- Kronikë
-
Kronikë
Vettingu/ ONM pro zgjatjes së mandatit të KPK: Është domosdoshmëri për të përfunduar procesin! Afati? Të përcaktohet në konsultim me 'Venecian'
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit mbështet mazhorancën në nismën për ndryshime kushtetuese për t’i zgjatur mandatin kushtetues KPK për vijimin e procesit të vettingut për gjykatësit dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë.
23 Shtator 2021, 16:43 -
Kronikë
Prokurori Dritan Gina jashtë drejtësisë si e shoqja Rovena Gashi! Përplaset me Gardën se nuk lejon ta kontrollojnë, momenti kur e nxjerrin jashtë sallës (VIDEO)
Prokuroi i Tiranës Dritan Gina, i akuzuar për gjobëvënie si dhe i skeduar nga SHISH për përfshirje në praktika korruptive, ka pasur të njëjtin fat si të bashkëshortes së tij, Rovena Gashi, e cila u shkarkua në korrik të 2018 si prokurore pasi bashkë me babanë e saj, pasi nuk justifikonin një pasuri me vlerë rreth 930 mijë USD.
22 Shtator 2021, 11:13 -
Kronikë
KPA konfirmon në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano. Gazetari Arsen Rusta raporton se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) ishte ankimuar nga Komisioneri Publik, por sërish Çano është konfirmuar në detyrë nga KPA
21 Shtator 2021, 16:08 -
Kronikë
Zgjatja e afateve të Vetingut, avokatët: KLGJ dhe KLP të vijojnë procesin! Politika të mos i fusë duart te drejtësia! Vishaj: 5 vite ishin pak, s'mund të lihet në mes
Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit. . Për këtë arsye mazhoranca do të kërkojë shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik. Ndërkohë, përveç debatit politik, ka edhe një anë tjetër, juristët. Report Tv ka biseduar me 4 prej tyre, që ndajnë këndvështrime të ndryshme në lidhje më këtë çështje.
21 Shtator 2021, 13:43 -
Kronikë
‘Shtëpinë e kam amanet nga vjehrri, aksionet m’i dha babai’, prokurori i Vlorës Erion Çelaj drejt shkarkimit, udhëtime me një personazh të krimit
Një apartament dhuratë nga vjehrri dhe aksione të fshehura në një kompani në konflikt interesi, rrezikojnë t’i ndërpresin karrierën në drejtësi Prokurorit të Vlorës, Erion Çelaj. Prokurori Çelaj u paraqit sot në Komisionin e Vetingut për t’u njohur me rezultatet e dosjes së verifikimit.
17 Shtator 2021, 19:14 -
Kronikë
Gjyqtarja e Vlorës Atalanta Zeqiraj u konfirmua në detyrë nga KPK në qershor, por vendimi kundërshtohet nga ONM! IKP: Po shqyrtojmë çështjen
Gjyqtarja e Vlorës, Atalanta Zeqiraj, u konfirmua në qershor në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Por ky vendim nuk i ka pëlqyer ndërkombëtarëve. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
17 Shtator 2021, 12:47 -
Kronikë
6 orë tension/ Dritan Gina drejt shkarkimit si gruaja e tij Rovena Gashi, apartamente dhuratë dhe i skeduar nga SHISH për afera, tentoi sabotimin e seancës për herë të katërt
Seancë maratonë dhe tensionuese në Komisionin e Vetingut për leximin konkluzioneve të dosjes së hetimit të prokurorit të Tiranës Dritan Gina. Prokurori dhe avokati tentuan të shtynin për herë të katërt seancën, por ndërhyri vëzhguesi ndërkombëtar Ferdinando Buatier. Gina probleme me dy apartamente dhe një makinë. DSIK dhe SHISH raport të zi për veprimtarinë e tij
16 Shtator 2021, 08:23 -
Kronikë
Pas Piro Sotës, përjashtohet nga drejtësia edhe gjyqtari Ergys Selamani, vonoi urdhrin e mbrojtjes për Liljana Rukën nga bashkëshorti vrasës
Komisioni i Vetingut përjashton nga drejtësia gjyqtarin Ergys Selmani. Në vitin 2018 Etilda Gjonaj i kërkoi KLD-së shkarkimin e tij nga detyra pasi vonoi urdhrin e mbrojtjes për Liljana Rukën e cila u hodh nga bashkëshorti nga kati i katërt i pallatit.
14 Shtator 2021, 19:10 - Kronikë
-
Kronikë
Vendimi në çështjen 'Bechetti kundër Enel' i kushton largimin nga detyra gjyqtares së Tiranës, Kaçe Agollit! Shkarkohet edhe gjyqtarja e Korçës, Ariola Kristo
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Kaçe Agolli. I njëjti vendim është marrë edhe për gjyqtaren e Korçës, Ariola Kristo. Të dyja gjyqtaret rezultuan me probleme sa i takon pasurisë. Për gjyqtaren e Tiranës, Kaçe Agollin, KPK konstatoi edhe probleme sa i takon profesionalizmit, ndërsa to edhe një vendim në favor të biznesmenit të njohur italian, Francesco Bechetti kundër kompanisë "Enel".
