-
Në vitin 2025 do të shpenzohen mbi 8 mln euro për mbetjet! Bashkia Durrës do marrë 2.5 mln euro për trajtimin e tyre
Më shumë se 8 milionë euro do të harxhohen nga buxheti i shtetit për vitin 2025 për menaxhimin e mbetjeve. Nga ky fond do të përfitojnë 36 bashki, ku pjesën më të madhe 2.5 milionë € do ta marrë Durrësi, që shpesh ka pasur probleme me trajtimin e plehrave.
9 Dhjetor, 18:41 -
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
Numri i ndërtimeve të reja ka njohur rekord të ri këtë vit. Sipërfaqja e ndërtimeve të reja arrin në mbi 2 milionë metër katror, ku mbizotërojnë lejet për rezidenca me vila apo me pallate, me rekordin në kryeqytet. Vlera e lejeve të dhëna sipas INSTAT arrin në 806 milionë euro.
28 Nëntor, 16:38 -
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
Zhvlerësimi i vazhdueshëm i euros po godet fort eksportuesit. Sipas të dhënave të INSTAT eksportet e mallrave për periudhën 10 mujore zbritën nga 3.6 miliardë euro vjet, në 3.1 miliardë euro këtë vit, me tkurrje prej më shumë se 500 milionë euro.
18 Nëntor, 14:15 -
Inflacioni ‘ngec’ në 1.9% aq sa ishte dhe në shtator, por shtrenjtimi i ushqimeve nuk ndalon! Çmimet e zarzavateve edhe më të kripura sesa vjet
Inflacioni në muajin tetor ra në nivelin më të ulët, që prej qershorit të vitit 2021. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se çmimet u rritën me vetëm 1.9%, ku kontributi kryesor u dha nga shtrenjtimi i ushqimeve. Shifrat tregojnë që zarzavatet vijojnë ti kushtojnë më shumë buxhetit të familjeve.
8 Nëntor, 16:58 -
Censi 2023/ Tirana ka 598,176 banorë, rritet ndjeshëm popullsia në bashkitë me minoritet grek
Bashkitë e Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës dhe Fierit kanë pësuar rënien më të madhe të popullsisë në numër me të dhënat e cens 2011 dhe 2023. Në anën tjetër rritjen më të madhe të popullsisë në numër e ka Bashkia e Tiranës, Dropullit, Himarës dhe Sarandës.
1 Nëntor, 10:24 -
ANALIZA e shifrave mbi nëndeklarimin/ Informaliteti në paga, një pjesë në dorë e tjetrën në bankë ‘krim ekonomik’ në kurriz të punonjësve
Ky fenomen që ka prekur thuajse çdo sektor të ekonomisë, ishte gjerësisht i dukshëm kur u publikua databaza e pagave, përfshirë edhe sektorin e medias, pasi gazetarë, drejtues, kryeredaktorë e shoferë deklaroheshin me rroga minimale. Fenomen që vijon edhe sot, ku pronarët e mediave, nuk paguajnë sigurimet e punonjësve, ju vonojnë pagat dhe një pjesë ua japin në dorë e tjetrën e kalojnë në bankë. Raste si i medias kishte edhe në arsimin privat, në tregti, turizëm, ndërtim etj
24 Tetor, 16:19 -
Sa të vjetra janë ndërtesat ku jetojnë shqiptarët? Dominojnë banesat e 1981-2000
Në dy dekadat e fundit, nuk ka qenë e vështirë që të shohësh kantiere ndërtimi në Tiranë, panorama e të cilave na jep bindjen që pjesa më e madhe e banorëve banon pikërisht në ndërtesa që i përkasin viteve të fundit.
20 Tetor, 07:46 -
Zhvlerësimi i valutave godet prodhimin vendas, në 9 muaj eksportet u ulën 47 mld lekë! ‘Made in Albania’ vlejnë më pak se vjet
Rënia e valutave ka goditur edhe prodhimin shqiptar në tregjet e huaja. Nga janari në shtator sipas INSTAT nga janari në shtator, eksportet u ulën me 47 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë.
