-
Raporti i DASH për pastrimin e parave: Shqipëria pak përparim, shkak korrupsioni e trafiku i drogës! Progres me sekuestrimin e pasurive të Balilit! Vetingu e SPAK-u ndihmuan
Shqipëria nuk ka bërë përparim të madh në pastrimin e parave, theksohet në raportin e DASH për 2020, por ndryshimet në ligjin Antimafia, reformat kushtetuese, vetingun i gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë përmirësuar aftësitë dhe perspektivat e Shqipërisë për adresimin e pastrimit të parave
3 Mars 2021, 09:34 -
Konfirmimi në detyrë i prokurorit Kujtim Luli, Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK
Komisioneri Publik ankimon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Kujtim Luli. Procesi i rivlerësimit për prokurorin Luli u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Xhensila Pinen
24 Shkurt 2021, 18:16 -
Ekskluzive/ Vetingu në Shqipëri në 'Strasburg', më 9 shkurt Gjykata për të Drejtat e Njeriut jep vendimin e parë! U dërgua nga ish-gjyqtarja kushtetuese (DOKUMENTI)
Më 9 shkurt Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg jep vendimin e parë për vettingun në Shqipëri. Sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv vendimi do të jetë për padinë e ish anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj shkarkuar në maj 2018.
5 Shkurt 2021, 14:06 -
Të ecim përpara së bashku në rrugën e integrimit në BE
2020-a ishte një vit i vështirë - një vit kur qytetarët e Shqipërisë u përballuan me guxim pasojat e një tërmeti shkatërrimtar dhe një pandemi globale. Bashkimi Evropian qëndroi vendosmërisht pranë qytetarëve të Shqipërisë gjatë këtyre kohëve të vështira. Në konferencën ndërkombëtarë të donatorëve, thirrur nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, BE-ja premtoi mbi 400 milionë euro për rehabilitimin dhe rindërtimin e Shqipërisë.
1 Shkurt 2021, 07:56 -
Si u sulmua nga PD dhe LSI, Calavera jep mesazhet e fundit në detyrë: Sulmet e shpifjet ndaj stafit të ONM të paprecedentë, por nuk na ndalin për Reformat
Shefja e Operacionit Ndërkombëtare të Monitorimit në Shqipëri, mbikëqyrja e ndërkombëtarëve në procesin e vettingut, Genoveva Ruiz Calavera e cila është emëruar nga Komisioni Europian si Drejtore e Përgjithshme e Departamentit të Interpretimit ose SCIC, me anë të një letre të fundit ka bërë bilancin e kohës që ka qenë në krye të ONM në Shqipëri si dhe ka përcjellë disa mesazhe në lidhje me sulmet që janë bërë kundrejt saj dhe stafit të saj në lidhje me vetingun.
1 Shkurt 2021, 07:50 -
Vettingu shkarkoi Ndrecën! GJKKO rrezikon mbylljen për mungesë gjyqtarësh! Nga 16 mbeten 8, s’plotësohen 3 kolegjet
Pas Gjykatës së Lartë e cila nuk funksionon e plotë për mungesë gjyqtarësh, në një situatë kritike futet edhe Gjykata kundër Krimit e Korrupsionit. Komisioni i Vertingut shkarkoi sot gjyqtarin e GJKKO Bib Ndreca për shkak të problemeve me pasurinë, duke e çuar numrin aktual të gjyqtarëve në këtë gjykatë në 8, nga 16 që duhet të jenë, duke rrezikuar plotësimin e 3 kolegjeve.
19 Janar 2021, 09:33 -
Raporti sekret/Shërbimet informative dosje të zezë për ish-kryeprokurorin e Tiranës Petrit Fusha, babai i kandidatit për deputet të LSI-së
Monika Kryemadhi sfidon ultimatumin e Yuri Kim për kandidatë të pastër në zgjedhje, shpall kandidat të LSI-së në njësinë nr. 2 në Tiranë djalin e ish-kryeprokurorit që ia mbathi nga drejtësia sapo Vetingu i çoi dosjen e pasurisë, i kallëzuar në Prokurori, DSIK raport për lidhjet e tij me njerëz të trafiqeve të drogës në Spanjë.
