-
Gjiknuri shmang Komisionin e Posaçëm: Puna jonë mbaroi, ‘Zgjedhoren’ sot e dorëzoj në Kuvend! (VIDEO)
Përfaqësuesi i PS Damian Gjiknuri në një intervistë për Report tv tha se draftin e zgjedhores do ta dorëzojë sot në Kuvend pa përjashtuar si mundësi shmangien e Komisionit të posaçëm parlamentar dhe shqyrtimin në komisionin e ligjeve. Sa i përket KQZ-së së re, deri në shtator, Gjiknuri tha se do ketë përfunduar përzgjedhja e anëtare.
30 Qershor 2020, 13:20 -
S'janë pajisur me leje shfrytëzimi/ IKMT aksion për shembjen e 40 bizneseve në Zvërnec! Pronarët kundër: Të paktën shembini pas sezonit turistik
Rreth 40 biznese në Zvërnec janë planifikuar nga IKMT-ja për t'u shembur, teksa pronarët e tyre kanë dalë kundër pasi shprehen se nuk janë njoftuar zyrtarisht.
26 Qershor 2020, 10:04 -
'Shtëllunga' tymi të bardha, Këshilli Politik bie dakord për Kodin Zgjedhor! Gjiknuri: Ky ligj u shkrua nga PD! Hajdari: Dakordësi për votën e diasporës! PD/LSI: Siguruam votën e shqiptarëve
Mbrëmjen e sotme pas më shumë se 4 orë mbledhje anëtarët e Këshillit Politik dolën dhe dhanë lajmin e mirë "puna me kodin zgjedhor u mbyll. U arrit një kod që është i gjithëpranuar". Më në fund pas muajsh diskutime për të arritur një kod të ri zgjedhor 'shtëllunga' tymi të bardhë kanë dalë nga Këshilli Politik.
24 Qershor 2020, 14:43 -
PS dhe PD përgatiten për zgjedhje, mbledhin strukturat! Basha të enjten me kryesinë e partisë, socialistët takime në Vlorë
Dy forcat më të kryesore politike PS dhe PD po organizohen për zgjedhjet e ardhshme politike. Kreu i PD, Lulzim Basha pas një turi në të gjithë Shqipërinë të enjten zhvillon një mbledhje me kryesine e partisë.
23 Qershor 2020, 21:57 -
Komisioni për 'Zgjedhoren' drejt përfundimit, Damian Gjiknuri thërret mbledhjen e Këshillit Politik! Ja çfarë propozon
Ndërkohë që afati për përfundimin e Komisionit të Posaçëm të Refromës Zgjedhore po përfundon, bashkëkryetari Damian Gjiknuri ka kërkuar mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik më datën 24 Qershor, ora 17:00.
23 Qershor 2020, 10:06 -
Rama: Vota e emigrantëve me postë! Gjiknuri: Diaspora të regjistrojë adresat! Majko: Do votojnë në zgjedhjet e ardhshme (Debati mbi rolin e KQZ-së)
Përfaqësuesi i PS për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka sqaruar në lidhje me votën e emigrantëve se si do të zhvillohet ajo. Gjatë një konference online me Këshillin Koordinues të Diasporës për të diskutuar “Votën e Diasporës në Reformën Zgjedhore”. Gjiknuri: Vota e emigrantëve do të llogaritet për qarkun Tiranë!
22 Qershor 2020, 16:37 -
PS rrëzon opozitën për KQZ: 'Zgjedhorja' vetëm në Kuvend, PD: S'do të kemi mazhorancë që shkatërron zgjedhjet
Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama se reforma zgjedhore është në fije të perit, opozita reflektoi duke u tërhequr edhe nga propozimi dytë për të formuluar KQZ e re jashtë parlamentit. Ndërsa mazhoranca u zotua se do të votojë të gjitha ato kandidatura të opozitës për KQZ që plotësojnë edhe kriteret ligjore.
18 Qershor 2020, 13:33 -
Ftesa e opozitës/ Gjiknuri: Po nuk sollët një propozim të ri për KQZ, s'ka mbledhje tjetër të Këshillit Politik
Partia Socialiste ka refuzuar mbledhjen e Këshillit Politikm thirrur nga opozita e re! Me anë të një letër, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshill, Damian Gjiknuri shkruan se nuk do të ketë një mbledhje tjetër deri kur opozita të ketë një propozim tjetër për rolin e Kuvendit në zgjedhjen e KQZ.
17 Qershor 2020, 12:42 -
Ngërç në Këshillin Politik, Hajdari braktis mbledhjen: S'jam këtu për të diskutuar për tenderat! Opozita me propozime të reja për KQZ, Gjiknuri: PD kërkon atë që kishim
Konsensusi mes palëve politike për reformën zgjedhore duket se nuk ka zgjatur shumë, pasi strukturimi i KQZ por dhe përcaktimi në kod zgjedhor të procedurave të tenderimit për identifikimin biometrik kanë sjellë një ngërç të ri mes palëve.