18 Tetor, 21:08 -
Tregu i apartamenteve/ Të etur për prona, bum shitjesh të pasurive të paluajtshme! INSTAT: Në 6 muaj u shitën prona me vlerë 58 mld lekë
Blerjet nga të huajt po mbajnë çmimet e pronave të larta! Shitjet e apartamenteve në vend kanë arritur në shifra rekord. Sipas të dhënave të INSTAT, në 6 muajt e parë të këtij viti, rritje me 2.7 miliardë lekë krahasuar me vjet
13 Tetor, 17:36 -
Shqiptarët shpenzojnë 40% të të ardhurave për ushqime, produktet e mishit ‘zbrazin’ portofolin! Kukësi e Dibra qarqet më të varfër
Shtrenjtimi i ushqimeve po ju kushton shumë familjeve shqiptare të cilat shpenzojnë afro 40% të të ardhurave të tyre për bukë, perime, produkte mishi e bulmet. Raporti i INSTAT tregon familjet në vend shpenzojnë më pak para për shëndet dhe argëtim
4 Tetor, 12:10 -
Ekonomia u rrit me 4.06% në tremujorin e dytë! Ndërtimi ‘mundi’ turizmin, ngecin shitjet e pasurive të paluajtshme
Ekonomia është rritur me 4.06% në tremujorin e dytë të vitit, ndikuar kryesisht prej ndërtimit por edhe prej turizmit. Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli, tha se me përjashtim të bujqësisë dhe industrisë nxjerrëse që regjistruan rënie, të gjithë sektorët e tjerë janë rritur në krahasim me vjet.
1 Tetor, 13:29 -
Shqipërinë e vizituan mbi 8.5 mln turistë në 8 muaj! Vetëm në gusht mbi 2.1 mln të huaj
Më shumë se 8.5 milionë të huaj e kanë vizituar vendin nga janari deri në gusht. INSTAT thotë se numri i turistëve është rritur me 18% krahasuar me vjet. Ndërkohë është rritur edhe numri i shqiptarëve që kanë pushuar jashtë vendit.
25 Shtator, 17:11 -
Turizmi nuk e rriti konsumin, tregtia në rënie të fortë! Krahasuar me korrikun, eksportet ranë me 32% dhe importet me 19%
Konsumi nuk u rrit në kulmin e sezonit turistik edhe pse vendi përjetoi një tjetër bum turistik. Shifrat e INSTAT, treguan se tregtia e mallrave u tkurr në muajin e kaluar, pasi eksportet ranë me 32% dhe importet me 19% krahasuar me korrikun
17 Shtator, 16:45 -
Bien industria dhe energjia në tremujorin e dytë të 2024, prodhimin e mban në këmbë ndërtimi
Sektori i industrisë ka vijuar edhe në tremujorin e dytë të vitit që të jetë në një situatë të vështirë, duke raportuar rënie me 4.2% të shitjeve, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Ndërtimi ka shënuar një rritje të shitjeve me 17.2%.
17 Shtator, 07:43 -
Paga mesatare në Shqipëri 75.114 lekë, në shtet 15 mijë lekë më e lartë se në privat! Bizneset dorështrënguar në paga dhe pse s’kanë punonjës
Rroga mesatare në fund të muajit qershor arriti në 75.114 lekë, duke u rritur me vetëm 89 lekë krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Kurse në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar paga mesatare në vend rezulton se është rritur me 4,209 lekë.
