-
Kryemadhi: Ramës golin do ia bëjnë socialistët e vërtetë nga porta në portë! Vallëzonte si balerinë, por as qafën s’do lëvizë dot më 25 prill
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, përmes një dalje publike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit kundrejt opozitës së bashkuar.
10 Mars 2021, 17:18 -
‘Më shumë se gjysma e kabinetit të qeverisë Rama janë gra’, PS publikon videon: Forca e gruas është e pamasë, ne jemi e tashmja dhe ju jeni e ardhmja
Më shumë se gjysma e kabinetit të qeverisë Rama është përbërë nga gra. Kështu thuhet në spotin e publikuar nga Partia Socialiste në llogarinë e saj në Facebook, i realizuar në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
10 Mars 2021, 17:00 -
Veliaj: Lista e PS dominohet nga të rinjtë, janë gjeneratori i programit tonë
Të rinjtë ishin një ndër risitë më të mëdha që solli Partia Socialiste në listën e kandidatëve për deputetë të 25 Prillit, falë edhe platformës “Deputeti që Duam”. Gjatë një takimi me përfaqësues të Forumit Rinor EuroSocialist, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është edhe drejtues politik i Partisë Socialiste për këtë qark, u shpreh se të rinjtë në Shqipëri janë sot “partia” më e madhe, ndaj politikat e mazhorancës i adresohen atyre.
10 Mars 2021, 15:06 -
Profil i paautorizuar i Edi Ramës
Edi Rama është ndoshta i vetmi lider shqiptar që nuk e fitoi dashurinë e njerëzve pasi u bë pjesë e politikës. Askush nuk e ndoqi për interes në fillimet e tij, kurrkush nuk e admiroi prej një copë karrigeje dhe asnjë s’e sulmoi prej fuqisë së pushtetit shtetëror.
10 Mars 2021, 15:02 -
Basha: Në listat e PS njerëz të botës së krimit! SHBA-BE të flasin sot jo pas zgjedhjeve
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar se në listat e kandidatëve për deputet të PS-së ka persona të lidhur me botën e krimit, dhe i ka bërë thirrje SHBA-BE të flasin tani, jo pas zgjedhjeve. Basha tha se qeveria e Ramës është kthyer në një armike të integrimit, e që sipas tij, kjo do të gjejë një zgjidhje me ardhjen e opozitës në pushtet.
10 Mars 2021, 15:00 -
I 35-ti në listë, Halit Valteri zbulon 2 kushtet për t'u bërë pjesë e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit
Deputeti i opozitës së re Halit Valteri ka reaguar për herë të parë pasi emri i tij u rendit i 35-ti në listat e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ai shkruan se rrugëtimi që ka marrë nuk është aspak i lehtë dhe se ka pranuar të kandidojë për zgjedhjet parlamentare nën siglën e PS-së me dy kushte.
10 Mars 2021, 13:47 -
Rama me kandidatët e PS: Të gjithë në sulm për ta mbrojtur Shqipërinë nga ata që duan të kthehen në qeveri me të njëjtat fytyra, por më të rrudhura
Në fjalën e tij Rama u bëri thirrje të gjithë socialistë që nga ky moment të vrapojnë në sulm për Shqipërinë e së ardhmes, sipas tij për ta mbrojtur vendin tonë nga ata që duan të kthehen në qeveri me të njëjtat fytyra por më të rrudhura dhe më të lodhura, duke iu referuar opozitës.
10 Mars 2021, 11:50 -
Dimensionet e përballjes PS-PD në dy qarqet e mëdha, si 'kërcet' shmangia e opozitës për t’u përballur me Ramën në Durrës
Gati gjysmën e Parlamentit shqiptar e mbushin dy qarqet kryesore të vendit: Tiranë- Durrës, me gjithsej 52 deputetë. Ndaj edhe beteja politike në kryeqytet dhe në qarkun bregdetar, pritet të zërë “pjesën e luanit” të fushatës zgjedhore të 25 prillit. Reflektimi i parë që vjen në këtë fillim beteje është shmangia që kupola e opozitës ka bërë përballë Edi Ramës në Qarkun Durrës, kur pak kohë më parë i shpallën “betejë për jetë a vdekje”.
10 Mars 2021, 11:40 -
E bardha, e kuqja dhe e zeza e listave tona
Duket si një titull romani. Në fakt, është përgjysmë. Pak si politika shqiptare. Gjysma, por jo ajo që ta pret mendja, sepse pas 8 vitesh duhet të ishte logjikisht opozita shpresa për ndryshim sjell një listë të përmbysur. Vetë Kryeministri mund të futet në Kuvend vetëm mbi baza merite. Ashtu dhe figurat e tjera të rëndësishme të partisë. Të rinjtë dhe individë me kontribute të spikatura, si Luljeta Boza apo Najada Çomo futen në Kuvend si kryetare qarku.
