-
Pagat e luftës, sot afati i fundit për llogaritë bankare
Përfundon këtë të hënë afati që kishin të gjitha individët për të korrigjuar llogaritë bankare, në mënyrë që të marrin pagat e luftës. Ishin mbi 2700 punonjës që kishin parregullsi me IBAN-in e llogarisë bankare dhe për pasojë nuk kanë përfituar nga ndihmat e qeverisë.
31 Gusht 2020, 10:59 -
Gabime me bankat, mbi 2.7 mijë punonjës pa pagë luftë! Tatimet: Korrigjojini llogaritë deri në 31 gusht
Gabimet që kanë me llogaritë bankare ka lënë pa marrë pagat e luftër mbi 2 mijë e 700 punonjës. Drejtoria e Tatimeve rikujton edhe një herë përfituesit se afati për të korrigjuar llogaritë është 31 gushti, në të kundërt nuk mund të marrin pagën që ju takon.
27 Gusht 2020, 14:36 -
Amnistia fiskale e penale: Njësia Speciale që do parandalojë ligjërimin e pasurive dhe të ardhurave nga krimi, PD kundër
Në 30 vitet e fundit, pas ndryshimit të sistemit politik dhe kalimit në ekonominë e sipërmarrjes së lirë, krahas zhvillimeve pozitive dhe stabilitetit ekonomik të krijuar, në ekonominë shqiptare janë evidentuar edhe fenomene të informalitetit, të shmangies nga taksat dhe të punës së zezë.
18 Korrik 2020, 00:20 -
Zbulohet drafti i plotë amnistisë, falen edhe pasuritë e korrupsionit të qeveritarëve deri në 2017
Ndryshe nga sa u premtua nga kryeministri, amnistia fiskale do t’i hapë rrugë edhe legalizimit të parave dhe pasurive të korrupsionit të qeveritarëve deri në 2017-ën. Report Tv zbardh ekskluzivisht draftin ku amnistohen të larguarit nga funksionet publike prej më shumë se 3 vitesh. Po ashtu do legalizojnë pasurinë e pajustifikuar çdo qytetar e biznes, brenda e jashtë Shqipërisë. Përjashtohen edhe personat me të shkuar kriminale.
9 Qershor 2020, 15:50 -
Përfundon afati! Tatimet: Bizneset që nuk kanë aplikuar për pagën, gjobë 50 mijë lekë për çdo punonjës
Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj thotë për Report TV se bizneset nuk do të gjobiten menjëherë, por do të bëhet një analizë e thelluar fillimisht duke verifikuar të gjitha bizneset që nuk kanë aplikuar si dhe formularët e ardhura nga biznesi për mos-aplikimin.
5 Qershor 2020, 10:00 -
Edhe dy ditë kohë, Tatimet paralajmërim bizneseve: Aplikoni për pagat e punonjësve ose do të gjobiteni (VIDEO)
Sipas Tatimeve nga dy paketat financiare si për atë 26 mijë lekë për tre muaj, ashtu edhe për atë 40 mijë lekë kanë përfituar që prej datës 1 Prill deri në 2 Qershor, 73 mijë 830 biznese dhe 187 mijë 437 punonjës.
3 Qershor 2020, 16:36 -
Mesazhi për pagën e luftës u shkon edhe personave që nuk e përfitojnë, Tatimet sqarojnë ç’po ndodh
Mesazhi u ka shkuar ditën e fundit shumë individëve, po ndër ta edhe atyre që realisht nuk e përfitojnë, si për shembull ata që nuk janë shkëputur asnjëherë nga puna, apo që nuk kanë qenë të regjistruar fare në sigurime.
3 Qershor 2020, 11:40 -
Rritet stoku i rimbursimit të TVSH-së, arrin në 12.5 mld lekë! Dy kompani morën 'pjesën e luanit' (VIDEO)
Viti 2020 ka nisur me rritje të stokut të rimbursimit të TVSH-së. Në fund të muajit mars stoku i TVSH, së pashpërndarë ka arritur në 12.5 miliardë lekë, nga 11.3 miliardë lekë që ishte në fund të 2019. Ndërkohë pjesa më e madhe e rimbursimit të dhënë ka shkuar për dy kompani të mëdha.
9 Maj 2020, 16:27 -
Rreth 49 mijë punonjës marrin pagën 40 mijë lekë! Tatimet: Janë refuzuar 9 kërkesa nga bizneset
Deri më tani sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve janë aprovuar mbi 22 mijë kërkesa për bonusin prej 40 mijë lekësh, janë refuzuar 9 kërkesa dhe 1.225 janë në proces verifikimi.
24 Prill 2020, 17:10 -
Ja si do të bëhet aplikimi për ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh (5 hapat që duhet të ndiqni)
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve këshillon të gjithë subjektet që do të aplikojnë që kërkesa nuk mund të dorëzohet nëse nuk është plotësuar secila prej kutizave të detyrueshme si dhe ajo nuk mund të ruhet për rishikim, pra dorëzimi i saj duhet të kryhet menjëherë pasi të plotësohet.
21 Prill 2020, 17:13 -
Sot mbyllet afati i aplikimit për pagën e luftës, Tatimet: Të refuzuarit do t'i njoftojmë nëse fitojnë nga paketa e dytë
Sot përfundojnë aplikimet për pagën e luftës për të gjithë të punësuarit në biznesin me xhiro deri në 14 milionë lekë, dhe që aktiviteti i të cilëve është mbyllur me vendim qeverie.
18 Prill 2020, 09:26 -
Si do të aplikohet për përfitimin e Paketës së Dytë financiare, publikhet formulari i posaçëm nga Tatimet
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton tatimpaguesit dhe individët e interesuar se për ndihmën financiare po punohet intensivisht për të implementuar paketën e ndihmës financiare 2, përfitues të së cilës do të jenë një numër i konsiderueshëm punonjësish të bizneseve të vogla dhe atyre të mëdha.
16 Prill 2020, 12:57 -
Miratohen dy Akte Normative/ ‘Ekonomia’ pro shtyrjes së qirave dhe tatimit të thjeshtuar
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar shtyrjen e parapagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për 13 mijë biznese të vogla, si dhe u miratua shtyrja e pagesës së qirasë për dy muaj. Të dy këto akte normative janë miratuar me votat e mazhorancës, ndërsa pritet të kalojnë këtë javë për diskutim dhe miratim në parlament në seancën e 16 prillit.
13 Prill 2020, 17:51 -
Pagat e koronavirusit/ Shpërndahet kësti i parë për 9 mijë e 506 punonjës! Refuzohen 7.512 aplikime (kryeson Tirana)
Nga data 1 prill deri më datë 5 prill kanë aplikuar 36 mijë e 419 biznese, numri më i lartë i aplikimeve ka qenë në 2 prill ku kanë aplikuar 12 mijë e 826 biznese, ndërsa numri më i ulët i aplikimeve ka qenë më 5 prill me vetëm 2 mijë e 223 aplikime.
7 Prill 2020, 14:09