-
Kriza e çmimeve kulmoi në nëntor, inflacioni 3.1%! INSTAT: Shtrenjtohet transporti dhe ushqimet
Shtrenjtimi i çmimeve ka qenë më i lartë në muajin nëntor. Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni gjatë muajit të kaluar ka kapërcyer pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë duke arritur në 3.1%, i ndikuar më shumë nga rritja e çmimeve të transportit dhe të ushqimeve.
9 Dhjetor 2021, 21:54 -
Kriza e çmimeve kulmon në nëntor! Inflacioni kapërcen objektivin e BSH, arrin në 3.1%, shtrenjtohet transporti dhe ushqimet
Kriza e çmimeve ka qenë më e ndjeshme në muajin nëntor, dhe për pasoj inflacioni ka kapërcyer edhe objektivin e Bankës së Shqipërisë. Sipas të dhënave të INSTAT në muajin nëntor indeksi i çmimeve të konsumi ishte 3,1 % nga 1.6% që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ky nivel inflacioni pritej të arrihej në mes të vitit të ardhshëm për çmimet duket se janë rritur mbi pritshmëritë e institucioneve.
9 Dhjetor 2021, 15:51 -
Ekonomia e qëndrueshme, koncesionet nuk monitorohen siç duhet
Ekonomia e Shqipërisë ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme përballë tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e fundit për Shqipërinë, të sapo publikuar thotë se rritja ekonomikë për vitin 2021 është 7.8 %, ndërsa borxhi publik është problem dhe duhet të tregohet kujdes.
7 Dhjetor 2021, 23:59 -
Shtrenjtohen me 3.3% çmimet e produkteve të importit! Në tremujorin e tretë energjia elektrike u ble nga jashtë 35% më shtrenjtë se në 2020
Bizneset në vend i kanë blerë produktet nga jashtë 3.35 më shtrenjtë se në vitin e kaluar. Në tremujorin e tretë të këtij viti, kur ishte edhe shtrenjtimi më i dukshëm i produkteve jo vetëm në Shqipëri por edhe nëpër botë, sipas INSTAT indeksi i çmimeve të importit arriti në 103.2%, duke u rritur me 3.3% në raport me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, dhe janë shtrenjtuar çmimet me 1.8% në raport me tremujorin e dytë të këtij viti.
7 Dhjetor 2021, 17:22 -
Çmimet e lëndëve të para rritën me 2.4 % kostot në ndërtim në 3-mujorin e tretë, niveli më i lartë i dekadës
INSTAT raportoi se indeksi i Kushtimit në Ndërtim (INK), në tremujorin e tretë 2021 arriti 102,1 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e tretë 2021 është 2,2 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0,2 %.
7 Dhjetor 2021, 07:31 -
Fondi vjetor për bonusin e bebeve harxhohet që në gusht! Bum përftimesh nga jashtë, emigrantët më të interesuar
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në fund të 10 -mujorit 2021 u paguan 2.8 miliardë lekë për bonusin e lindjeve, ndërkohë që i gjithë fondi vjetor ishte 2.2 miliardë lekë. Të dhënat nga financat në treguesit mujor fiskal tregojnë se plani vjetor për bonusin e bebeve u harxhua qysh në muajin gusht.
6 Dhjetor 2021, 09:08 -
Ekonomi dhe COVID/ 1 në 3 të punësuar në vend paguhet me 30 mijë lekë, mbi 60% e shqiptarëve nuk e arrijnë pagën mesatare
Më shumë se 1/3 e popullsisë në vend paguhet me pagë minimale. Sipas INSTAT 33.5% e të punësuarve marrin 30 mijë lekë në muaj, niveli më i lartë që prej 2016. Nga ana tjetër mbi 60% e shqiptarëve të punësuar nuk arrijnë pagën mesatare të vendit.
5 Dhjetor 2021, 14:48 -
Sociale
Shqiptarët, dembelë apo të dekurajuar për punë? 40% e popullsisë joaktive, në krye Kukësi e Lezha! Muça: I dekurajoi pandemia
Më shumë se 40% e popullsisë në vend është joaktive në punë, pra as nuk punojnë dhe as nuk po kërkojnë. Sipas INSTAT, pandemia rriti numrin e atyre që nuk kanë besim se mund të gjejnë punë, ndërsa për ekspertët kjo vjen nga mungesa e hapësirave për punë të denjë dhe disbalanca e pagave.
1 Dhjetor 2021, 19:23 -
Ekonomi
Pandemia i bëri shqiptarët ‘dembelë’, Lezha, Dibra dhe Tirana me nivelin më të lartë të personave që nuk duan punë
Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u rritën me ritme të larta gjatë pandemisë, por edhe pas kalimit të valës së dytë, fenomeni mbeti i lartë sidomos në qytetet e Tiranës, Dibrës dhe Lezhës, raportoi INSTAT, ndërsa në disa qarqe si Gjirokastra dhe Korça, shkalla e riaktivitetit u rrit më tej pas karantinës.
30 Nëntor 2021, 01:22 -
Ekonomi
Në 9 muaj 1040 leje ndërtimi, Tirana numrin më të lartë! Lejet e ndërtimit janar-shtator kushtuan 72.2 miliardë lekë
Në 9 muajit e vitit 2021 janë dhënë 63% më shumë leje ndërtimi se në vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT deri në fund të shtatorit vlera e lejeve të miratuara ishte 72.2 miliardë lekë. Tirana ka numrin më të lartë të lejeve të miratuara.
