-
Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë: Shteti të negociojë me ne
Me të njëjtën vendosmëri e qëllime, banorët e fshatit Bërxullë kanë protestuar sërish, në afro 6 muaj revoltë. Kësaj radhe pa pankarta, të ulur në tokë dhe duke kërkuar dialog me qeverinë, ata u zotuan se do të luftojnë me jetë për tokën e tyre.
28 Mars 2023, 10:12 -
Pas revoltës së madhe dhe protestave të fuqishme në Izrael, kryeministri Netanyahu shtyn reformën në drejtësi
Në fund të 24 orëve më të egra revolte në historinë e fundit të Izraelit, kryeministri izraelit Naftali Netanyahu vendosi të fliste në mbrëmje duke shtyrë reformën në drejtësi. Do ishte e vetmja mënyrë që do të mund të paralizonte një grevë e përgjithshme e cila ndaloi çdo gjë të mundshme, duke përfshirë fluturimet
28 Mars 2023, 10:01 -
Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes, protesta masive në Izrael, mijëra njerëz në rrugë! Herzog: Ndaloni reformën në drejtësi! SHBA: Të shqetësuar
Revoltë natën, në Izrael. Kryeministri Benyamin Netanyahu shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe drejtuesit e protestave thirrën menjëherë disa demonstrata në të gjithë vendin. Përplasje nga Tel Avivi në Jerusalem, madje edhe pranë rezidencës së kryeministrit. Sipas mediave izraelite, qindra mijëra njerëz dolën në rrugë.
27 Mars 2023, 08:05 -
132 familje në Shkodër ngrihen në protestë: Duam legalizimin e banesave ose bojkotojmë zgjedhjet! E kemi nisur procesin që nga viti 2005
Një protestë është zhvilluar ditën e sotme në Shkodër, ku 132 banorë që jetojnë në zonën e ish-Divizionit kërkojnë legalizimin e banesave të tyre. Këta banorë një letër drejtuar drejtueses politike të PS-së për Qarkun e Shkodrës, Elisa Spiropalit, kryebashkiakut së Shkodrës, Bardh Spahia dhe kandidatit të PS për Shkodrën, Benet Becin kërkojnë që të gjendet një zgjidhje dhe të pajisen me certifikata legalizimi dhe pronësi, në të kundër do të bojkotojnë zgjedhjet vendore të 14 majit.
25 Mars 2023, 14:46 -
Franca 6 netë në ‘flakë’, protestuesit nuk dorëzohen! Macron ‘i prerë’: Reforma e pensioneve do bëhet
Francezët janë të zëmëruar dhe nuk po heqin dorë nga revolta e tyre kundër rritjes me 2 vjet të moshës së pensionit. Ndërkaq presidenti Macron deklaroi se nuk ka kthim pas në reformën e pensioneve që do të përmbyllet brenda vitit dhe po ndërmerret për interesa madhore të kombit.
22 Mars 2023, 17:50 -
Punonjësit e Portit të Shëngjinit në protestë: Kemi 3 muaj pa marrë pagat! Do të bllokojmë punën nëse nuk do të marrim paratë (VIDEO)
Punonjësit e portit të Shëngjinit janë ngritur këtë të martë në protestë, pasi nuk kanë marrë pagat prej 3 mujash. Ata thonë se kjo ndërmarrje që është me vetëfinancim po falimenton nga keqmenaxhimi dhe ju kërkojnë drejtuesve të Portit që të shpallin falimentimin në bazë të ligjit
21 Mars 2023, 09:30 -
Lezhë/ Kamionët u rrezikojnë jetën dhe u kalojnë pranë shtëpive, banorët në Mamurras bllokojnë rrugën prej 5 ditësh: S’do i lejojmë të kalojnë, bashkia të gjejë zgjidhje
Lëvizja e mjeteve të tonazhit të rënë që marrin inerte në kodrat e qytetit te Mamurrasit është bllokuar prej 5 ditësh. Banoret e lagjes 'Demokracia' kanë vendosur barriera në rrugë dhe vijojnë të qëndrojnë aty përgjatë 24 orëve duke penguar lëvizjen e kamionëve.
