-
Urdhri i Lleshajt/ Si do boshatisen ndërtesat e krimit nga sendet dhe njerëzit, evakuim me forcë nëse ka rezistencë
Hyn në fuqi udhëzimi ministrit të Brendshëm për boshatisjen e hoteleve, restoranteve, magazinave dhe pasurive të tjera të njerëzve të krimit që janë objekt i sekuestrimit, përjashtohen vetëm personat që nuk kanë mundësi tjetër strehimi
23 Prill 2020, 17:20 -
'Me vullnet shumëçka është e mundur'! Lleshaj poston videon nga tregu i Shkodrës, falenderon edhe bashkinë
Sandër Lleshaj thotë se kaosi i tregjeve i ka lënë vend standardeve të reja dhe se me vullnet pozitiv shumëçka është e mundur, ndërsa ka një falenderim edhe për bashkinë e Shkodrës.
15 Prill 2020, 17:27 -
Bardh Spahia: Rama e bëri kurban nga rradhët e veta, Shkodra duhet të marrë mbështetjen që i takon për Covid-19
Ish deputeti demokrat Bardh Spahi shkarkimin e Prefektit të Shkodrës e sheh si kurban të bërë nga kryeministri Rama dhe shprehet se Shkodra duhet të ketë më shumë mbështetje.
11 Prill 2020, 16:59 -
Shkarkohet prefekti i Shkodrës/ Lamallari nis menjëherë punën! Takim me Ademin për masat ndaj COVID-19: U morën përsipër përgjegjësitë
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka njoftuar se është shkarkuar prefekti i Shkodrës, Çesk Millja dhe në vendin e tij është emëruar zv. ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Mungesa e vendimmarrjes për menaxhimin e situatës së COVID-19, sqaron ministri, është arsyeja e vendimit për shkarkimin nga detyra të Prefektit të Qarkut Shkodër. Lamallari nisi menjëherë nga puna, ku pasditen e sotme zhvilloi një takim me drejtuesin e policisë së qytetit, Niko Brahimaj dhe kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi, në fokus të së cilit ka qenë masat parandaluese kundër COVID-19.
11 Prill 2020, 12:16 -
Ndoqi dhe qëlloi Orges Bilbilin, polici tregon si ndodhi: Më drejtoi armën...! Lleshaj lule vajzës që u plagos gabimisht; Shpëtoi jetën e një tjetër kalimtari
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pasditen e sotme takoi efektivin hero, që ndoqi dhe plagosi duke neutralizuar Bilbilin, që kërkohet për disa ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate në Lushnje. Zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu, referuar vajzës që mbeti e plagosur gabimisht tha se "ka shpëtuar jetën e një tjetri që e ka shtyrë".
10 Prill 2020, 18:16 -
Nga e hëna hapen zyrat për të marrë ID dhe pasaportën! Lleshaj: Qytetarët do njoftohen për të lënë orarin, që të shmangen grumbullimet
Zyrat e gjendjes civile nga dita e hënë do të qëndrojnë të hapura, ku do të shërbejnë për të dhënë të gjitha kartat e Identitet ose pasaportave, por sipas një skeme të përcaktuar për të shmangur grumbullimet e njerëzve.
10 Prill 2020, 13:15 -
Të gjitha ID e skaduara janë të vlefshme për shërbime bankare! Rama: Aman lexojeni dokumentin! Mjafton printimi i një certifikate në e-albania
Të gjitha kartat ID të cilat kanë skaduar, janë të vlefshme dhe mund të përdoren për çdo shërbim bankar. Një sqarim i tillë jka ardhur nga kryeministri Edi Rama, si një përgjigje të ankesës së shumë qytetarëve të cilat kanë hasur vështirësi për të marrë pagesën e luftës apo shërbime të tjera në bankë.
8 Prill 2020, 14:33 -
'Në Shkodër do forcohen masat', Lleshaj: Nuk është koha që të vdekurit të respektohen ashtu siç duhet (VIDEO)
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu kanë qenë sot në Shkodër për të inspektuar situatën e tregjeve, e cila ka qenë mjaft problematike. Në prononcimin për mediat ministri u shpreh se do të forcohen masat e sigurisë në Shkodër, ndërsa b&eu
6 Prill 2020, 12:45 -
Në 16 ditë, gjobiten 183 subjekte tregtare, 1843 qytetarë shkelën orarin e lëvizjes...14 shëtisin në parqe
Vetëm në 16 ditë, nga periudha 16-31 mars, janë marrë masa administrative për 1843 persona që kanë lëvizur jashtë orarit të lejuar, ndërsa 14 të tjerë zgjodhën të shëtisnin në parqe. Gjobiten 183 subjekte tregtare, ndërsa 6 persona thyen karantinën.
1 Prill 2020, 18:49 -
2 javë karantinë, 1200 këmbësore të gjobitur! Lleshaj: Qëndrimi në shtëpi, e vetmja mënyrë për të shpëtuar familjarët
Rreth 1200 këmbësorë në të gjithë vendin janë ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë që nga momenti i hyrjes në fuqi të Aktit Normativ për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Këto masa janë ndërmarrë pasi këta qytetarë janë konstatuar në shkelje të urdhrit të ndalim qarkullimit përtej orareve të lejuara pa një shkak apo arsye.
26 Mars 2020, 14:12 -
Nis puna për spitalin karantinë! Rama online me ministrat: Asnjë pensionist s'do lejohet jashtë! Sot erdhën 50 mijë mjete mbrojtëse
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një video konferencë online me ministrat e qeverisë në lidhje me situatën dhe masat e marra nga koronavirusi. Pensionistët nuk duhet të lejohen asnjë sekondë jashtë dhe kushdo që i shikon, duhet t'u thotë të hyjnë brenda madje edhe të lajmërojnë policinë nëse nuk binden. Gjithashtu gjatë ditës së sotme mbërritën 50 mijë mjete mbrojtëse për stafin mjekësor.
25 Mars 2020, 17:07