29 Nëntor 2021, 20:29 -
Ekonomi
Shifrat e INSTAT/ Në tremujorin e tretë të 2021-it energjia elektrike u rrit me 12%, humbjet në rrjet ranë me 5.7%
Një rritje me 12% ka shënuar prodhimi i energjisë elektrike në vend gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021. Sipas shifrave të INSTAT prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 7,2 % duke arritur vlerën 1.371 GWh nga 1.280 GWh energji të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2020.
24 Nëntor 2021, 11:39 -
Ekonomi
Nuk ndalet rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë
Në Tiranë, ka vijuar tendenca e shtrenjtimit të apartamenteve edhe në 6 mujorin e dytë të vitit. Ekspertët e pasurive të paluajtshme pohojnë se në zonën rreth unazës dhe qendrës, asnjë pallat që po ndërtohet i ri nuk ka çmime më të ulëta se 1500 euro/m2. Këtë vit vihet re që, hendeku mes çmimeve të apartamenteve në objektet e reja që po ndërtohen dhe atyre ekzistuese, është i lartë.
20 Nëntor 2021, 23:48 -
Sociale
Harta globale e grupeve të gjakut, Shqipëria, nga të paktat në Europë me zero pozitiv
A e dini se cili është grupi i gjakut që mbizotëron te shtetasit shqiptarë? “Visual Capitalist”, një faqe globale e publikimeve online ka realizuar hartën e grupeve të gjakut më të përhapura në secilin vend
19 Nëntor 2021, 09:03 -
Ekonomi
Pandemia rriti pushimet e shqiptarëve brenda vendit, uli në mënyrë drastike ato jashtë Shqipërisë! Durrësi e Vlora destinacionet e preferuara
Pandemia COVID-19, përveç se reduktoi lëvizjet jo vetëm jashtë vendit por edhe brenda në Shqipëri, ka ndryshuar destinacionet dhe kohën e pushimit. Sipas një raporti të INSTAT për Anketën e Turizmit “Pushime dhe Udhëtime”, 2020, thuhet se numri total i udhëtimeve është ulur me 40% në 2020 krahasuar me vitin 2019, por nga ana tjetër ka pasur rritje të udhëtimeve brenda vendit për pushime.
15 Nëntor 2021, 12:08 -
Ekonomi
Ekonomia nën pandemi/ Biznesi 948 mln € humbje në 2020-n, COVID 'goditi' industrinë nxjerrëse, 261 mln euro më pak shitje! Ndërtimi e 'mundi' koronavirusin
Pandemia e COVID-19, goditi ndjeshëm bizneset në vitin 2020, të cilat kanë realizuar 948 milionë euro më pak shitje se në 2019. Sektori më i goditur ka qenë industria nxjerrëse me 261 milionë euro humbje. Ndërkohë sipas të dhënave të INSTAT ndërtimi ishte sektori që mundi pandeminë dhe arriti të sigurojë 70 milionë euro më shumë nga shitjet.
13 Nëntor 2021, 15:31 -
Sociale
3- mujori i tretë, 6 qarqe të vendit me tkurrje natyrore të popullsisë, lindjet në rënie të shpejtë
Pa marrë në konsideratë emigracionin popullsia e vendit po shkon drejt tkurrjes së natyrshme prej rënies sistematikë të lindjeve dhe rritjes së vdekshmërisë, së fundi edhe prej pandemisë COVID-19.
12 Nëntor 2021, 07:25 -
Ekonomi
COVID 'kyçi' 1526 biznese, INSTAT: Mbyllja ka sjellë rritje edhe të numrit të të papunëve! Goditjen më të madhe turizmi dhe tregtia
Kriza që shkaktoi pandemia COVID-19, në vitin e kaluar ka mbyllur 1526 biznese. Sipas të dhënave nga INSTAT të publikuara këtë të mërkurë thuhet se numri i ndërmarrjeve është ulur me 1.5% krahasuar me vitin 2019. Mbyllja e aktivitetit ekonomik ka sjellë edhe rritje edhe të numrit të të papunëve.
10 Nëntor 2021, 15:22 -
Ekonomi
Çmimet e kafesë dhe restoranteve 'kërcejnë' dhe në tetor, rritja më e lartë në 6 vjet
Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin vjetor, për kategorinë e Kafe – restorante (catering), ishte 1.9% në tetor. Kjo është rritja më e lartë vjetore e çmimeve që prej fundit të vitit 2014.
10 Nëntor 2021, 12:15 -
Ekonomi
Rritja e çmimeve ul besimin e konsumatorëve në ekonomi, Banka e Shqipërisë: Qytetarët skeptikë për të ardhmen dhe shpenzimet
Çmimet e larta të ushqimeve, hidrokarbureve dhe kriza energjetike e paralajmëruar kanë ulur besimin në ekonomi. Banka e Shqipërisë thotë se konsumatorët si pasojë e çmimeve dhe pritshmërive të ulta për të ardhmen kanë ulur besimin me 7.4%.
8 Nëntor 2021, 21:08 -
Ekonomi
Raporti i fundit i INSTAT, vijon rritja e çmimeve por u ngadalësua në raportin me shtatorin! Rritja e më e madhe në grupin 'Transporti'
Vijon rritja e çmimeve në vend edhe pse është ngadalësuar në raport me muajin shtator. INSTAT në raportin e fundit në indeksin e çmimeve të konsumit thotë se inflacioni në muajin tetor ishte 2.4% nga 2.5% që u raportua në muajin shtator të këtij viti. Në raport me tetorin e vitit të kaluar rritja është më e lartë pasi në tetor të 2020 inflacioni ishte 2%.
8 Nëntor 2021, 17:33