-
Plazh në kohë pandemie/ Leli: Çadrat me 3 metra largësi në Vlorë! Gurma: Shqiptarët paketa me 20 % ulje dhe plazhe falas në Sarandë
Turizmi është një nga sektorët më të goditur nga pandemia dhe e ardhmja e tij është ende e dyshimtë. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe ai i Sarandës, Adrian Gurma thanë se po punojnë me operatorët turistë duke i udhëzuar për ruajtjen e distancën fizike dhe respektimin e masave higjieno-sanitare.
29 Prill 2020, 22:55 -
A do bëjmë pushime këtë verë? Eksperti i turizmit: Hapja është afër! Sot konsultime për masat dhe protokollin. Nuk duhet të mendojmë vetëm për izolim e për të larë duart!
Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” eksperti i turizmit Zak Topuzi qartëson situatën e krijuar nga koronavirus në sektorin e turizmit ndërkohë që po ndiqen rekomandimet nga organizatat ndërkombëtare të turizmit. Sot pritet ti rekomandohet nga Ministria e Turizmit dhe një program paraprak për hapjen.
27 Prill 2020, 11:02 -
Turizmi në Vlorë i goditur nga pandemia, përfaqësuesi: Këtë javë del paketa e përgatitur me Klosin, këtë vit më shumë turistë nga rrugë tokësore (VIDEO)
Turizmi në Vlorë dhe konkretisht hotelet kanë pësuar një goditje të rëndë për shkak të anulimit të rezervimeve, por një përfaqësues gjithsesi shprehet optimist.
26 Prill 2020, 10:34 -
'Në fund maji nisin Charter-at e parë me turistë', Klosi: Jemi ende në fazën e duarve me shkumë dhe jo shkuma-party
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se në nëse situata e pandemisë në vendin tonë vijon të qëndrojë pozitive atëherë nga fundi i muajit maj apo fillim qershori mund të fillojnë Charter-at e parë me turistë drejt vendit tonë nën masa shumë strikte higjieno-sanitare dhe ruajtjes së distancimit social, pasi jemi ende në fazën e duarve me shkumë dhe jo festave të mëdha.
24 Prill 2020, 21:48 -
COVID-19, Dhoma e Tregtisë Vlorë: Turizmi i goditur rëndë, të shtyhen tarifat vendore
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Vlorës ka bërë thirrje që krahas turizmit vendas të hidhen sytë edhe në atë rajonal, pasi situata nga koronavirusi goditur rëndë turizmin në Vlorë. Arben Breshani, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe industrisë tha se niveli i turizmit në Vlorë është në nivelin zero.
23 Prill 2020, 17:32 -
'Ky sezon nuk do jetë normal', nënkryetari i bashkisë së Durrësit: Po synojmë të thithim turistë nga vendet baltike
"Lokalet, baret, restorante, hotelet, do të kenë një numër më të ulët turistësh këtë vit, por janë disa vende europiane si Bjellorusia, Ukraine, vendet baltike, ose skandinave dhe po punohet që nga këto vende të vijnë turistët."
23 Prill 2020, 13:34 -
COVID-19 'godet' turizmin më Lezhë! Anulohen mijëra rezervime, biznesi në vështirësi financiare
Qindra rezervime për muajt mars dhe prill u anuluan, ndërsa edhe prenotimet e sezonit të verës janë të pasigurta. Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 po godet turizmin në rajonin e Lezhës. Operatorët turistik në Shëngjin thonë se nëse kufijtë nuk do hapen sezoni turistik do të jetë i dështuar. Ndërkohë Sipërmarrësi Altin Prenga thotë se i janë anuluar 20 mijë prenotime.
20 Prill 2020, 16:27 -
'Shqipëria përfiton nga turizmi vendas e tokësor', Zak Topuzi: Qeveria të na ndihmojë me grante e fonde me zero interes
Turizmi do të jetë industria më e goditur nga COVID-19 dhe për këtë kryetari i Sektorit të Hotelerive në 'Shoqatën Shqiptare të Turizmit', Zak Topuzi tha se qeveria duhet të mbështes këtë sektor pasi rënie të ardhurave dhe fakti që hotelet janë në limitet e tyre për të marrë kredi, mund të sjellë një falimentim të tyre.
17 Prill 2020, 13:36 -
Turizmi shqiptar në median më të madhe japoneze: Shqipëria eksperiencë mahnitëse, mos harroni të vizitoni ‘BUNK’ART’!
Shkrimtari japonez, Mizuho Ota në një shkrim për ”Asahi Shinbun”, një nga dy gazetat kryesore japoneze, me një tirazh prej 10 milionë kopjesh ka shkruar për turizmin e Shqipërisë.