10 Shtator, 20:17 -
Buxhetit i mbeten 'stok' paratë e bonusit të bebeve, në 7 muaj shpërndahen 11 milionë euro
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se për periudhën Janar-Korrik 2024 janë dhënë për bebet 1.1 miliardë lekë apo rreth 11 milionë euro nga 1.7 miliardë lekë të dhëna në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
7 Shtator, 21:53 -
Importi me i lirë se vjet por pak reflektim në tregun shqiptar! Nafta bie në shifrën me të ulët prej 2022! Shtrenjtohet prodhimi vendas
Çmimet e mallrave të importuara janë më të lira se në vitin e kaluar. Referuar të dhënave, çmimet e importit u ulën me 1% krahasuar me vjet, ndërkohë nafta bruto po tregtohet në vlerën më të ulët që prej vitit 2022. Kjo rënie e çmimeve në tregjet e huaja shumë pak po reflektohet në tregun tonë. Nga ana tjetër prodhimi vendas vijon shtrenjtimin.
6 Shtator, 16:51 -
Statistikat e varfërisë do analizohen për hartimin e politikave sociale
Një Grup Ndërinstitucional i Statistikave të Përfshirjes Sociale (GNSPS), i kryesuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe INSTAT do të përpunojnë treguesit aktualë statistikorë të nivelit të jetesës, së buxhetit të familjeve, të anketës së forcave të punës me qëllim monitorimin e përfshirjes sociale në Shqipëri.
3 Shtator, 13:59 -
Vit i thatë/ Bie me 19% sasia e energjisë së prodhuar! Biznesi me kursim, familja harxhoi më shumë
Mungesa e reshjeve ka ulur prodhimin energjisë në vend me afro 19% në tremujorin e dytë të vitit, duke bërë që të shtohen importe. Sipas të dhënave të INSTAT nga prilli në qershor qytetarët shpenzuan më shumë energji, ndërsa bizneset ishin më kursimtarë.
28 Gusht, 15:55 -
Mbi 21 mijë shtetas të huaj jetojnë në Shqipëri prej 2023-shit, INSTAT: Bashkim familjar e punësim! Kryesojnë qytetarët nga Kosova, italianët dhe turqit
Vjet në Shqipëri banuan më shumë se 21 mijë shtetas të huaj, duke u rritur me 18% krahasuar me vitin 2022. Sipas të dhënave të INSTAT, më shumë ishin nga Kosova, Italia e Turqia, dhe shkaku kryesor është për punësim dhe bashkim familjar.
23 Gusht, 16:42 -
Mbi 1 milionë pushues fjetën në strukturat akomoduese! INSTAT: Në qershor pati 40% vizitorë më shumë se vjet
Më shumë se 1 milionë pushues janë regjistruar në 6 muajt e parë në strukturat tona akomoduese, nga 771 mijë që ishte numri një vit më parë. Referuar të dhënave të INSTAT, nga janari deri në fund të muajit qershor në hotele, bujtina, apartamente apo resorte janë akomoduar 750 mijë të huaj, nga 466 mijë në vitin e kaluar
20 Gusht, 16:58 -
Bizneset shqiptare shitën 12% më pak se vjet! Energjia në vend numëro, fuqizohet importi!
Prej më shumë se një viti eksportet po bien me ritme të shpejta, ndikuar kryesisht nga ulja e sasisë së energjisë së shitur, e tekstileve dhe materialeve të ndërtimit. Shkak për këtë është bërë zhvlerësimi i euros dhe rënia e çmimeve. Ndërkohë importet sipas INSTAT janë rritur 3.4% krahasuar me vjet.
20 Gusht, 15:45 -
INSTAT: Ulen lindjet për 3 mujorin e dytë të vitit 2024, rriten vdekjet! Korça me numrin më të lartë të vdekshmërisë
Në muajt prill, maj dhe qershor në vend janë ulur lindjet dhe janë rritur humbjet e jetës sipas INSTAT. Tirana kryeson me lindjet dhe Korça është qarku me më shumë vdekje në tremujorin e dytë të 2024.
12 Gusht, 21:40 -
Temperaturat e larta dhe turizmi i bënë më të kripura çmimet në Shqipëri! Shtrenjtohen kondicionerët, qiratë, ushqimet e pijet alkoolike
Korriku është shoqëruar me shtrenjtim të çmimeve të kondicionerëve nxitur nga kërkesa e lartë e qytetarëve, në kushtet e temperaturave ekstreme. Nga ana tjetër në muajin e kaluar janë shtrenjtuar ndjeshëm edhe qiratë, akomodimet në hotele, pijet alkoolike e produktet e peshkut, si rezultat i sezonit turistik.
