-
-
Në 11 muaj të 2020-ës, në vend erdhën 3.6 mln të huaj më pak, humbja financiare rreth 1 mld euro! Mbizotëroi turizmi patriotik
Në 11 muajit e këtij viti në vend kanë ardhur vetëm 2.4 milionë turistë me një rënie prej 59.5% krahasuar me vitin e kaluar. Tkurrja më e madhe e turistëve është nga Spanja, Polonia dhe SHBA, ndërsa turizmi patriotik mbizotëroi pasi vetëm nga Kosova kanë ardhur 1.2 milionë persona.
23 Dhjetor 2020, 17:37 -
Popullsia po plaket, s’ka lindje, të rinjtë po ikin! INSTAT: 1.2 milionë shqiptarë emigrantë deri në 2019 (VIDEO)
Diaspora e vendit është zgjeruar në vitin 2019, sipas të dhënave të INSTAT. Janë mbi 1.2 milionë shtetas shqiptar që kanë jetuar jashtë territorit deri në fund të 2019. Shkaku kryesor për largimet është mundësitë më të shumta për tu punësuar. Po ashtu raportohet edhe për plakjen e popullsisë, pasi janë ulur lindjet.
22 Dhjetor 2020, 17:21 -
COVID-19 shton kërkesat për ilaçe! INSTAT: Importi i produkteve farmaceutike arriti në 17.6 mln € në nëntor 2020! Vitamina C dhe antibiotikët më të kërkuarat
17.6 milionë euro ilaçe u importuan në Nëntor duke regjistruar rritje krahasuar me një vit më parë. Por bazuar tek INSTAT në vend pati rekord importi në muajin tetor, dhe sipas farmacistëve më të kërkuarat ishin barnat që përdoren për kurimin nga COVID-19.
22 Dhjetor 2020, 17:01 -
Bilanci/ Ulet ndjeshëm numri i aksidenteve me 17.8 % dhe 35 viktima më pak në 11 muajt e parë të 2020, krahasuar me 2019!
Në një bilanc të bërë gjatë 11 muajve janar-nëntor 2020, aksidentet rrugore dhe viktimave kanë shënuar një ulje krahasuar me periudhën e një viti më parë në 2019
22 Dhjetor 2020, 12:32 -
Rekord në tregtimin e makinerive dhe pjesëve të këmbimit për nëntor 2020, fasonët në ‘koma’
Që prej fillimit të pandemisë në fillim në mars të këtij viti, muaji nëntor ka shënuar një rritje të ndjeshme të tregtisë. Sipas të dhënave të INSTAT eksporti i mallrave në muajin e kaluar u rrit me 10.5% dhe importi me 5% krahasuar me nëntorin e 2019. Përmirësim është shënuar tek sektori automotiv ndërsa industria fasone vijon të jetë në koma.
17 Dhjetor 2020, 18:54 -
COVID-19 'detyroi' bizneset e turizmit të ulin pagat e punonjësve me 24 %! Në kulmin e sezonit turistik shitjet e agjencive ranë me 56.9%
Në kulmin e sezonit turistik në periudhën korrik-shtator 2020, bizneset e këtij sektori ulën pagat e punonjësve. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë pagat në agjencitë turistike, hotele dhe restorante janë ulur me 24%. Ndërkohë është shënuar rënie e ndjeshme edhe në shitjet neto të këtyre subjekteve.
17 Dhjetor 2020, 18:45 -
Nga janari-nëntor 2020 u mblodhën 310 mln € më pak se në 2019 për shkak të pandemisë
Pandemia COVID-19 vazhdon të dëmtojë ekonominë e vendit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në 11 muajt e këtij viti janë mbledhur 310 milionë euro më pak se në 2019. Ndërkohë është regjistruar rënie e të ardhurave në muajin nëntor, pas përmirësimit në muajin tetor. Sakaq deficiti i buxhetit ka arritur në 591 milionë euro.
16 Dhjetor 2020, 20:04 -
Meta: Buxheti i 2021 parashikon veç rritje pagash për arsimtarët dhe punonjësit e shëndetësisë, por jo pensionistëve
Presidenti Ilir Meta tregon pse e ktheu buxhetin e vitit 2021. Meta thekson se sipas tij buxheti i 2021-shit nuk planifikon rritje pagash as për administratën publike dhe as pensionistëve, por vetëm për arsimtarët dhe punonjësit e shëndetësisë.“Buxheti 2021 nuk planifikon, as indeksim dhe as rritje të pagës për administrat&am
13 Dhjetor 2020, 18:30 -
Ktheu buxhetin 2021, Meta: Nuk nxit rritjen e punësimit dhe as pensioneve! Parashikon veç rritje pagash për arsimtarët dhe punonjësit e shëndetësisë
Pas kthimit të buxhetit të vitit 2021 për shqyrtim në parlament me argumentin se nuk i përgjigjej nevojave emergjente që po shkakton pandemia, presidenti Ilir Meta këtë herë është ndalur tek papunësia. Meta thotë se në tremujorin e dytë të këtij viti humbën punën 50 mijë qytetare dhe se niveli i papunësisë arriti në 11.9%.
