-
Ngacmimet në rrjetet sociale, policia 'sinjalizon' qytetarët: Autorë të huaj me emra shqiptarë ju joshin e ju marrin të dhënat! Kujdes me kë flisni
Ekspertët e shëndetit publik besojnë se nëse çifti shkon në publik, mund të luftojë dezinformimin dhe të sensibilizojë qytetarët që ta bëjnë. Kohët e fundit, policia njofton, se është vënë re një shtim i rasteve të qytetarëve që janë prekur nga këto vepra penale duke krijuar shqetësim si për ata që janë të prekur drejtpërdrejt ashtu dhe për familjet e tyre.
6 Dhjetor 2020, 12:46 -
Lleshaj 'dush të ftohtë' kryebashkiakëve: Na keni lënë të vetëm përballë krimit! Kontrolle me polic komunitar e dron, të përfshihet dhe policia bashkiake
Policia e Shtetit s‘mund të kontrollojë e vetme territorin në gjithë vendin për t'u përballur me krimin për të ofruar rend e siguri. Është ky apeli i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj teksa ka prezantuar strategjinë ndërsektoriale për pesë vitet e ardhshme. Në dokumentin e siguruar nga Report Tv, Lleshaj kërkon përfshirjen e pushtetit lokal dhe anagzhimin e kryebashkiakëve në zbatimin e ligjit.
6 Dhjetor 2020, 12:33 -
Policia në zgjedhje/ Braho: S’mund të jetë e paanshme, por mund të shmangë ndërhyrjen e krimit
Rikthimi i policisë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve mund të jetë një element pozitiv sipas anëtarit të KQZ Ledio Braho, ndonëse nuk beson se do ketë angazhim të paanshëm nga efektivët e policisë.
5 Dhjetor 2020, 16:49 -
Ish-drejtuesi i policisë, Fran Rica: Standardi i hetimit në vettingun në drejtësi më i lartë se në polici
Në një kohë që përmes raportit të fundit Këshilli i Europës ngre shqetësimin se drejtuesit e kualifikuar të Policisë së Shtetit rrezikohen në vetting, ish-drejtuesi i policisë, Fran Rica, nuk ndanë të njëjtin mendim. Rica shprehet se vetting në polici nuk ka të njëjtin standard hetimi si ai i drejtësisë dhe deri në fund pak zyrtarë nuk do të arrijnë ta kalojnë. Rica shton se problem janë vonesat, pasi sjellin trysni në polici.
4 Dhjetor 2020, 17:14 -
2 vite pas ndalimit, fishekzjarrët vijojnë të shiten!Vëzhgimi i Report TV: Policia ende pa plan masash për kontrollet! Tregtarët: Duhet të lejohen
Me vendim të ekzekutivit prej dy vitesh tregtimi i lëndëve piroteknike është i ndaluar, por nga një vëzhgim i REPORT TV në Tiranë situate është ndryshe. Tregtarët, jashtë kamerave thonë se nuk duhet të pengohen nga ligji, pasi lëndët janë të parrezikshme.
3 Dhjetor 2020, 17:42 -
Akuzat ndaj drejtuesve të policisë në Kuvend, Policia e Shtetit: Përbaltje duke dëmtuar reputacionin tonë dhe i dhënë krah krimit
Policia shprehet se këto sulme nga disa deputetë janë të papranueshme dhe të dëmshme për interesin publik, ndërsa thekson se të drejtuesi kryesorë të Policisë së Shteti e kanë kaluar me sukses procesin e vettingut. Policia bën thirrje se të ndalen akuzat dhe përbaltjet ndaj punonjësve dhe drejtuesve të saj pasi dëmtojnë reputacionin e organizatës dhe i japin krahë krimit.
3 Dhjetor 2020, 16:55 -
Pas falsifikimit të lejes së qëndrimit nga Cobbinah/ Policia e Shtetit merr masa: Tani leje vetëm në formë dixhitale
Pas falsifikimeve të herë pas hershme ku rasti më i fundit ishte leja e qëndrimit nga futbollisti i Tiranës WinFul Cobbinah, Policia e Shtetit vendos të kthejë në biometrike lejet e qëndrimit për të huajt.