10 Shtator 2021, 12:27 -
Kronikë
Kishte dhënë 50 mijë euro hua një personi dhe do merrte mbrapsht 110 mijë, shkarkohet nga vettingu prokurori i Lushnjës
Arben Dyla, kreu i Prokurorisë Lushnje, është shkarkuar nga shkalla e parë e vettingut për shkak të problemeve me pasurinë. KPK shkarkoi Dylajn pas debateve të seancës së kaluar 2 ditë më parë. Në këtë seancë u konstatua se prokurori paralelisht me 'drejtësinë' kishte bërë edhe 'bankën' duke dhënë 'kredi' për një tjetër qytetar.
9 Shtator 2021, 10:36 -
Kronikë
Vetingu/ Vendimi në çështjen 'Becchetti kundër Enel' vë në vështirësi gjyqtaren Kaçe Agolli
Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Kaçe Agolli u përball të mërkurën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me probleme të pasurisë dhe një bilanc negativ që varionte nga 4.3 në 6.7 milion lekë. Agollit po ashtu iu bë me dije se ndaj saj kishte një raport kritik prej Këshillit të Lartë Gjyqësorë, i cili kishte gjetur një sërë problemesh në dosjet e saj përfshi mungesë të kërkesë padive dhe mungesë aktesh proceduriale.
8 Shtator 2021, 22:19 -
Kronikë
KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Lushnjes, ONM kërkon ‘kokën’ e saj! Komisioneri publik: Do ankimojmë vendimin
KPK ka konfirmuar në detyrë Natasha Priftin prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lushnjë. ONM nuk është dakord me vendimin dhe kërkon që të ankimohet
8 Shtator 2021, 18:36 -
Kronikë
Përjashtohet nga drejtësia gjyqtari me pasuri të ‘çmendur’ Luan Lusha! Lokale, magazina, 9 makina, shtëpi e toka në Spille dhe Golem, ILDKP: Janë të paligjshme
Gjyqtari i Kavajës Luan Lusha përjashtohet për 15 vjet nga drejtësia pasi dha dorëheqjen nga frika e Vetingut. Raporti i ILDKP: Ka gënjyer dhe fshehur pasurinë, nuk e justifikon me burime të ligjshme. Gjyqtari paraqiti raport sikur ishte sëmurë, ndërkohë që vjonte punën në Gjykatën e Kavajës
7 Shtator 2021, 20:23 -
Kronikë
Vetingu shpërbëhet në qershor 2022, vota e PD-së vendimtare për zgjatjen e mandatit, gjysma e gjyqtarëve e prokurorëve ende s’janë verifikuar
Ngërçi i ri në horizont, Komisionit të Vetingut pushon së funksionuari pas 9 muajsh. Për zgjatjen e mandatit duhet të ndryshohet Kushtetuta, ndryshe procesi kalon në duart e KLGJ dhe KLP.
7 Shtator 2021, 17:39 - Kronikë
-
Kronikë
Prokurori i Lushnjës në Vetting, nuk ka dhënë vetëm drejtësi por edhe 'kredi'! 50 mijë euro hua një shtetasi, do merrte 60 mijë euro interesa
Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është paraqitur sot për vettingun prokurori i Lushnjës Arben Dyla. Gjatë seancës detaje shumë të çuditshme janë zbuluar për prokurorin i cili duket se paralelisht me 'drejtësinë' paska bërë edhe 'bankën' duke dhënë kredi për një tjetër qytetar.
7 Shtator 2021, 10:31 -
Kronikë
Dritan Gina tallet me Vetingun, dështon edhe seancën e tretë pasi u ‘sëmurë’ vetë, tani është ‘pa qejf’ avokati! 2 muaj manovra për të shtyrë shkarkimin
Si po luan prokurori i Tiranës Diritan Gina me Komisionin e Vetingut, ka që në korrik që shtyn seancat dëgjimore me raporte mjekësore dhe manovra procedurale. Bashkëshortja e tij Rovena Gashi u shkarkua për 930 mijë USD pasuri të pajustifikuar. Me 15 shtator përpjekja e katërt për ta njohur me dosjen.
3 Shtator 2021, 15:56 -
Kronikë
I arrestuar nga SPAK për korrupsion, shkarkohet prokurori i Sarandës Sali Hasa! KPK: Ka fshehur pasurinë
Sipas KPK Hasa nuk ka deklarim të saktë, nuk ka burime dhe ka fshehur pasurinë. Ai ka deklaruar se ka shitur karabinanë, por nuk ka dokumente që e vërtetojnë. Për shtëpinë në Kavajë dhe në Sarandë ka pasur mungesë burimesh financiare.
3 Shtator 2021, 09:52