-
Analisti akuza të rënda Presidentit: CIA po ndjek çështjen e terroristëve që Meta u ka dhënë nënshtetësinë shqiptare/ Report Tv zbuloi emrat e të huajve
Analisti Frrok Çupi, ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se CIA është në ndjekje të terroristëve, që presindeti Ilir Meta u ka dhënë nënshtetësinë shqiptare.
16 Tetor 2020, 10:04 -
Meta me ambasadoren e Francës, s'heq dorë nga sulmet: Me shkeljen e 5 qershorit, Shqipëria larg përmbushjes së kushteve të Konferencës Ndërqeveritare! Shansi i fundit për parlamentin njëpartiak
Presidenti Ilir Meta në një takim me ambasadoren e Francës, Christina Vasak, është ndalur sërish të marrëveshja e 5 qershorit, ku thekson se shkelja e saj e mban vendin tonë larg plotësimit të kushteve për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare.
16 Tetor 2020, 09:50 -
Balla në Report Tv: Meta bën fushatë skutave për LSI-në me eksponentë kriminal! Blushi: Nxirre buburrecin tënd ta faktojë para shqiptarëve
Taulant Balla i ftuar në Report Tv tha se Meta nëse kërkon përballje me Ramën fillimisht duhet të jap dorëheqjen nga posti i presidentit dhe të kthehet në krye të LSI-së. Balla hodhi akuza se meta po bën fushatë për LSI, skutave me persona që kanë të kaluar kriminale. Këtyre akuzave i është përgjigjur menjëherë Presidenca përmes Tedi Blushit duke thënë se Tao Tao duke iu referuar Taulant Ballës që të nxjerrë buburrecin (Ramën) në përballje me Metën dhe të thotë emrat e këtyre kriminelëve që pretendojnë.
15 Tetor 2020, 19:53 -
Ilir Meta ka filluar të mbrojë vjedhjet, në emër të patriotizmit
Ilir Meta ka nisur të mbrohet nga akuzat për shitje të shtetësisë me stilin e Sali Berishës. Sali Berisha e ka zakon që kur ti i ngre një akuzë konkrete, ai vet shpik një akuzë tjetër dhe pastaj përgënjeshtron akuzën që ka shpikur vet.
15 Tetor 2020, 19:19 -
Emrat/Meta dha 382 shtetësi për hir të ‘interesit kombëtar’, paraqiti si ‘heronj’ zyrtarë e biznesmenë të Kosovës të dënuar e akuzuar për vrasje, mashtrime, vjedhje dhe falsifikime
Zbulohet njerëzit e krimit dhe korrupsionit në Kosovë që Ilir Meta u dha nënshtetësinë pa respektuar procedurat dhe protokollet e sigurisë, me qëllim për të marrë pasaporta shqiptare dhe lëvizur pa viza në zonën Shengen. Presidenca i paraqiti si ‘intelektualë’ dhe ‘heronj’.
15 Tetor 2020, 18:42 -
Presidenca-Ramës: Respekto urgjent 5 qershorin, se le nam! Ti i fute kriminelët në Kuvend, pse ke frikë të përballesh me Metën?
Pasi kryeministri Edi Rama, i ktheu përgjigje presidentit Ilir Meta, duke thënë se krim zgjedhor është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje, duke shtuar se futja e e tij nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion, është krim mendor, pre
15 Tetor 2020, 17:08 -
Rama ia kthen Metës për '5 minuta': Krim zgjedhor edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje! Krim mendor futja e tij nëpër lokale ku vënë baste subjektet e OFL
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje të ashpër për "5 minuta" presidentit Ilir Meta, sa i përket akuzave për krime zgjedhore.Në një postim në "facebook" ai shkruan se krim zgjedhor është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje, ndërsa shton se futja e pres
15 Tetor 2020, 16:45 -
Meta 'kode' Ramës: Autorët e krimeve zgjedhore të vihen para përgjegjësisë! Kryeministri: Krim, përfshirja e presidentit dhe futja në lokale ku vënë baste subjektet e OFL
Presidenti Ilir Meta teksa ka përshëndetur dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit, ka përcjellë një mesazh të koduar për kryeministrin Edi Rama.
15 Tetor 2020, 16:27 -
Meta pret në takim zv. sekretaren e DASH për arsimin dhe ambasadoren Kim! Shfaqet pa maskë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot Ndihmës Sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Maria Royce. Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë që ka vizita e saj për të konsoliduar e forcuar më tej marrëdhëniet tona në fushën e arsimit dhe të kulturës.
