-
Skandali i rrugës Korçë-Ersekë, dyshimi i korrupsionit fillon gjithmonë nga firma që bën supervizionin dhe roli i ARRSH-së
Mbikëqyrësja e urës së shembur në rrugën Korçë-Erseke është kompaninë A & E ENGINEERING, me pronare Entela Çano, e cila me habi fitoi mbikëqyrjen e shumë punimeve të mëdha të kryera pothuajse gjithmonë nga e njëjta firmë ndertues. Domethënë, ndërtuesi dhe mbikëqyrësi bëhen, me pëlqimin e ARRSH-së, një lloj çifti fiks, kur për të garantuar punë cilësore duhet të jetë pikërisht e kundërta.
24 Shkurt 2024, 15:09 -
Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, inxhinieri Nazarko: U ndryshua gjurma për t’i rritur vlerën projektit, është 5-fishuar! Nëse arnohet, s’ka garanci, duhet urë
Inxhinieri Romeo Nazarko, thotë se është ndryshuar gjurma me qëllim rritjen e kostos së projektit. Duke risjellë në vëmendje, projektin e vitit 2010, Nazarko tha se ndryshimi i tij në vitin 2020, u miratua duke anashkaluar projektin e vitit 2010, ndërsa nuk u dha asnjë argument në lidhje me këtë ndryshim
22 Shkurt 2024, 14:18 -
Report Tv në aksin Korçë-Ersekë, pamjet e shembjes masive! Plasaritje në gjithë aksin dhe muret mbrojtëse, rrezikohet rrëshqitja e dherave
Katër ditë pas shembjes masive të rrugës së re, Korçë-Ersekë nuk ka asnjë reagim Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe as kompania A.N.K. që ka fituar 3 tendera me vlere mbi 66 milionë euro për të ndërtuar 35 kilometra rruge. Ajo duhet të përfundonte në qershor por u shemb pa u inaguruar.
20 Shkurt 2024, 11:55 -
Shembja e rrugës së re Korçë-Ersekë, PD: SPAK të hetojë! Kompania ndërtuese, e vëllait të ish deputetit të PS
Opozita i kërkon SPAK të hetojë abuzimin me fondet në rrugën Korçë-Ersekë, disa ditë pas shembjes së kësaj të fundit ende pa përfunduar punimet. PD thotë se kompania ndërtuese është e vëllait të ish deputetit socialist Ndue Kola. Një reagim e pati edhe kreu i Partisë së Lirisë Meta i cili thotë se veprat e qeverisë nuk janë rrugët por gropat e korrupsionit.
19 Shkurt 2024, 09:10 -
Rruga e re Korçë-Ersekë u shemb pa u inauguruar, kallëzim penal në SPAK ndaj ARRSH-së, kompanive A.N.K dhe A&E ENGINEERING e bashkisë Kolonjë
Pas shembjes së një pjese të aksit rrugor Ersekë - Korçë ditën e djeshme, avokati Esmerald Xhafa, ka ngritur një kallëzim penal në SPAK ndaj ARRSH, Bashkinë e Kolonjës si dhe kompanive A.N.K dhe A&E ENGINEERING, që po kryejnë punimet në rrugë, për veprat penale: "Shpërdorimi i detyrës", "Falsifikim i dokumentave" dhe "Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike"
18 Shkurt 2024, 19:05 -
Shembje masive në rrugën e re Korçë-Ersekë! Qarkullimi i makinave devijohet në rrugën e vjetër
Traseja e rrugës Korcë-Erseke, e cila është në ndërtim ka pësuar shembje mesditen e sotme. Dëmtimi i madh i rrugës ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Qafa e Qarrit – Mollas’. Ende nuk ka të dhëna për shkaqet e kësaj shembje masive.
17 Shkurt 2024, 17:34 -
Në qershor përfundon ndërtimi i aksit Korçë-Ersekë! Rama publikon pamjet nga kantieri i ndërtimit: Një vepër madhore për turizmin
Në qershor do të përfundojë së ndërtuari aksi Korçë-Ersekë. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar pamjet nga kantieri i ndërtimit, rrugë të cilën e cilëson si një nga veprat më madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmit
19 Shkurt 2023, 08:45 -
Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, përfundon aksi Qafa e Qarrit-Mollas! Rama: Do të vihet në përdorim shumë shpejt
Segmenti rrugor Qafa e Qarrit në Mollas pjesë e aksit Korçë-Ersekë ka përfunduar. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet, ndërsa shkruan se ky aks do të jetë në përdorim shumë shpejt për banorët e zonës dhe turistët
11 Shkurt 2023, 09:48 -
Ndërtimi i aksit rrugor Korçë-Ersekë, Rama: Punimet kanë ecur me ritme të shpejta, investim me rëndësi ekonomike dhe turistike
Më shumë se gjysma e aksit të rrugës Korçë-Ersekë mund të përshkohet në shtratin e gjurmës së re të rrugës, duke shmangur udhëtimin nga aksi i vjetër dhe duke shkurtuar distancën kohore
6 Janar 2023, 16:23 -
Rama publikon fotot nga aksi rrugor Korçë-Ersekë: Në fillimit të sezonit dimëror, gjysma e rrugës do të përshkohet në shtratin e gjurmës së re
Në fillim të dimrit pritet gjysma e rrugës Korçë – Ersekë do të jetë gati për të evituar një pjesë të aksit të vjetër. Këtë e njoftoi kryeministri Edi Rama në Facebook, ku postoi edhe fotografi gjatë punimeve.
15 Shtator 2022, 08:33 -
Rruga Korçë-Ersekë, PD: Për 4 kilometra do shpenzohen 20 milionë euro! Vjedhje e tmerrshme
Përmes një deklarate për shtyp të bërë nga Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Manollari PD ka hedhur akuza ndaj qeverisë për aksin rrugor Korçë-Ersekë, për të cilin e akuzon për vjedhje.
1 Tetor 2020, 14:32