13 Dhjetor 2020, 11:37 -
Rikthehen në punë 34 mijë qytetarë, INSTAT: Papunësia ra në 11.6%! Korrik-Shtator ulet paga mesatare, rënia më e madhe në sektorin privat
Gjatë sezonit veror tregu ka arritur të rikthejë një numër të konsiderueshëm qytetarësh në punë. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë të këtij viti, që konsiston me daljen nga karantina papunësia ka rënë me 0.3% krahasuar me tremujorin e dytë kur ishim të izoluar.
10 Dhjetor 2020, 17:35 -
21% e të rinjve të papunë/ Eksperti Muça: 3 shkaqet kryesore! Tregu kërkon më shumë zanatçi sesa të shkolluar
Mbi 21% e të rinjve në vend nuk janë të punësuar dhe sipas të dhënave të INSTAT deri në muajin qershor ishin 71 mijë të rinj të papunë. Ekspertët teksa listojnë shkaqet kryesore thonë se edhe paga e ulët i demoralizon dhe i bënë joaktiv
9 Dhjetor 2020, 07:46 -
Familjet e pasura shpenzojnë 34 herë më shumë për arsimin se ato të varfra, lajmërohet polarizim i shoqërisë
Pabarazitë në arsim po rriten dita – ditës, teksa shtresat e popullsisë me të ardhura të larta po i rrisin shpenzimet për t’u arsimuar me ritme më të shpejta se ato të varfra.
27 Nëntor 2020, 07:45 -
Shqiptarët shpenzuan rreth 210 milionë euro më pak gjatë karantinës
Në gati tre muaj që pjesa më e madhe e popullatës u ngujua në shtëpi, për shkak të karantinës së fortë për të frenuar përhapjen e Covid-19, shpenzimet u reduktuan ndjeshëm. Një pjesë e njerëzve punuan online dhe si rrjedhojë nuk kishin çfarë të shpenzonin jashtë (ku pjesa më e madhe e dyqaneve ishin mbyllur), ndërsa rreth 50 mijë të tjerë dolën të papunë në tremujorin e dytë, sipas INSTAt dhe nuk kishin të ardhura për të shpenzuar.
25 Nëntor 2020, 09:17 -
Ulet importi, më shumë energji elektrike nga HEC-et publike! Prodhimi vendas në korrik-shtator është rritur me 8%
Vendi po mposht varësinë nga importi i energjisë elektrike. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë prodhimi vendas i energjisë është rritur me 8%, dhe kontributin më të madh në këtë rritje e kanë dhënë hidrocentralet publike. Nga ana tjetër është ulur konsumi i energjisë nga bizneset me 5.1%.
24 Nëntor 2020, 15:39 -
Efekti i COVID/ Nga Shkodra te Lezha, zbuloni qarqet me rritjen më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë
Shkodra dhe Lezha rezultojnë qarqet që kanë pasur rritjen më të lartë të jetëve të humbura në raport me popullsinë përkatëse në tremujorin e tretë të këtij viti, në krahasim me korrik-shtator 2019. Pas tyre renditen Korça, Durrësi dhe Tirana.
23 Nëntor 2020, 07:50 -
7 parashikime kontradiktore për rënien ekonomike në Shqipëri, BERZH ‘shikon’ më zi
Të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe ato vendase japin shifra të ndryshueshme herë pas here për rënien ekonomike të Shqipërisë. Deri më tani BERZH ka parashikimin më të zymtë për ekonominë, dhe Ministria e Financave vlerësimin më optimist.
21 Nëntor 2020, 15:57 -
Bie me 43.3% numri i turistëve në Korrik-Shtator, INSTAT: Rënia më e madhe në rajonin e veriut
Në muajit e nxehtë të verës numri i turistëve ka pësuar një rënie me 43.3%, krahasuar me 2019. Sipas të dhënave të INSTAT si pasojë e pandemisë rënia më e madhe e vizitorëve është shënuar në rajonin verior. Sipas raportit strukturat akomoduese nuk u shfrytëzuan as 20%.
19 Nëntor 2020, 17:09 -
Lajm i mirë/ Tetori pozitiv, ulet numri i aksidenteve rrugore dhe viktimave
108 aksidente janë regjistruar në muajin tetor në të gjithë vendin duke regjistruar një rënie me 8.5% krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ka një ulje të viktimave, 10 më pak se në tetor të 2019-ës.
18 Nëntor 2020, 16:50 -
Efekti COVID, importet e barnave arrijnë rekord në tetor, rriten 42%! Po përdoren shumë antibiotikë
Sipas të dhënave të INSTAT, importi i produkteve farmaceutike në tetor arriti në vlerën e 2.7 miliardë lekëve, ose 22 milionë euro. Kjo shifër është 42% më e lartë sesa mesatarja mujore e periudhës janar-shtator dhe 34% më e lartë sesa mesatarja mujore e 2019-s.
18 Nëntor 2020, 08:46