3 Dhjetor 2020, 14:03 -
Balla: Meta për turpin e tij mban peng ligjin për buxhetin, po pengon vaksinën anti COVID! Natën takohet me ish-efektivë të inkriminuar, ditën bën të shqetësuarin për Policinë (VIDEO)
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend sot akuzoi Presidentin Ilir Meta se po bën politike me dekretit duke mbajtur peng ligje të rëndësishme. Balla tha se Meta për turpin e tij po mban peng ligjin për buxhetin, duke penguar kështu avancimin e Qeverisë me masat anti-COVID, në veçanti vijimin me procedurat për sigurimin e vaksinës.
3 Dhjetor 2020, 12:38 -
Pa maska në rrugë, gjobiten 666 qytetarë! 8 shoqërohen në Komisariat, s'i dhanë policit ID (VIDEO)
666 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse në 24 orët e fundit, e për pasojë janë gjobitur me 3 mijë lekë. Ndërkohë, është ndëshkuar edhe një biznes, i cili vijonte të qëndronte hapur pas orës 22:00, në kundërshtim me rregulla.
2 Dhjetor 2020, 14:36 -
Në 4 ditë 1552 qytetarë të gjobitur se u kapën në rrugë pa maskë! 16 të tjerë u ndëshkuan se dolën pas orës 22:00
Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë gjobitur pasi janë kapur në rrugë duke lëvizur pa maskë. Më konkretisht, gjatë 4 ditëve të fundit janë ndëshkuar 1552 qytetarë, të cilët janë gjobitur me 3 mijë lekë.
1 Dhjetor 2020, 15:09 -
Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Presidentit për ligjin e Policisë së Shtetit/ Mazhoranca: Komentet e Metës, teori konspirative! Murrizi voton pro
Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar ditën e sotme dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të ligjit “Për Policinë e Shtetit”.
1 Dhjetor 2020, 12:05 -
Ndryshimet në ligjin e Policisë, juristi Hoxha tregon dy ngërçet: Problem përfshirja e termit ‘procedim policor’ dhe provueshmëria e veprave penale
Ndryshimet e reja në ligjin e Policisë së Shtetit janë parë me skepticizëm, jo vetëm nga Presidenca që e ka kthyer ligjin në Kuvend, por edhe juristët. Avokati Arbër Hoxha, në një intervistë për Report TV sjell në pah dy problematika. Sipas tij, përfshirja e termit “Procedim policor” dhe provueshmëria e veprave penale në ndryshimet e reja janë dy ngërçe.
30 Nëntor 2020, 16:24 -
Shkrihet SHÇBA, krijohet Agjencia e Mbikëqyrjes e Policisë dhe Gardës, kompetencat nga hetimi penal, certifikatat e sigurisë deri tek testi i së vërtetës
Do shkrihet 6 vjet nga krijimi Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, krijohet Agjencia me kompetenca më të zgjeruara që do të kontrollojë policinë dhe gardën
28 Nëntor 2020, 17:46 -
COVID dhe uniformat blu/ Sadetin Fishta për Report Tv: Rreth 700 policë të infektuar, 19 të intubuar, 11 humbje jete! Duhet trajtim i veçantë
Një prej kategorive më të ekspozuara në përballjen me COVID-19 janë punonjësit e Policisë së Shtetit. Një numër i tyre janë të infektuar dhe fatkeqësisht ka pasur edhe shumë humbje jete. Kreu i sindikatës së punonjësve të policisë, Sadetin Fishta, në një intervistë për Report Tv, shprehet se bëhet fjalë për rreth 700 policë të infektuar me koronavirus, nga të cilët 11 kanë humbur jetën.
27 Nëntor 2020, 12:27 -
Fenomeni i dhimbshëm/ 'Braktisi' të miturin në mes të Greqisë për të marrë azil, nën hetim babai nga Librazhdi
Një tjetër rast i braktisjes së të miturve nga ana e prindërve në vendet e BE-së për qëllim azilkërkimi është goditur nga policia, në bashkëpunim me autoritetet e huaja.
27 Nëntor 2020, 10:43 -
Dosje korrupsioni e denjë për rekordin Guinness, SPAK dënon korçarin se i dha ryshfet policit! Gjykata: 500 lekët t'i kalojnë shtetit
Një tjetër çështje “suksesi” kundër korrupsionit është dhënë nga prokuroria e posaçme SPAK. Gjykata: Kartëmonedha 500 lekëshe të kalojë në favor të shtetit.
