-
'Presidenti del natën pa protokoll'! Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Kur s’shqetësohem unë që jam gruaja se ku shkon Meta, ç’i duhet atij
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi “i ka dalë në mbrojtje” presidentin Ilir Meta, pas akuzave të bëra nga kryeministri Edi Rama se del natën për të bërë fushatë.
20 Shkurt 2021, 19:39 -
Rama e akuzoi se bën fushatë natën, Meta shfaqet ditën në takime me qytetarët në Berat, në qytetin ku u shkri dega e LSI-së
Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, se Ilir Meta e ka humbur rolin e presidentit dhe zhvillon takime me elektoratin kryesisht gjatë natës, kreu i shtetit është shfaqur sot në Berat. Pasditen e kësaj të shtune, Meta është parë në qendër të qytetit, ku ka takuar disa qytetarë, me të cilët edhe ka bërë foto.
20 Shkurt 2021, 18:21 -
25 prilli, Felaj: Bëmë gjithçka ndryshe nga PD, në koalicion me LSI të rezervuar! Noka: Rilindja si trafikantët me 2 pasaporta (VIDEO)
Në emisionin “Pa protokoll” në Report Tv po diskutohet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa ka pasur debate mes Kryetares së Komisionit të Sigurisë në PS Ermonela Felajt dhe ish-deputetit të PD Flamur Nokës lidhur me mënyrën si kanë qeverisur këto parti në kohë të ndryshme.
19 Shkurt 2021, 21:53 -
Rama publikon foto nga poliklinika e Krujës: Ndryshim si nata me ditën, prandaj duhet mandati i tretë! Kush s’e pranon, i verbuar nga mllefi politik
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Poliklinika e Krujës, me të cilat tregon si ishte dhe si po bëhet sot. Këto foto, Rama thotë tregojnë se si ishte ai para 7 vitesh dhe jo para 70 vitesh, duke thumbuar kështu edhe kundërshtarët politikë.
19 Shkurt 2021, 20:05 -
25 prilli/ Braimllari: Synojmë 4 mandate në Korçë! Të larguarit nga LSI të kapur nga Rama, shiten si fitore në PS
Teksa na ndajnë më pak se 70 ditë nga zgjedhjet parlamentare në 25 prill, LSI po i jep dorën e fundit organizimit të listave të kandidatëve në qarqet e vendit. Drejtuesi politik i kësaj force politike në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari thotë se LSI synon të marrë 4 mandate në qark.
19 Shkurt 2021, 18:57 -
-
Dy vite nga djegia e mandateve, flasin deputetët që refuzuan aktin e paprecedentë! Murrizi e Gjoni: PD e LSI tentuan të sillnin dhe njëherë ‘97!
2 vite pasi dogjën mandatet e braktisën kuvendin, PD e LSI vijojnë rrugën drejt zgjedhjeve parlamentare pa përmbushur objektivat. Deputetët e opozitës parlamentare Myslym Murrizi dhe Ralf Gjoni, thonë se i vetmi vendim i drejtë ishte qëndrimi në parlament teksa akuzojnë jashtëparlamentarët se përgjatë dy viteve kanë legjitimuar veprimet e maxhorancës.
18 Shkurt 2021, 13:28 -
-
Denoncimi i LSI-së: Një i dënuar për vepër të rëndë penale rivlerëson banesat e dëmtuara nga tërmeti në Vorë, shtëpinë e xhaxhait të kryebashkiakut e vlerësoi nga DS1 në DS5
Në një deklaratë për mediat, Bregu tha se shtetasi Durim Ibrahimi i emëruar së fundmi në postin e këshilltarit të kryetarit të bashkisë së Vorës, rezulton person i dënuar me vendimin penal të formës së prerë numër 24/46, datë 21.09.2017 për veprën penale ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake’
18 Shkurt 2021, 12:32 -
Meta pi raki dhe bën fushatë për LSI në 'skutat' e Vlorës me njerëz të dyshimtë e pa maska, do veprojnë SPAK dhe KQZ?!
Gazeta “TemA” një ditë më parë publikoi një video në të cilën shihet me zë dhe figurë as më pak dhe as më shumë por Presidenti i Republikës Ilir Meta duke bërë fushatë në praninë e 30 personave.
