të shkurtër në rrjetet sociale dhe në gazetat e PD dhe të LSI, vëren me sy të lirë angazhimin e gjithë makinerisë propagandistike, kundër Fatos Nanos.
5 Shkurt 2021, 10:36 -
LSI: Ambasadorja e SHBA ka shkelur ligjin, u shfaq krah Ramës në një inaugurim elektoral
Zyrtari i lartë i LSI-së, Ylli Manjani, ka akuzuar ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, se ka shkelur ligjin duke u shfaqur krah kryeministrit Edi Rama në nisjen e punimeve tek Piramida.
5 Shkurt 2021, 07:31 -
Kryemadhi i vë kushte Bashës: Unë s’ja jap votat nëse s’pranon planin tim me 5 pika
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë prerë, duke thënë se nëse kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk e pranon në bashkëqeverisje planin e saj me 5 pika për ekonominë, atëherë ajo nuk ia jep votat e partisë.
4 Shkurt 2021, 23:02 -
BE në Tiranë si Yuri Kim, mesazh partive për zgjedhjet: Siguroni lista me kandidatë me integritet, qëndroni larg sulmeve provokuese
Në Ditën Ndërkombëtare të Zgjedhjeve, Bashkimi Europian në Tiranë, përcjell një mesazh për politikën shqiptare teksa na ndajnë pak se 3 muaj nga 25 prilli. Delegacioni i BE-së përmes një postimi në rrjete sociale, thekson se vlerëson punën e deritanishme në vendin tonë për përmirësimin e integritetit të zgjedhjeve siç është miratimi i ligjit të dekriminalizimit apo dhe marrëveshja e 5 Qershorit
4 Shkurt 2021, 21:29 -
Rama kërkon 75 mandate/ Shameti më optimist: Mund të marrim dhe 80, ecuri pozitive në veri! 'LSI për skrap'? Metaforë politike dhe jo një marrëveshje
Deputeti i Partisë Socaliste, Adnor Shameti është shprehur shumë optimist për rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit. Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka kërkuar 75 mandate, Shameti shprehet se socialistët i kanë mundësinë për të arritur edhe në 80 mandate.
4 Shkurt 2021, 17:48 -
Pas Beratit 'shkërmoqet' edhe LRI në Vlorë! 100 të rinj i bashkohen PS, Gjiknuri: Keni bërë zgjedhjen e duhur! Dyert tona janë të hapura (VIDEO)
Pas bashkimit me PS-në të 100 të rinjve në Berat pasi braktisën LSI, edhe 100 të rinj të tjerë dhe të reja braktisën Lëvizjen Socialiste për Integrim duke ju bashkuar Partisë Socialiste të Vlorës. Drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri zhvilloi një takim simbolik me një përfaqësi prej tyre të cilëve ju dorëzoi kartat e anëtarësisë së PS-së.
4 Shkurt 2021, 15:00 -
U njoftua se u largua nga LSI, Sokol Dervishaj reagon për Report Tv: Nuk është e vërtetë
I larguar nga LSI, Gledion Rehovica, i cili iu bashkua PS-së pak ditë më parë, tha se ish ministri i Infrastrukturës, Sokol Dervishaj është larguar nga LSI por që ende nuk e ka bërë publike. Kjo solli reagimin e vetë Dervishaj, i cili tha për Report Tv se ky lajm nuk është i vërtetë dhe se ai vijon të jetë më LSI-në.
4 Shkurt 2021, 09:58 -
Basha, Rama dhe Kryemadhi zyrtarizojne emrat në 12 qarqet, ja përballjet më të ashpra me 25 prill! Riciklime dhe supriza
Kur kanë mbetur më pak se 80 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, beteja politike ka filluar të marrë formë me emra konkret. Partitë politike kanë zyrtarizuar drejtuesit politik në qarqe, një përballje 'kokë me kokë' me kandidatë me anë të së cilëve synohet marrja e një numri sa më të madh të votash. Beteja më e fortë është në qarkun e Tiranës, ku përveç PD-PS dhe LSI, në listë janë edhe kandidatë nga partitë e reja opozitare.
3 Shkurt 2021, 21:38 -
Ekipi thatim i Bashës në Tiranë
Motorët e fushatës së 25 prillit janë ndezur. Nga njëra anë Partia Socialiste, e cila është kujdesur ta nisë pak më herët takimet e fushatës, duket se është më e organizuar në terren, e nga ana tjetër Partia Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim, që premtojnë hënën.
3 Shkurt 2021, 14:55 -
Vangjel Tavo: Duhet të ndalen presionet ndaj votuesve përmes individëve me rekorde kriminale të cilët mbahen nën mbrojtjen e ministrit të Brendshëm
Ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook shkruan se duhet të ndalet kriminalizmi i Policisë së Shtetit. Tavo shkruan se duhet të ndalen presionet ndaj votuesve përmes individëve me rekorde kriminale të cilët mbahen nën mbrojtjen e Ministrit të Brendshëm.
3 Shkurt 2021, 14:33 -
Gjosha: Rama shkatërroi vendin, merret me komplote ndaj LSI! Goditjen më të fortë në zgjedhje PS e merr në Tiranë! Na kanë ardhur socialistë, ikjet s’prishin punë
Ish-deputetja e LSI Klajda Gjosha në një intervistë për Report Tv ka folur në lidhje me deklaratën e fundit të kryeministrit Edi Rama i cili dje tha se së bashku me kreun e PD Lulzim Basha kanë pasur një plan të “çojnë” për skrap Lëvizjen Socialiste për Integrim, por e ka tradhëtuar kryedemokrati. Gjosha tha se Rama ka shkatërruar Shqipërinë pasi sipas saj në vend që të merret me qytetarët, thur komplote kundër LSI.
3 Shkurt 2021, 13:16 -
VIDEO/ Pakt Rama-Basha më 17 maj për të çuar LSI-në për 'skrap'? Koha kur kryedemokrati dilte hapur
Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama foli për tradhti nga ana e Lulzim Bashës ku tregoi se së bashku me kryetarin e opozitës kishin një projekt të përbashkët për të “çuar për skrap LSI-në”.
3 Shkurt 2021, 12:46