18 Janar 2021, 18:45 -
Shkarkimi i Dollapajt dhe Canit nga Vettingu/ Mbyllet gara për vakancat në KLP, aplikuan 5 prokurorë (Emrat)! COVID ndikon në proces, pritet një miratim nga Komiteti i Ekspertëve
Mbyllet gara për vakancat e krijuara në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) nga shkarkimi nga Vettingu i Arben Dollapaj dhe Besnik Canit. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se për dy vendet bosh për zëvendësimin e Dollapit dhe Canit kanë aplikuar 5 prokurorë
5 Janar 2021, 09:26 -
Dokumenti/ Ish-anëtari i KLD-së që kërkon ndryshimin e ligjit të Vetingut i përfshirë në korrupsion, jo bashkëpunues
Zbulohet raporti i Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar për gjyqtarin Tritan Hamitaj, pasi u shkarkua kërkon ndryshimin e ligjit të Vetingut në Gjykatën Kushtetuese
2 Janar 2021, 17:21 -
Kuorumi në 'Kushtetuese' në duart e Berishës dhe Metës, si i siguruan dy vota duke emëruar pa Veting Xhaferllarin dhe Bejtjan, ‘avokate’ të kauzave të PD-LSI
Kuorumi minimal prej 6 anëtarësh në Gjykatën Kushtetuese në varësi të Marsida Xhaferllarit dhe Sonila Bejtjas, e para Mbrojti 50 herë qeverinë Berisha në Kushtetuese përfshirë edhe paktin detar, bashkëpunëtore e Alibeajt, Nishanit dhe Metës, Bejtja mbrojtëse mbështetëse e PD-LSI, nuk njeh Kuvendin, i shoqi bashkëpronar i televizionit të familjes Berisha
29 Dhjetor 2020, 16:48 -
Tha se vrasjet ishin nga pakujdesia/ KPA lë përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite ish-gjyqtarin e dosjes së '21 janarit' Agim Bendo
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për përjashtimin 15-vjeçar të ish-gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Agim Bendo nga sistemi i drejtësisë.
22 Dhjetor 2020, 15:43 -
Deklaratat e Calaveras që 'përvëluan' Berishën dhe Metën, ja si kanë shpallur armiq ndër vite përfaqësuesit e SHBA-BE në Tiranë nga Withers te Vlahutin
Sulmet e koordinuara nga Berisha dhe Meta ndaj diplomates me mision të dyfishtë në Shqipëri Genoveva Ruiz Calavera janë për shkak të qëndrimeve të saj të forta pro reformës në drejtësi dhe Vetingut që po shpërbën korporatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të lidhur me PD-LSI
22 Dhjetor 2020, 10:11 -
Veliaj i prerë nga Farka: Subjektet e OFL dhe të shkarkuarit e vettingut të mos i afrohen fushatës (VIDEO)
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u tregua i prerë sot, kur deklaroi se subjektet e OFL-së dhe të shkarkuarit e Vettingut nuk duhet t’i afrohen fushatës zgjedhore. Teksa dha çelësat e shtëpisë së re të rindërtuar për familjen e Besnik Fushës në Farkë, Veliaj theksoi se partitë e pashpresa që do të tentojnë të përdorin dhunën dhe subjektet e OFL-së në zgjedhje, nuk kanë asnjë shans të fitojnë
18 Dhjetor 2020, 12:50 -
Ankimoi vendimin e KPK, KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Shkëlzen Cena
KPA ka hedhur poshtë ankimimin e prokurorit Shkëlzen Cena, kundër KPK pasi kjo e fundit e shkarkoi nga detyra pasi i gjeti probleme në të treja kriteret. Vendimi është marrë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë.
16 Dhjetor 2020, 18:58 -
Emrat/ 43 krerët e drejtësisë së re që do marrin pensione të posaçme dhe 21 paga pas largimit nga detyra, ligji për privilegjet shkon në Kuvend
Njerëzit e drejtësisë së re barazohen me krerët e shtetit sa i takon privilegjeve pas largimit nga detyra, qeveria dërgon për miratim në Kuvend nismën për ndryshimin e ligjit të ’96 për pensionet shtetërore suplementare të funksionarëve
15 Dhjetor 2020, 16:29