15 Prill 2020, 18:41 -
Klosi për Report Tv: Sezoni veror do të shpëtojë, gati plani për distancimin në plazh. Në qershor rifillojnë fluturimet! Hotelierët shqiptarë janë luanë (VIDEO)
Ministri i Turizmit Blendi Klosi në një intervistë për Report Tv tha se këtë vit do kemi sezon turistik duke ruajtur distancën, pa organizuar koncerte e grumbullime, ndërsa do kemi turistë që do vijnë në rrugë tokësore. Sipas ministrit fluturimet do lejohen në qershor.
15 Prill 2020, 12:25 -
Drejtoresha e Turizmit Gjirokastër: Fokusi ynë këtë vit, turizmi vendas! Po punojmë për paketa që promovojnë qytetin (VIDEO)
COVID-19 ka krijuar një ndikim negativ në ekomoni dhe pjesa më e prekur është ajo e turizmit, ku drejtoresha e Turizmit në Bashkinë Gjirokastër, Loena Bakuli tha se ë vit për shkak të situatës turizmi do të fokusohet në atë vendas.
15 Prill 2020, 12:13 -
Leli apel vlonjatëve përmes Report Tv: Jeta ka më shumë vlerë se një shëtitje buzë detit, ndihma e parë për biznesin
Sot vendi është në karantinë totale, por nga nesër e në vazhdim kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli u kërkoi qytetarëve që në fashën orare që lejohen për të dalë nga shtëpia të respektojnë distancën sociale, pasi jeta ka më shumë vlerë se një shëtitje buzë detit. Lidhur me biznesin, Leli tha se do ta përjashtojë nga taksa e zënies së hapësirës publike për tre muaj, ndërsa janë në diskutim me qeverinë për paketën mbështetëse për turizmin.
12 Prill 2020, 09:05 -
COVID-19 ndikon në turizëm, Shengjini i boshatisur në muajin e përgatitjeve për turistët
Në këtë periudhë bizneset në Shëngjin nisnin përgatitjet për sezonin turistik. Por këtë vit situata është krejt ndryshe për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi. Këtë vit prishtshmëritë për vizitorë janë të uleta, e kjo pritet të japë efekt mjaft negativ për biznesin.
2 Prill 2020, 15:17 -
Veliaj takon përfaqësues të Shoqatës Kombëtare të guidave: Në 2019 turizmi në Tiranë urrit me 35%, është prioriteti ynë
Në Ditën Ndërkombëtare të Guidave, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua me përfaqësues të Shoqatës Kombëtare të guidave turistike, me të cilët ndau ambicien për ta kthyer turizmin në një pjesë të qenësishme të ekonomisë së Tiranës.
21 Shkurt 2020, 14:43 -
Ligj i ri për aktivitetin turistik detar, rregullat për jahtet, kroçerat, motorët e ujit dhe peshkimin
Për mjetet lundruese drafti parashikon që ato duhet të jenë të regjistruara dhe me licencat përkatëse ndërkohë që duhet të jenë më të reja se 15 vjet, të kenë rinovuar certifikatën e përshtatshmërisë çdo vit si dhe të kenë policën e sigurimit, brenda periudhës së vlefshmërisë dhe që garanton jetën, shëndetin e klientëve si edhe përgjegjësinë për dëmet që mund t’u shkaktohen të tretëve.
19 Shkurt 2020, 07:29 -
105 mln € për zhvillimin e turizmit, 4 qytetet që përfitojnë nga projekti (VIDEO)
Rreth 105 milionë euro këtë vit do të shkojnë për zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë në katër qytete të vendit. Berat, Korça, Fier dhe Shkodra do të përfitojnë fonde të konsiderueshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin më tej të turizmit. Programi i financimit mbështetet nga BERZH, BE dhe fonde nga shteti.
16 Shkurt 2020, 19:25 -
'The Calvert Journal': Shqipëria një nga sekretet e Europës, 5 destinacionet e duhura për alpinizëm (FOTO)
Shqipëria ka qenë për një kohë të gjatë një nga sekretet e Europës, me bukuri të bollshme natyrore, plazhe mahnitëse dhe ujëra të pastra si kristal, shkruan Aaron Gerry për ”The Calvert Journal”.
16 Shkurt 2020, 16:21 -
VIDEO-Mrekullia e natyrës peng i investimeve! Shishtaveci, aty ku nuk ka rrugë për të shijuar skinë (Mungojnë edhe hotelet)
Fshati Shishtavec në Kukës është një zonë tërheqëse për zhvillimin e turizmit malor por gjatë këtij sezoni dimëror numri i turistëve vendas dhe të huaj ishte i pakët. Kjo për shkak edhe të braktisjes që po i bëhet këtij fshati nga banorët por edhe infrastruktura e dobët si dhe mungesa e shërbimeve.
14 Shkurt 2020, 16:17