20 Mars 2023, 10:58 -
Izrael/ Netanyahu u thotë protestuesve se nuk do ta pranojë 'anarkinë'
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të dielën se dhuna dhe anarkia nuk do të tolerohen në shtetin që udhëheq ai. Netanyahu i ka bërë këto deklarata teksa vazhdojnë protestat masive – të cilat kanë hyrë në javën e 11-të - kundër reformave kontroverse të Qeverisë së tij.
19 Mars 2023, 15:29 -
Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në protestë: S'jemi kundër zhvillimeve, por duam vlerën e pronës sonë (VIDEO)
Prej më shumë se 4 muajsh, edhe këtë të diel banorët e Bërxullës, tokat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, sërish kanë protestuar, pasi nuk bien dakord me çmimin që u ofrohet për të kompensuar pronën e tyre.
19 Mars 2023, 11:40 -
Kamionët u rrezikojnë jetën dhe u kalojnë pranë shtëpive, banorët në Mamurras në protestë: Lirojmë rrugën kur bashkia të gjejë zgjidhje
Banorët e lagjes “Demokracia” në Mamurras protestuan për të tretën herë kundër mjeteve të tonazhit të rëndë që u kalojnë pranë shtëpive. Ata thonë se u kërcënohet jeta, ndaj kanë vendosur që të mos e lirojnë rrugën deri sa bashkia të gjejë një zgjidhje
16 Mars 2023, 18:08 -
Revolucion ‘me erë të rëndë’, francezët vijojnë grevat edhe pas miratimit të reformës së pensioneve! Mbeturinat 'pushtojnë' qytetin
Koshat e plehrave janë duke shndërruar Parisin në kaos. Parisienët kanë zgjedhur të protestojnë kështu për reformën e pensioneve. Edhe pse prej disa ditësh, ky plan u miratua, në Francë vijojnë grevat masive, me mijëra tonë mbeturina të braktisura në rrugët e kryeqytetit francez.
15 Mars 2023, 08:27 -
Banorët e Dukagjinit në protestë: Duam ndërtimin e rrugës që na lidh me Shkodrën! Benet Beci ndan fotot: Mbështes kërkesën e tyre, thirrja për bashkinë
Për herë të dytë, banorët e Dukagjinit janë ngritur sërish në protestë këtë të dielë. Me thirrjen “Dukagjini kërkon rrugën”, banorët kërkojnë kërkojnë asfaltimin e rrugës që lidh Shkodrën me njësitë vendore Pult, Shosh dhe Shalë.
12 Mars 2023, 13:00 -
Masakra me 3 gra të vrara në Tiranë, protestë para Ministrisë së Drejtësisë: Nuk duam të jemi viktimat e radhës
Pas vrasjes së trefishtë në Tiranë një ditë më parë ku Dan Hutra ekzekutoi me armë tre gra, sot po zhvillohet një protestë para Ministrisë së Drejtësisë. Ato bënë thirrje që edhe me 8 mars Ditën Ndërkombëtare të Gruas, të marshojnë në shenjë protestë për një jetë të drejtë dhe pa dhunë.
2 Mars 2023, 17:15 -
‘Lufta’ për Sinecin, banorët e Lumasit në Kuçovë kundër ‘Salillarit’ dhe Bashkisë: Jemi në proces gjyqësor dhe këta vijojnë punimet
Banorët e Lumasit në Kuçovë protestuan sërish kundër kompanisë “Salillari” dhe kryebashkiakut Hajdari. Ata janë kundër ndërtimit të një ujësjellësi që shfrytëzon ujin e burimit të Sinecit. Pavarësisht përpjekjeve të banorëve, kompania arriti të shtrijë tubat deri në burim, ku po ndërtohet depoja e ujësjellësit të ri
2 Mars 2023, 16:58 -
Pikon çatia e shkollës, gjimnazistët bojkotojnë mësimin! Bashkia Gjirokastër pranon: Firma kreu punime pa cilësi
Nxënës të gjimnazit ‘Siri Shapllo’ në Gjirokastër protestuan pasi uji i shiut hyn brenda në klasa. Çatia e dëmtuar e shkollës është një problematikë e njohur dhe për bashkinë e cila pranon se në dhjetor u kryen punime pa cilësi nga një firmë e kontraktuar prej saj. Punime këto që do përsëriten në qershor, pasi të ketë mbaruar viti shkollor.
28 Shkurt 2023, 10:02