-
Mbi 225 tonë kokainë, konfiskohet rekord botëror droge e fshehur në nëndetëse! Autoritetet kolumbiane zbulojnë rrugën e re të trafikut të narkotikëve drejt Australisë
Autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar 225 tonë kokainë në hapësirën e gjashtë javëve, një rekord global për çdo operacion të vetëm kundër narkotikëve, duke gjetur një pjesë të kësaj ngarkese në një “nëndetëse narko” që udhëtonte në një rrugë të re të trafikut të drogës, në Australi.
29 Nëntor 2024, 13:02 -
'Mikrokreditë', sekuestrohen shoqëritë 'Micro Credit Albania' dhe 'Final'! Prokuroria: Krijuan skema mashtrimi për t'u zhvatur miliona euro qytetarëve
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dy shoqëritë “Micro Credit Albania” dhe “Final” për skemën mashtruese me kreditë që zhvatën qytetarët. Sipas hetimeve të Prokurorisë, ka rezultuar se shoqëritë tregtare MCA dhe Final, në bashkëpunim me shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, kanë krijuar një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona Euro
19 Korrik 2024, 12:05 -
Tiranë/ Sekuestrohen 50 mln euro pasuri të Kristian Boçit si dhe 6 të tjerëve të lidhur me ta! Zbulohet skema e pastrimit të parave
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 50 milionë euro pasuri të Kristian Boçit, emri të njohur në mediat sociale, Elman Abules si dhe 5 personave të tjerë të lidhur me ta.
28 Qershor 2024, 08:46 -
I dënuar për trafik droge, prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e Saimir Gjepalit, pjesë e grupit të Avdylajve në Shijak
Pasuritë e trafikantit Saimir Gjepali, një emër i njohur për policinë shqiptare si pjesë e grupit të Avdylajve në Shijak, janë sekuestruar nga prokuroria e Durrësit, pasi dyshohet se janë përftuar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës.
8 Maj 2024, 10:15 -
Në furgon nga Bari në Durrës me 18 ora të shtrenjta, bizhu e medaljonin 'Armand', Antiskifterat arrestojnë shoferin, pasagjerin dhe pronarin e makinës
Tre shtetas janë arrestuar nga policia kufitare në Portin e Durrësit pasi tentuan të fusin në Shqipëri sende që dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.
2 Prill 2024, 10:06 -
Kukës/ Tentoi të fuste para të padeklaruara në kufi, procedohet 40-vjeçari nga Kosova! Sekuestrohen 20 mijë euro
Një 40-vjeçar nga Kosova tentoi të fuste në Shqipëri 20 mijë euro të cilat ishin të padeklaruara sipas ligjeve në fuqi. B.S., banues në Mitrovicë u ndal në hyrje të Republikës së Shqipërisë nga policia në Pikën Kufitare të Morinës.
8 Mars 2024, 11:41 -
Policia sekuestron një pistoletë, 5600 euro dhe kokainë! Shkatërrohet grupi i trafikut të kokainës në Korfuz, 10 të arrestuar, mes tyre 5 shqiptarë
Policia e Prokurorisë së Narkotikëve pranë Nëndrejtorit të Sigurisë Korfuz i dha fund aksionit të një organizate kriminale që vepronte në trafikun sistematik të kokainës, në ishullin e Korfuzit, pas arrestimit të 10 personave, ndërsa 9 të tjerë janë shpallur si bashkëpunëtorë të tyre, mes tyre dhe një shqiptar
12 Janar 2024, 17:14 -
Itali, policia sekuestron 39 tonë ëmbëlsira para Krishtlindjeve
Në itali 39 tonë ëmbëlsira tradicionale dhe lëndë të para që përdoren në përgatitjen e tyre, janë konfiskuar, tre ditë para Krishtlindjeve pasi nuk ishin ruajtur në kushtet e përcaktuara higjienike ose nuk posedonin çertifikatat e nevojshme të origjinës së përbërësve
22 Dhjetor 2023, 16:32 -
Itali/ Falsifikonin kartat e kreditit të klientëve të hotelit, sekuestrohen pasuritë 1 mln euro të familjes shqiptare