10 Mars 2021, 11:09 -
Braçe për largimin e Gjermenit dhe Ulqinit: Paqësorë, të fortë prej qetësisë, ndershmërisë, të pakorruptueshëm
Dy prej të larguarve nga grupi i deputetëve të Partisë Socialiste janë Musa Ulqini dhe Eglantina Gjermeni. Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe ka reaguar përmes një postimi duke vlerësuar këto figura për kontributin që kanë dhënë në gjithë këto vite politikë.
10 Mars 2021, 10:40 -
Nuk kandidoi për deputet në zgjedhje, reagon Musa Ulqini: I nderuar që përfaqësova Dumrenë! Largohem politikisht, por jo shpirtërisht
Ndonëse nuk preferoi të kandidonte për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, deputeti i PS-së Musa Ulqini, ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij politik në këto dy mandate.
9 Mars 2021, 21:13 -
Opozita e re gjen ‘strehë’ në listat e PS, PD e LSI! 5 deputetë në listat e socialistëve! Hajdari e Murrizi vijojnë betejën me partitë e tyre
Suprizë në listat e kandidatëve të tri partive të madha, ishte edhe përfshirja e deputetëve të opozitës parlamentare. 5 deputetë të opozitës së re, do të garojnë në listat e PS, ndërsa në listat e PD e LSI u përfshinë Korab Lita e Lefter Maliqi.
9 Mars 2021, 20:54 -
Dueli në qarqe: Ku luftojnë 'dhëmbë për dhëmbë' skuadrat e PS-së me PD-në
Listat nuk janë kot, janë skuadra politike elektorale e partisë që del para njerëzve për të marrë vota. Pra skuadra që hyn në betejë, nuk futet thjesht me fanelën, por merr pjesë në betejë me lojtarët, strartegjinë, taktikën, skemat, apo edhe avantazhet që analizohen në kompleksitetin e përplasjes politike.
9 Mars 2021, 20:30 -
I pari në listën e Fierit, Braçe: Nuk është trofe, por përgjegjësi e madhe! Larg nga çdo hajdut e abuzues
Renditja i pari në listën e kandidatëve për deputetë në Fier për zgjedhjet e 25 prillit për Zv. kryeministrin Erion Braçe është një përgjegjësi e madhedhe jo trofe. Përmes një reagimi në rrjete sociale ai shkruan se dita e festës ka mbaruar dje ndërsa nga sot nisi një ditë tjetër, duke shtuar se kush u gëzua dje në Divjakë, Lushnjë dhe Fier duhet të bashkohet në betejë.
9 Mars 2021, 19:31 -
Veliaj: 40% e listës së PS janë zonja dhe zonjusha;! Ata kanë helmin, ne ilaçin
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me forumin e gruas tha se risia e Partisë Socialiste që nuk e ka bërë asnjë parti tjetër është se nga 12 qarqe, 11 do të drejtohen nga gratë.
9 Mars 2021, 19:18 -
U rendit i 23 në Tiranë, Fatmir Xhafaj: Asnjë luftë s’do të mbetet në mes, pranova të jem në listë jo të sigurt për të çuar në fund reformën në drejtësi
Deputeti Fatmir Xhafaj shprehet se ka pranuar sfidën për pozicionimin përtej kufirit të sigurisë së listës, duke e konsideruar si një detyrë ndaj qytetarëve dhe si një parim për t’i shkuar deri në fund reformës në drejtësi, projektit më të madh të implementuar gjatë qeverisjes “Rama”.
9 Mars 2021, 19:12 -
Kandidat i PS për Tiranën, Plarent Ndreca për Report TV: Lista e PD na kthen pas me 20 vite, ka ngelur peng i disa emrave që s'frymëzojnë askënd
Kandidati i PS për Tiranë, Plarent Ndreca e cilësoi listën e PD së bashku me aleatët si një kthim pas në kohë me 20 vite, ku nuk frymëzon më dhe as nuk sjellë asgjë të re, por ruan privilegjet e disa figurave që nuk kanë çfarë të japin më për vendin.
9 Mars 2021, 18:24 -
’20 vite më parë u bëra pjesë e politikës’, Kodheli e 21-ta në listën e PS në Tiranë: Pas 2 dekadash, mbrëmë pranova sfidën e radhës, do ia dal
Deputetja e PS-së Mimi Kodheli përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, shprehet se ka pranuar sfidën të jetë pjesë e garës si kandidate e Parisë Socialiste, në zgjedhjet e 25 prillit.
9 Mars 2021, 15:37