15 Tetor 2020, 11:29 -
Ish- kryeministri feston ditëlindje/ Meta dy urime për 'dashurinë e vjetër': Pranvera pa fund! Malet tona më të larta
Sot ish- kryeministri Sali Berisha feston 76-vjetorin e lindjes dhe nuk kishte si të mungonte një urim nga presidenti Ilir Meta, për "dashurinë e tij të vjetër".
15 Tetor 2020, 10:00 -
INTERVISTA/ Erion Veliaj sfidë Metës: Hajde garo ballë për ballë me mua! PD s'ka ngritur padi ndaj meje, por dosjet për Bashën i kam gati
Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj njoftoi në studion e Repolitix në Report Tv se dosjet me abuzimet e Lulzim Bashës do i dërgojë në gjykatë dhe ftoi në debat Presidentin Ilir Meta, që sipas Veliajt ka humbur fokusin e funksionit të kreut të shtetit. Veliaj shprehet se dosjet i ka gati për t'u përballur në gjyq me kryedemorkatin Lulzim Basha për akuzat se ka shpifur, edhe pse konfirmon se ndaj tij nuk është ngritur asnjë padi, por janë vetëm deklarata në media të PD.
14 Tetor 2020, 22:32 -
Meta drekon me dy ish-figurat e PS: Ishin kohë të paharruara, më të mira do vijnë
Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot një foto me dy figura të njohura që kanë qenë pjesë e Partisë Socialiste, me ish deputetin , ish ministrin e ish sekretarin socialist Ndre Legisi dhe ish deputetin e ish kryetarin e Komisionit të Garancive Statutore në PS, Mark Nikollin.
14 Tetor 2020, 16:35 -
Ekskluzive/ Fabrika e qokave: 382 të huajt që morën shtetësi shqiptare nga Meta në emër të 'interesit kombëtar' pa u verifikuar për sigurinë! Ja emrat
Futbollisti afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina nuk është i vetmi që ka fituar shtetësinë brenda disa orëve me firmën e Presidentit Meta. Presidenti Meta ‘qoka’ me dhënien e shtetësisë duke anashkaluar Ministrinë e Brendshme dhe pa i verifikuar për të shkuarën, pjesë e listës turq, arabë dhe shume shqiptare nga Kosova. Një "rrugë" e shkurtër për të hyrë pa viza në zonën Shengen.
14 Tetor 2020, 15:24 -
Lereni Ilir Metën të ridekorojë dëshmorët!
Edi Rama po tenton të korrigjojë staturën e presidentit, duke i tërhequr v ëmendjen të mos kalojë në banalitet, duke ri-dekoruar heronj dhe dëshmorë të Shqipërisë, të cilët kanë marrë ndërkohë dekoratat më të larta të vendit, kryesisht pas Luftës së Dytë Botërore, pasi në shumicë janë dëshmorë të asaj lufte.
13 Tetor 2020, 20:29 -
Nga bllokimi i zgjedhjeve te përfitimet financiare, Report tv zbardh propozimet e Kuvendit për Ligjin e Presidentit
Report tv zbardh propozimet e deputetëve të Kuvendit mbi të cilat pritet të hartohet ligji për Presidentin e Republikës. Këto ndryshime ligjore kërkojnë të krijojnë mekanizma zhbllokues mbi disa çështje që kanë sjellë përplasje mes presidentit dhe institucioneve, si procesi zgjedhor, emërimet në gjykatën kushtetues dhe privilegjet e presidentit dhe familjes së tij pas përfundimit të mandatit.
13 Tetor 2020, 17:43 -
E quajti gazin e botës, Meta-Ramës: S'më ke treguar në cilën studio do sqarohemi ballë për ballë o trendi buburrec
Foto e publikuar nga presidenti Ilir MetaVjen menjëherë përgjigjia e presidnetit Ilir Meta, pasi kryeministri Edi Rama e ka quajtur gazin e botës dhe të kombit lidhur me dekoratat.&
13 Tetor 2020, 16:54 -
Ping-Pongu për dekoratat, Rama i 'përvishet' keq Metës: Ilir, kjo është komedia që të bën gazin e botës
Vijon ping-pongu mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, lidhur me dekoratat.Rama i shkruan se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë pas Metës asnjë principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara, ndërsa e quan një marrëzi të
13 Tetor 2020, 16:42 -
Meta 'presion' Ramës: Ofendove Dëshmorët! Tre milion Ilirë i ke gati, kur do përballesh me mua o trendi buburrec? Kryeministri: Kjo është komedia që të bën gazin e botës
Presidenti Ilir Meta i përgjigjet kryeministrit Edi Rama i cili sot në konferencë teksa po shpjegonte trëndafilin në maskën e tij tha se presidenti mund të vendosë Vojo Kushin.