16 Qershor 2020, 18:27 -
Marrëveshja për 'Zgjedhoren'/ Ish- deputeti i LSI: Gjellë bajate nga Vasili, Bylykbashi, Gjiknuri! Uroj që kërkesat e opozitës së re të mos jenë flakë kashte
Ish- deputeti i LSI-ë, Lefter Koka, i cili nuk dorëzoi mandatin, ka dalë kundër marrëveshjes së firmosur për Reformën Zgjedhore, duke e cilësuar si një "gjellë bajate e gatuar nga Vasili, Bylykbashi, Gjiknuri".
13 Qershor 2020, 13:25 -
Komisioni i 'Zgjedhores', opozita parlamentare këmbëngul te kërkesat: Nuk votojmë pa ndryshim sistemi e lista të hapura! Gjiknuri: Kemi një marrëveshje, nuk e shkelim
Takimi i Komisionit për reformën zgjedhore nuk prodhoi asnjë rezultat pasi opozita parlamentare theksoi sërish me tone të forta se nuk tërhiqet nga kërkesat e saj për ndryshim sistemi dhe lista të hapura dhe se pa u realizuar këto të dyja nuk do e votojnë në kuvend këtë reformë.
12 Qershor 2020, 17:39 -
Gjiknuri: Do lejohen reklamat politike, buxheti do dyfishojë financimet për partitë (VIDEO)
Reklamat politike në media do të vazhdojnë të jenë pjesë e kodit zgjedhor, ndërsa buxheti i shtetit do të dyfishojë financimet për partitë politike. Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri bëri të ditur se ditën e hënë do të paraqiten amendimet e plotë të kodit zgjedhor.
12 Qershor 2020, 14:47 -
Zgjedhorja, Gjiknuri zbulon skemën e financimit të partive: Do të jetë 1/3, do të lejohen reklamat politike, të martën drafti në Kuvend
Reklamat politike në media do të vazhdojnë të jenë pjesë e kodit të ri zgjedhor, ndërsa buxheti i shtetit do të dyfishojë financimet për partitë politike. Këtu janë dy pikat për të cilat palët politike kanë rënë dakord në mbledhjen e fundit të këshillit politike.
12 Qershor 2020, 07:59 -
Këshillin Politik në 11:00 dhe Komisioni i 'Zgjedhores' në 17:00, Gjiknuri thërret mbledhjet: Çdo vonesë rrezikon implementimin e identifikimit biometrik
Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, njëkohësisht anëtar i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri ka propozuar thirrjen e tryezës së grupit negociator të Këshillit Politik, ditën e Premte 12 Qershor, ora 11:00, ndërsa në orën 17:00 mbledhjen e komisionit për reformën zgjedhore.
11 Qershor 2020, 09:20 -
Një orë mbledhje, Këshilli Politik diskutime teknike për marrëveshjen e arritur! 5 çështjet ende për t'u diskutuar
Një orë ka zgjatur mbledhja e zhvilluar pasditen e sotme të Këshillit Politik në Pallatin e Kongreseve, ku takimi ka qenë vetëm për çështje teknike dhe për të mbyllur formalisht marrëveshjen e arritur një ditë më parë. Palët kanë ende 5 çështje për të diskutuar dhe përpiluar saktë në marrëveshjen përfundimtare që do i çohet Kuvendit, për të cilat është arritur konsensusi më parë.
6 Qershor 2020, 17:34 -
Arrihet marrëveshja, s'ka depolitizim! PS: U tërhoqëm që PD të futej në zgjedhje! Identifikimi elektronik 100% në letra, por në terren në dorën e ekspertëve të huaj!
Tym të bardhë nga Këshilli Politik! Palët kanë arritur që të sigurojnë një marrëveshje! Pika e vetme që i ndante ishte depolitizimi i Komisioneve Politike, por që tanimë është gjetur një dakordësi. Që do të thotë se komisionet zgjedhorë do të mbeten siç kanë qenë në 2 zgjedhjet e ardhshmme, ato parlamentare dhe lokale. Këshilli Politik do të vijojë të mblidhet për draftet që do të zbërthejnë marrëveshjen dhe çështjet e tjera që kanë mbetur për t'u diskutuar që janë ndryshimi i sistemit, ligji për Referendumet dhe financimi i partive
5 Qershor 2020, 18:24 -
Gjiknuri për 'Zgjedhoren': Ja kërkesat e opozitës që kemi pranuar! Vota emigrantëve? KQZ ta mundësojë me akt normativ
Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, zbuloi në Kuvend disa nga pikat që opozita ka kërkuar për zgjedhoren dhe janë pranuar nga mazhoranca.
4 Qershor 2020, 16:15