18 Shkurt 2021, 12:24 -
Sondazhi i tretë i Piepolit në Report Tv! PS fiton bindshëm në Tiranë, përballje e fortë në Durrës! Shkodra s'tradhton PD-në, besnike edhe ndaj Topallit! Hajdari s'merr mandat në Elbasan
Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, sollën sondazhin e tretë për zgjedhjet politike të 25 prillit në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga. Sipas sondazhit PS fiton mandatin e 3-të dhe ka fitore të bindshme në Tiranë, ndërsa PD njeh rritje dhe del parti e parë në Shkodër. Edhe Topalli nuk braktiset nga demokratët e Shkodrës, ndërsa Rudina Hajdari humbjet në Elbasan.
18 Shkurt 2021, 10:01 -
-
Nasip Naço: Arsyet e largimit tim nga LSI! Më bënë dalje në mënyrë tinzare dhe të pabesë
Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij nga LSI. I ftuar në RTSH 24, Naço sqaroi për opinionin publik problemet dhe përplasjet me lidershipin e LSI-së për të cilin ai shprehet se e përjashtuan dhe e larguan në mënyrë tinzare dhe të pabesë.
17 Shkurt 2021, 14:00 -
‘Rrëshqitja e Ramës do fillojë nga Durrësi’, Spahiu: Partitë mos të ashpërsojnë betejën! PS synon 8 mandate në këtë qark (VIDEO)
Gjatë një interviste për Report Tv, Spahiu tha se çdo forcë politike mendon të gjejë figura për qarkun ku beteja është me e fortë, por i bën thirrje partive që të mos e ashpërsojnë betejën në qarkun e Durrësit. Sipas saj, durrsakët gjykojnë me ftohtësi dhe nuk kanë nevojë për fushata të forta.
16 Shkurt 2021, 19:42 -
Pas Shaqirit, Shemsi Prençi dorëhiqet si Këshilltar i Metës për Emergjencat, kandidon për deputet në Durrës nën siglën e LSI
Pas Bahri Shaqirit, një tjetër këshilltar i presidentit Ilir Meta, Shemsi Premçi jep dorëheqjen. Burime konfirmojnë për Report Tv se Premçi ka dhënë dorëheqjen nga Këshilltar për Çështjet e Emergjencave Civile në presidencë, për të kandiduar për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nën siglën e LSI në zonën e Durrës
16 Shkurt 2021, 13:18 -
-
Rindërtimi, Rama: S'ka propagandë, por t'u tregojmë njerëzve se po punohet! Kryefamiljari i jep këshilla për sulmet e opozitës: Kush leu, mendjen e vetë pëlqeu
Kryeministri Edi Rama ndodhet në fshatin Rrashbull në Durrës ku ka inspektuar disa shtëpi të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. I shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, Rama ka thënë se procesi i rindërtimit vijon dhe numri i familjeve në çadra po zbret.
16 Shkurt 2021, 08:32 -
LSI për skrap? Braimllari: E ka humbur gjithmonë këtë bast, ecte përpara falë nesh! Zgjedhjet më 25 prill do jenë të rregullta si në Kosovë
Ish-deputeti i LSI-së, Endri Braimllari i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama i cili tha se do ta çonte këtë forcë politike për skrap. I ftuar në emisionin “5 pyetjet” nga gazetari Ilir Babaramo, Braimllari tha se sa herë që vijnë zgjedhjet, kryeministri dështon për të fituar këtë bast.
15 Shkurt 2021, 22:49 -
Dosja e ‘zezë’ e drejtorit të Metës, vëllai i Përparim Spahiut tendera me paracaktim dhe me çmime jashtë realitetit, ja aferat e reja tek Patentat që po hetohen nga SPAK
Zbulohen të tjera abuzime të ish-drejtorit të LSI-së në krye të Patentave Ylli Spahiu pasi u dha familjarëve të tij makinat e shtetit dhe bleu automjete për ‘qejf’ me paratë publike. Tender për pullat e taksave që vihen në xhamin e makinave me çmim dyfish më të lartë.
15 Shkurt 2021, 15:52 -
Sot Pfizer sjell 7020 doza vaksina anti-COVID, Rama: Pranë marrëveshjes edhe me AstraZenecan! Arsye për ta neveritur politikën e futjakotësisë
Ditën e sotme në vendin tonë do të vijnë 7020 doza të tjera të vaksinës anti COVID nga Pfizer. Lidhur me këtë lajm ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale thotë se me këto 7020 doza nis lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit.
15 Shkurt 2021, 13:24