26 Nëntor 2020, 15:47 -
Policia ndëshkon të pabindurit që nuk mbanin maskë, 659 gjoba nga 3 mijë lekë, e pësojnë dhe 11 qytetarë që kishin dalë ‘pa leje’ natën (VIDEO)
Sipas raportit ditor të Policisë së Shtetit janë gjobitur me 10 mijë lekë edhe 11 qytetarë të cilat janë kapur jashtë shtëpisë në orën 22:00, pa asnjë arsye dhe pa leje nga portali qeveritar e-albania.
26 Nëntor 2020, 14:42 -
Rinas/ Çoi vëllanë e mitur në një nga vendet e BE dhe e la aty që të merrte azil, vihet nën hetim 24-vjeçarja nga Tirana
Një 24-vjeçare është proceduar penalisht pasi ka shoqëruar vëllanë e mitur në një nga vendet e BE-së dhe më pas e ka lënë aty me qëllim për të përfituar azil.
26 Nëntor 2020, 12:59 -
2 gjoba dhe 2 procedime penale s'e ndalin 46-vjeçarin në Krujë! Organizon sërish dasmë në lokalin e tij, arrestohet
Disa gjoba 1 milionëshe dhe 2 procedime penale nuk kanë mjaftuar për 46-vjeçarin Xh. B., i cili ka vijuar që të organizojë dasmë në lokalin e tij, edhe pse në kundërshtim me Aktin Normativ.kruje
26 Nëntor 2020, 09:50 -
Ligji i ri/ Personat që do mbikëqyren dhe gjurmohen nga polica pa lejen e prokurorisë, pse është trembur Presidenti Meta
Policia merr për herë të parë kompetencën e survejimit dhe gjurmimit të peronave të dyshuar në vende publike pa lejen e prokurorisë në vendet publike, do lokalizojë vendndodhjen e njerëzve të krimit, përgjimet vetëm me leje të organit të akuzës.
25 Nëntor 2020, 15:58 -
Çkodimi i mesazhit të fshehur të Ilir Metës ndaj policisë
Ilir Meta është rikthyer sërish fuqishëm në debatin publik, pas një mesazhi paqeje që dha në fundjavë, gjatë një vizite në Kishën e Prullit në Lezhë. Sipas gjasave, shkëndija që ka prodhuar xixat e një përplasjeje të re ndërmjet Ilir Metës dhe qeverisë, duket se ka qenë rasti “Kallaku”, ku policia ka gjobitur familjen presidenciale dhe të gjithë pjesëmarrësit në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.
24 Nëntor 2020, 20:57 -
Meta ktheu ligjin për Policinë e Shtetit, reagon Balla: Natën takohet me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar
Pas kthimit në Kuvend nga Presidenti i Republikës, Meta, të ligjit për Policinë e Shtetit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga përfaqësues të mazhorancës.Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një postimi në facebook, shkruan se ligji kthehet në Kuvend nga i njëjti q&eum
24 Nëntor 2020, 15:01 -
Asnjë lokal dhe qytetar 's'ndihet' pas orës 22:00! Policia u vë gjoba 512 personave që lëvizën pa maskë, 5 shoqërohen në Komisariat
Asnjë lokal dhe asnjë qytetar nuk ka lëvizur mbrëmjen e kaluar pas orës 22:00, duke respektuar kështu një nga rregullat e vendosura së fundmi nga komiteti Teknik i Ekspertëve, për të frenuar përhapjen e COVID.
24 Nëntor 2020, 14:27 -
Dekreti/ Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin 'Për Policinë e Shtetit': Krijon mundësinë për survejim të kundërshtarëve politik në funskion të '25 prillit'
President Ilir Meta kthen në Kuvend ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit. Në argumentin që shoqëron dekretin, Presidenti Meta shprehet se nëpërmjet këtij ligji krijohet shteg për gjurmimin dhe survejimin e qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
24 Nëntor 2020, 14:10 -
Lufta ndaj kanabisit/ Lleshaj kritik për Komisariatin e Skraparit: Parcelat janë identifikuar nga Policia e Shtetit, jo ajo vendore! Ka pasur efektivë të implikuar
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pasur kritika për punën e bërë nga Komisariati i Skraparit në luftën ndaj kanabisit. Ai tha se në këtë zonë ka pasur një shtim të parcelave me kanabis dhe ky problem është evidentuar nga Policia e Shtetit dhe jo Komisariati i Skraparit.
23 Nëntor 2020, 17:16