-
Prezantoheshin si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, arrestohen 3 persona! Tentuan të përfitonin nga biznesi në Tiranë 130 000 euro
Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, duke u hequr si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit kanë tentuar që të mashtrojnë një biznes në Tiranë, me qëllimin që t’i marrin 130 mijë euro, mirëpo tentativa e tyre rezultoi e dështuar.
7 Janar 2023, 14:52 -
Përfitoi 344 mijë euro duke mashtruar biznesmenët në Korçë për grantet në shtet, lihet në burg Viola Sterjo
Viola Sterjo është lënë në burg nga gjykata e Korçës pasi u arrestua pak ditë më parë për mashtrim me pasoja të rëndë. 39-vjeçarja ish-punonjësja në administratë u vu në pranga pak ditë më parë, pasi arriti t’i marrë 344 mijë euro 4 bizneseve në Korçë dhe Pogradec
30 Dhjetor 2022, 11:44 -
Mashtronte subjektet në Korçë, arrestohet 39-vjeçarja në Tiranë! Mori 344 mijë euro, u premtoi se do merrnin fonde nga shteti për të ndërtuar bujtina (EMRI)
Një 39-vjeçare ish-punonjëse në administratë, u vu në pranga nga policia dhe do të hetohet për mashtrim me pasoja të rënda. Viola Sterjo arriti t’i marrë 344 mijë euro 4 bizneseve në Korcë dhe Pogradecë me premtimin se do të ushtronte ndikimin e saj që të përfitonin grante miliona euro nga AZHBR, kryesisht për të ngritur hotele e bujtina.
28 Dhjetor 2022, 11:34 -
Evazioni me faturat fiktive të TVSH në ndërtim me dëm 3 mln euro, në pranga 60-vjeçari! Shkon në 8 numri i arrestimeve, ende 5 të tjerë në kërkim
Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë një tjetër të përfshirë, italianin Mauro Guadagnoli 60 vjeç. Numri i të arrestuarve shkon në 8 ndërsa ende në kërkim janë 5 persona.
17 Dhjetor 2022, 14:35 -
5.7 mln euro dëm përmes mashtrimeve nëpërmjet Call Center-ave, gjykata e Tiranës cakton 15 urdhër-arreste! Si funksiononte skema duke iu shmangur detyrimeve tatimore
15 urdhër-arreste u firmosën nga Gjykata e Tiranës për 15 administratorë të Call Center në Tiranë, të cilat mashtronin qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian me kërkesën për të investuar me shuma të vogla dhe në këmbim të fitimit të majmë
11 Dhjetor 2022, 12:29 -
I mori një italiani 18 mijë euro duke u shtirur si vajzë në 'Messenger', arrestohet 41-veçari në Itali! Pas 10 muajve filloi dhe ta kërcënonte
Mendonte se po fliste në rrjetet sociale me një vajzë, madje i besoi aq shumë sa i dha fillimisht 13 mijë euro, pasi vajza, ose më saktë, 41-vjeçari shqiptar i rrëfehej se ishte në vështirësi ekonomike.
2 Dhjetor 2022, 10:05 -
Fier, pajisnin shoferët me certifikata false të errësimit të xhamave, 2 të arrestuar! Pezullohen 4 punonjës të DRTSHR
Dy pronarë të një servisi në Fier kanë rënë në pranga pasi shpërndanin certifikata false për errësimin e xhamave të makinave. Bëhet fjalë për Vilson Duleviçin dhe Xhoniard Aliun dhe të dy ishin pronarë të 2 bizneseve me të njëjtin aktivitet tregtar.
2 Dhjetor 2022, 09:14 -
Shiteshin si 'Made in Italy' por prodhoheshin në Shqipëri dhe vende të tjera, sekuestrohen në Itali mbi 75 mijë veshje false me vlerë 8 milionë euro
Mbi 75,000 veshje të sekuestruara dhe gjashtë persona janë vënë nën hetim për mashtrim me një dëm të vlerësuar deri më tani me vlerë 8 milionë euro në Itali. Ky është rezultati i një hetimi gjigand të Guardia di Finanza të Venezias në Itali e cila ka dalë në përfundim se në gati 400 dyqane shiteshin veshje gjoja ‘Made in Italy’ por që prodhoheshin në vende si Shqipëria, Bullgaria apo Tunizia.
28 Nëntor 2022, 14:02 -
1 ton kanabis, lëndë të tjera narkotike të sekuestruara e 115 persona të arrestuar në një javë! 28 operacione policore në të gjithë vendin
28 operacione dhe megaoperacione policore janë zhvilluar nga e Policia e Shtetit, për goditjen e pa ligjshmërive gjatë një jave, të cilat kanë çuar në sekuestrimin e rreth 1 ton kanabis, 13 armëve zjarri, 815 gramëve kokainë, 110 gramëve heroinë dhe 250 bimë narkotike.
13 Nëntor 2022, 16:45 -
Mashtrimet me 'Call Center-at' në Prishtinë, arreston 14 persona në Prishtinë
Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar 14 persona, punonjës të "Call Center" (Qendër e Thirrjeve) në Prishtinë.Të arrestuarit dyshohen për veprat penale: “hyrje në sistemet kompjuterike”, “mashtrim” dhe “pastrim parash”. I dyshuari kryesor në këtë rast, sipas autoritete
8 Nëntor 2022, 22:54 -
Tiranë/ Mashtruan një vajzë se do i blinin apartament në pallatin ku ata punonin dhe i morën 25 mijë euro! Pranga 37-vjeçarit, një tjetër në kërkim
Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se përmes mashtrimit i kanë përvetësuar një vajze 25 mijë euro.
30 Tetor 2022, 12:29 -
Kronikë
Shkodër/ Mashtronin përmes bursës, në pranga administratori dhe menaxherja në një Call Center, 7 operatorë nën hetim! Arrestohen dhe 3 specialistët e teknologjisë
Administratori dhe Menaxherja e një një "Call Center" në Shkodër kanë rënë nëpra ndërsa 7 punonjës janë vënë nën hetim pasi mashtronin përmes bursës, ndërsa janë në kërkim dhe 2 organizatorët. Gjatë kontrolleve në Call Center u zbuluan dhe 2 persona që vendosnin baste sportive online
28 Shtator 2022, 14:16 -
Premtonte viza pune në Britani, arrestohet pronarja e agjencisë turistike në Tiranë! I sekuestrohen mbi 16 mijë euro (EMRI)
Pronarja e një agjencie turistike, Klaudja Hodo ka rënë në prangat e policisë së Tiranës ditën e sotme pasi u premtonte qytetarëve se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar.
2 Shtator 2022, 09:48 -
Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, prangosen 3 persona! Një prej tyre pronari i 'Call center-it'
3 persona janë vënë në pranga ditën e sotme nga policia pasi mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive në Call Center.Bëhet fjalë për Enrik Shehi 29 vjeç (administratori), Armend Haxhiu 26 vjeç dhe Igli Isufaj 20 vjeç.
9 Korrik 2022, 09:59