Një familje shqiptare është në hetim nga Guardia Di Financa pasi akuzohen se përmes kartave të klonuara të kreditit nga klientët kanë arritur të fitonin pasuri të paluajtshme me vlerë një milion euro, konkretisht apartamente dhe garazhe në Rimini, Ravenna, Cesena dhe Pesara
14 Nëntor 2023, 10:52 -
Marok, sekuestrohen 1.37 ton kokainë, ishte fshehur në ngarkesën me peshk të ngrirë
Policia marokene deklaroi të premten se kishte sekuestruar 1.37 ton kokainë në Casablanca, e cila ishte fshehur në një ngarkesë e cila mbante peshk të ngrirë, dhe importohej nga një kompani shpërndarjeje në qytetin më të madh të Marokut
21 Tetor 2023, 19:15 -
Makina luksoze, biznese e pasuri të paluajtshme, Apeli i GJKKO-së konfiskon dhjetëra prona të Ben Qimes dhe Altin Çuçajt të përfituara nga krimi
Dhjetëra pasuri më vlerë miliona euro, janë konfiskuar nga Apeli i GJKKO-së në pronësi e Arben Isufajt i njohur ndryshe si Ben Qimja dhe Altin Çuçajt, pasuri të cilat dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e përfituara prej aktiviteteve kriminale
3 Maj 2023, 12:26 -
SPAK bën bilancin për muajin mars 2023: Nën hetim 18 persona për korrupsion dhe krim të organizuar! U sekuestruan 259 mijë euro
SPAK ka bërë bilancin e punimeve të muajit mars 2023 duke renditur 18 hetime që kanë nisur për veprat penale të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Po ashtu në kuadër të ligjit anti-mafia, janë sekuestruar 8 pasuri të paluajtshme dhe 2 llogari bankare me vlerë rreth 259 mijë euro.
13 Prill 2023, 09:35 -
I akuzuar për trafik droge e grup të strukturuar kriminal, sekuestrohen 2 apartamente dhe një makinë në pronësi të Flori Palit nga Lezha
Policia ka sekuestruar 2 apartamente dhe një makinë në pronësi të Flori Palit, 46-vjeç, i cili është akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve
19 Shkurt 2023, 13:31 -
Tiranë/ Shiste paketa kontrabandë, arrestohet 53-vjeçari
Vihet në pranga 1 person që tregtonte paketa me cigare të kontrabanduara dhe fshihte të ardhurat e fituara. 53-vjeçari, banues në Tiranë, u kap në flagrancë në rrugën “Hamdi Pepo” nga Policia e Tiranës sepse tregtonte 150 steka me cigare.
4 Dhjetor 2022, 10:46 -
Sekuestrohen 4 mijë m2 tokë te Uji i Ftohtë në Vlorë me vlerë 1.2 mln €, u përvetësua me dokumente false
Një tokë prej 4 mijë m2 te Uji i Ftohtë në Vlorë, që kapte vlerën e 1.2 mln € është sekuestruar nga Prokuroria pasi është vërtetuar se ajo është përvetësuar në kundërshtim me ligjin. Report Tv mëson se kjo tokë ishte marrë me anë të dokumenteve të falsifikuara nga Adhurim Demiri.
4 Nëntor 2022, 10:18 -
Prokuroria Sarandë sekuestron 679 metra katror tokë truall, u regjistrua në kundërshtim me ligjin në emër të 2 personave
Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar 679 metra katror tokë truall në zonën Turizëm-Kanal i Çukës pasi ru egjistrua në kundërshtim me ligjin në emër të 2 personave. Hetimet kanë avancuar duke konstatuar elemente të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.
22 Korrik 2022, 13:46 -
Pasuri përmes parave të krimit, sekuestrohen apartamente dhe llogari bankare të nënë e bir në Vlorë
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar disa pasuri të nënë e bir, pasi dyshohet se i kanë vënë në mënyrë të paligjshme përmes parave të krimit. Konkretisht prokuroria ka sekuestruar 2 apartamente dhe disa llogari bankare në emër të Xhevahire dhe të birit të saj, Olti Biraçi.
24 Dhjetor 2021, 11:36