-
'Zgjedhorja'/ Opozita: Ta mbyllim brenda 31 majit! Gjiknuri: Po pati vullnet politik e përfundojmë më herët! Hajdari: Drejt konsensusit për ndryshimin e sistemit
31 maji është afati i fundit për përfundimin e Reformës Zgjedhore! Kjo datë është vendosur me konsensus në mbledhjen e sotme nga palët politike, përfshirë këtu edhe opozitën jashtë parlamentare. 31 maji ishte pika e vetme e konsensusit të arritur sot, pasi ashtu sikurse edhe në të kaluarën, nuk munguan akuzat politike kundrejt njëra- tjetrës.
11 Maj 2020, 07:57 -
‘Zgjedhorja’, Gjiknuri në Report Tv: Brenda muajit mbyllim diskutimin me PD, kushti për qeveri teknike nuk diskutohet fare
Kryetari i Komisionit të Ligjeve Damian Gjiknuri në një intervistë për Report Tv tha se puna e tryezës së reformës zgjedhore do të mbyllet brenda majit. Lidhur me kushtin e panegociueshëm të PD-së për qeveri transitore, Gjiknuri u shpreh se kjo çështje nuk do të ketë diskutim në takimin që do të zhvillohet online të hënën.
8 Maj 2020, 17:41 -
Opozita tërhiqet pas thirrjes së BE, Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore mblidhet të hënën: Ta mbyllim brenda majit
Opozita bën një prapaktheu të fortë pas thirrjes së ambasadorit të BE-së në Shqipëri Luigi Soreca që të rikthehen në tryezën e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore. E ndërsa dje Monika Kryemadhi, pasi doli nga zyra e Lulzim Bashës, tha se opozita nuk shkon më në Këshillin Politik, sot pas mesazhit të ambasadorit të BE-së, Lulzim Basha dhe më pas Bylykbashi dhe Vasili i dërguan një letër PS-së dhe Rudina Hajdarit për mbledhjen e Këshillit Politik. Damian Gjiknuri pranoi dhe mbledhja e radhës do të zhvillohet ditën e hënë.
6 Maj 2020, 17:35 -
Soreca kundër vendimit të opozitës: Duhet të riktheheni në tryezën e Këshillit Politik, 'Zgjedhorja' kusht i BE-së
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca është renditur kundër vendimit të opozitës për të mos mbledhur më Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore. Soreca është ndërkombëtari i parë i cili ka ndërhyrë pas mosmarrëveshjeve të krijuara sërish mes mazhorancës dhe opozitës mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore, ku palët bëjnë fajtorë njëra- tjetrën.
6 Maj 2020, 13:43 -
Reforma Zgjedhore/ Hajdari: Nxisim opozitën jashtë të jetë në mbledhje! PD për Report Tv: Nuk kemi asnjë ftesë
Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari për Report Tv shprehet se së shpejti pritet të mblidhet këshilli politik për realizimin e reformës zgjedhore, por sipas saj mungon vullneti politik. Hajdari i bën thirrje PD të konfirmojë mbledhjes ndonëse burime nga PD për Report Tv thonë se nuk ka asnjë ftesë deri më tani.
29 Prill 2020, 15:17 -
Koronavirusi shtyn reformën zgjedhore, kërkohet afat deri në fund të prillit! Diskutimet do vijojnë në formë virtuale
Shtyhet afati për reformën zgjedhore. Ishte vendosur 15 marsi si afat për miratimin e saj në Kuvend, por situata e koronavirusit ka çuar në shtyrjen e saj, ku kërkohet që diskutimet në tryezën politike të vijojnë deri në fund të prillit.
16 Mars 2020, 19:22 -
'Zgjedhorja'/ Palët larg konsensusit! Hajdari dhe Gjiknuri: PD s'do ndryshim sistemi! Bylykbashi: E pavërtetë, e refuzon PS-ja
Ndryshimi i sistemit dhe depolitizimi i administratës zgjedhore ka larguar palët nga konsensusi për Reformën Zgjedhore, teksa ka pasur përplasje qëndrimesh mes mazhorancës/ opozitë e re dhe opozitës jashtëparlamentare.
9 Mars 2020, 13:05 -
Zgjedhorja/ Basha sjell propozime të reja! Gjiknuri: Bien ndesh me ato që PD-ja ka sjellë në tryezë! Hedhin poshtë punën e bërë deri tani
Bashkëkryetari i Komisionit Të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka komentuar shtyrjen e mbledhjes së sotme të Reformës, sipas së cilit është në kundërshim me frymën e dialogut. Sa i përket propozimeve të bëra sot nga Basha, sipas Gjinkuri janë në kundërshtim total me ato që partia e tij ka propozuar në tryezë dhe për të cilat është arrotur një dakordësi me palëve.
6 Mars 2020, 15:48 -
Drafti i PD, palët dakord për financimin miks! 15 marsi në rrezik, PS: Mund ta votojmë në Prill, ka shumë çështje të pazgjidhura
Report Tv zbardh draftin e propozuar nga Partia Demokratike për financimet e partive politike, i cili bazohet në pesë pika kryesore, që mbetet për t'u parë nëse do të pranohen nga shumica në pushtet.
3 Mars 2020, 09:35 -
Ankimimet, opozita: Moratorium 4 vjeçar nga vetingu për gjyqtarët e zgjedhjeve! PS-ja kundër: Bllokon drejtësinë e re
Opozita ka paraqitur një draft ligjor, që kërkon përjashtimin nga vettingu të gjyqtarëve që do të jenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor për 4 vitet e ardhshme. Por PS-ja e ka kundërshtuar në tryezën e reformës zgjedhore që u mblodh sot në takimin e radhës. Damian Gjiknuri ka pranuar pikën tjetër të këtij drafti të propozuar nga PD-ja, që gjyqtarët që do të jenë në Kolegj të mos vijnë vetëm nga radhët e atyre të Apelit, por edhe të shkallës së parë. Gjiknuri i pret shpresat opozitës: Zgjedhje të parakohshme nuk ka, PD-ja nuk ka përse të përfshihet në lojën e Presidentit Ilir Meta
20 Shkurt 2020, 11:05 -
Panariti në Report Tv: Nëse s'pranohen propozimet tona në tryezën e Reformës Zgjedhore u rikthehemi protestave
Ish-ministri dhe deputeti i LSI-së, Edmond Panariti paralajmëroi shumicën se nëse nuk pranon propozimet për reformën zgjedhore, kryesorja qeveria teknike, atëherë do t'u rikthehet protestave. I dorëzuar për ndryshimin e sistemit, ish-deputeti e pranoi se në tryezën e reformës u ulën për shkak të presionit të ndërkombëtarëve. I pyetur se cilin zgjedh në drejtimin e LSI-së mes presidentit aktual, ish-kryetar i LSI-së Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, Panariti u shpreh se "Kryemadhi është në kohën dhe momentin e duhur, Meta e mbylli kontributin e tij".
13 Shkurt 2020, 19:06 -
Gjiknuri me zyrtarin amerikan: Vijoni dialogun, përfundoni reformën zgjedhore
SHBA investon në reformën zgjedhore dhe kërkon që kjo të përfundojë sa më shpejt duke nxitur dialogun gjithëpërfshirës që u arrit në tryezën politike për diskutimin e saj. Ky fakt u përforcuar edhe më shumë gjatë takimit të Damian Gjiknuri me zëvendësdrejtorin në zyrën për Evropën qendrore dhe jugore në DASH, Michael Margolies Konstantino.
10 Shkurt 2020, 19:35