13 Tetor 2020, 15:48 -
Nga Presidenti presim paqen, jo përrallat me heronj
Ilir Meta e ka marrë me shpatë të madhe betejën politike që nuk është e institucionit për të cilin është zgjedhur. Është thënë dhe stërthënë se nëse Presidenti ka ambicie personale për t’u bërë qoftë edhe mbret, mund ta lërë me dëshirën e tij karrigen te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
13 Tetor 2020, 15:17 -
Meta ëndërron revolucionin: Vargjet e Migjenit simbolizojnë grushtin e fuqishëm të revoltës mbarëpopullore në çdo kohë
Presidenti Ilir Meta kujton sot 109 vjetorin e lindjes së Migjenit, dhe thotë se vargjet e tij janë uragan i përhershëm frymëzimi dhe kushtrimi, që burojnë nga dhimbjet dhe vuajtjet e njerëzve të thjeshtë. Edhe sot Meta ka përdorur sulmet ndaj qeverisë përmes figurave të njohura duke 'ëndërruar' revolucionin e shumëpritur nga ai.
13 Tetor 2020, 15:09 -
'Çështje për jetë a vdekje', Meta-Ramës: Kush prek zgjedhjet, do ketë probleme të paimagjinueshme
Presidenti Ilir Meta ka folur sërish me tone të ashpra kundrejt kryeministrit Rama. Ai tha për Syri Tv se i kishte thënë opozitës që të mos djegë mandatet, pasi sipas tij Rama është i papërgjegjshëm.Sipas Metës, kush do të prekë zgjedhjet do të ketë probleme të paimagjinueshme, dhe vetëm n&a
12 Tetor 2020, 22:38 -
Rama i dorëzon 'Yllin e Mirënjohjes' Nuncit Apostolik: S'je i pari që s'largohesh dot nga Shqipëria! I jep 'leksione' Metës: Titujt dorëzohen rrallë dhe për të gjallët
Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së dorëzimit të Yllit të Madh të Mirënjohjes Publike, Nuncit Apostolik, Charles John Brown, ku se ai ka qëndruar në vendin tonë si një vëlla, ka "thumbuar" edhe presidentin Ilir Meta për dekoratat.
12 Tetor 2020, 18:28 -
A përgjigjet Edi Rama për 'krimet' e të atit
Presidenti i Republikës ka rimarë një akuzë të shpërdoruar dendur duke e anatemuar kundërshtarin e tij të momentit, Edi Ramën, për prejardhjen e tij biologjike. Fjala është për një histori që fillimisht e ka përdorur Berisha dhe më pas e kanë rinxjerë nga dosja të gjithë armiqtë politikë të kryeministrit aktual, sipas së cilës, babai i tij, skulptori Kristaq Rama, ka firmosur për dënimin me vdekje të poetit disident Havzi Nela.
12 Tetor 2020, 17:30 -
Meta publikon videon e vjetër, 'justifikon' koalicionin me PS: Për ata që më pyesin, isha unë që e detyrova kryemashtruesin të votonte në Kuvend këto 3 ligje
Presidenti Ilir Meta, po "mundohet" të justifikojë koalicionin e tij me PS në vitin 2013, duke thënë se e ka bërë që të votoheshin 3 ligje.
12 Tetor 2020, 17:17 -
‘Dekorata e nënshtetësi pa kriter’/ Gati ligji për presidentin! Zeneli: Të mos lëmë gjithçka në dorën e tij! Hyseni: Javën e ardhshme në Kuvend
Ligji për Presidentin i cili po hartohet nga një grup i posacëm në Kuvend do sjellë nevojën e ndërhyrjeve në disa ligje të tjera. Report tv mëson se ndërhyrje do të bëhen në ligjin për dhënien e dekoratave dhe shtetësive pasi, grupi i punës në kuvend mendon se nga ana e instiucionit të presidentit është abuzuar. Javën e ardhshme ligji organik për presidentin pritet të shqyrtohet në Komisione.
12 Tetor 2020, 16:15