11 Gusht, 20:53 -
Në 3 muaj u shitën apartamente me vlerë 350 milionë euro! Blerjet nga të huajit po mbajnë çmimet e pronave të larta
Shitjet e apartamenteve në vend nuk ndalen pavarësisht rritjes së çmimeve. Sipas të dhënave të INSTAT në 3 muajt e parë të këtij viti janë shitur apartamente me vlerë 350 milionë euro, duke u rritur me 30 milionë euro krahasuar me vjet
6 Gusht, 15:41 -
‘Superleku’ tkurr fitimet e bizneseve, eksportet në krizë! Turizmi nuk rrit importet
Prej më shumë se një viti eksportet po bien me ritme të shpejta, ndikuar kryesisht nga ulja e sasisë së energjisë së shitur, e tekstileve dhe materialeve të ndërtimit. Shkak për këtë është bërë zhvlerësimi i euros
18 Korrik, 16:13 -
Eduard Zaloshnja: 1.7 milionë turistë nga Kosova? Gjithsej 1.6 milionë banorë ka Kosova…
Ditët e fundit qarkulloi në media një lajm mbi 1.7 milionë turistë që kishin ardhur këtu nga Kosova në 6-mujorin e parë. Lajmi i referohej shifrave të Ministrisë së Turizmit për 6-mujorin, pa i analizuar apo kryqëzuar ato me shifrat e INSTAT-it.
15 Korrik, 14:25 -
Bie numri i bagëtive, ulet me 8% prodhimi i qumështit! Në 2023 u grumbullua 101 mijë tonë më pak se në 2022
Ka rënë me 8% prodhimi i qumështit në Shqipëri përgjatë vitit 2023, krahasuar me vitin 2022. Të dhënat e nxjerra nga INSTAT kanë dalë pas vrojtimit të bërë në kompanitë e grumbullimit.
11 Korrik, 19:37 -
Shtimi i banesave të reja nuk përkon me rritjen e lejeve për ndërtesa, ose jetojmë në apartamente dy herë më të mëdha?!
Nga të dhënat rezulton se në periudhën 2012-2023, sipërfaqja e dhënë për një leje ndërtimi (ndërtesë) është rritur ndjeshëm me rreth 44%, çka tregon se janë dhënë leje për ndërtesa/pallate më të larta.
5 Korrik, 09:20 -
Shqipëria po ‘plaket’, një në 5 shqiptarë është mbi 65 vjeç! Ekspertët: Shkak kryesor emigrimi! Pasoja negative në ekonomi, duhen masa urgjente
Popullsia e Shqipërisë po plaket me ritëm të shpejtë si pasojë e emigrimit të lartë dhe uljes së lindshmërisë. Sipas rezultateve të CENSIT të vitit 2023, afro 20% e banorëve janë me moshë mbi 65 vjeç. Kjo plakje sipas ekspertëve sjelli disa pasoja negative për vendin, dhe kërkon masa emergjente.
1 Korrik, 15:47 -
Censi 2023/ Tirana ‘rrëmben’ banorët e periferisë, qytet i mbipopulluar! Rënie e fortë e banorëve në qarqet Fier, Elbasan e Shkodër
Popullsia e Shqipërisë është tkurrur më shpejt sesa ishin projeksionet e vitit 2011. Sot vendi numëron rreth 300 mijë banor më pak se parashikimet e censit të para 12 viteve. Sipas rezultateve kryesore rënia më e fortë e popullsisë është në Fier, Elbasan dhe Shkodër, kurse më pak është rrudhur Berati. Tirana është i vetmi qark me rritje minimale prej 9 mijë banorësh.
29 Qershor, 16:55